Rudi Xhuliani: Ja pse nuk jam pjesë e administratës Trump...

Rudi Xhuliani: Ja pse nuk jam pjesë e administratës Trump...

22:55, 21/03/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, ka shpjeguar arsyet sepse nuk është pjesë e administratës së Presidentit trump megjithëse e ka mbështur gjatë fushatës dhe ka një njohje prej 30 vitesh me të. “Unë kërkoja vetëm një punë dhe ai donte të luaja rolin e prokurorit të përgjithshëm, këshilltar i sigurimit kombëtar dhe shef të sigurimit në vend. Po, por unë doja rolin e sekretarit të shtetit, sepse gjithmonë kam qënë i interesuar për politikën e jashtë”, shprehet Xhuliani në intervistën e dhënë për Opinion.

Ju keni qene një mbështetës i madh për presidentin Trump në kohën e kandidimit të tij për president dhe absolutisht mbështetësi më i madh në partinë republikane.Pse nuk jeni ju pjesë e administratës së tij?

Unë kërkoja vetëm një punë dhe ai donte të luaja rolin e prokurorit të përgjithshëm, këshilltar i sigurimit kombëtar dhe shef të sigurimit në vend.

Të treja funksionet tepër të rendësishme.

Po, por unë doja rolin e sekretarit të shtetit, sepse gjithmonë kam qënë i interesuar për politikën e jashtë. 35 a 40 vjet më parë kur kalova nga demokrat ne republikan, arsyeja ishin rusët. Politika e jashtëme ishte më e rëndësishme se ajo brenda vendit. Si kryebashkiak ndihesha si i pazot, se s’mund ta drejtoja politikën e jashtme. Shih. Tani jam përfshirë me Muxhahedinët. Së pari kam mbajtur një fjalim jashtë SHBA-sa kundër Ahmedinexhatit. Rohani është vrasës më i tmerrshëm se Ahmadinexhati. Rohani është më efektiv. Ahmedinexhati është si budalla, i çmendur. Rohani është vrasës gjakftohtë. Ai ka vrarë njerëz që kur u kapën pengjet amerikane. Unë doja këtë, Sekretarin e Shtetit. Presidenti tjetër gjë. S’u ndjeva keq se doja të qendroja në biznesin tim, në zyrën time ligjore. Po zhvilloja një praktikë të re të sigurimit kibernetik në të gjithë vendet që jam i përfshirë. Unë punoj atje, nuk shkoj për pushime.

Po udhëtoni shumë jashtë?

Isha në Poloni, Londër, Kolumbi.

Dhe nesër do të ktheheni në shtëpinë tuaj në Florida?

Nesër do të kthehem të vizitoj presidentin në Mar a Lago. Ose në Ushington, ose në Mar o Lago. Nëse ai vjen se ndonjëherë edhe s’mundet. Gruaja ime është mikeshë e ngushtë e Melanias. Në atë vend presidenti ka një mbështetje tëpër të fortë. Guvernatori, senatori demokrat në një farë mënyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sirius22/03/2018 01:52

Ndonje parashikim te motit apo si do shkoje Bursa neser nga ky Xhuliani, se paskeni mbush syrin sot me Rudin.

Shto koment

Denonco