BE, Leksione Demokracie nga një Shoqe Prokurore e Diktaturës Komuniste

BE, Leksione Demokracie nga një Shoqe Prokurore e Diktaturës Komuniste

20:24, 13/02/2018

Asgjë më për të habitur që BE dhe Euralius, nën lobimin e George Soros, na sjellin në Shqipëri si notere të kthimit të Prokurorisë në Kamxhik të Klikës Sorosiane “shoqja” Monica Macovei, ish- Prokuroren Hetuese të Rumanisë Komuniste të Çausheskut të viteve 1983-1990!

Si me thënë kolegen e Fatmir Xhafës dhe Gramoz Ruçit të viteve 1982-1990!

"Shoqja" Monica Macovei dhe "shoku" Gramoz Ruçi duke shkëmbyer përvojat nga koha e lavdishme kur Rumania dhe Shqipëria drejtoheshin nga shoku Çaushesku dhe shoku Enver Hoxha

 Pse heshtin OPDAT, Ambasada e ShBA, Lu & Luli për këtë përzgjedhje perverse nga nga ana e BE e “shoqjes” prokurore të emëruar nga Çaushesku në 1983, në kohën kur Prokuroria Komuniste i merrte emërimet drejtpërsëdrejti nga Pallati Presidencial i Çausheskut (ju kujtojmë se në Pallatin Presidencial të Çausheskut ndodheshin edhe Presidenca, edhe Kryeministria, edhe Parlamenti, edhe SECURITATE, edhe Gjykata e Lartë edhe Prokruroria e Përgjithshme dhe çdo emërim kalonte paraprakisht nga Kabineti i Presidentit)?

Pallati Presidencial i Çausheskut ku u firmos emërimi i "shoqes" Monica Macovei si Prokurore në Bukuresht në 1983

Në Rumani zonjën në fjalë e njohin i madh e i vogël si ish-prokuroren komuniste, të shkolluar dhe sponsorizuar në vitet ’90 nga Soros për të vënë nën kontroll të strukturave të tij politikën e Rumanisë.

Akti i sjelljes kësaj “shoqes” ish-prokurore komuniste, në emër të BE për të  “certifikuar” Reformën në Drejtësi tregon se çfarë është në të vërtetë vetë Reforma Sorosiane në Drejtësi: Kamxhik në duart e Klikës Sorosiane në pushtet për të instaluar etapat e fundit të Diktaturës!  Siç e bënë dhe bëri edhe në Rumani!

Meqë sjellësit në Shqipëri të “mikeshës së veçantë” nuk kanë marrë mundimin t’ua prezantojnë atë shqiptarëve, le t’i referohemi CV zyrtare që vetë Monica Mocovei ka qenë e detyruar ta bëjë publike në Faqen e Parlamentit Europian kur ishte MEP. Në një dokument të tillë zyrtar nuk ia ka mbajtur të mos shënojë që ka qenë Prokurore nga viti 1983-1990, por duke shkruar se nuk ka marrë pjesë në gjyqet politike!

http://www.europarl.europa.eu/meps/...

Curriculum Vitae e publikuar nga "shoqja" Monica Macovei në faqen e Parlamentit Europian ku është e detyruar të pranojë që ka qenë Prokurore e Regjimit Komunist të Çausheskut por që sipas saj nuk është marrë me "krime politike" :D

Me këtë sqarim qesharak zonja mund të rrejë burokratët e BE, që nuk e kanë idenë se ç’kanë qenë diktaturat si ato të Shqipërisë dhe të Rumanisë, por a ka shqiptar dhe rumun që nuk e di që në diktaturat tona e Gjithë Prokuroria dhe Hetuesia ishin POLITIKE dhe vetëm POLITIKE, kokekëmbë! Po kaq do ta besonin shqiptarët, për shembull, që hetuesi i kohës së komunizmi Fatmir Xhafa nuk ka qenë “politik”! A nuk sajoheshin dënimet politike me: jo po sabotuan kooperativën, jo po dogjën kashtën, jo po vodhën sapunët, jo po ngordhën lopët? Njësoj funksiononte edhe në Rumani! E thonë vetë rumunët, të cilët e dinë që edhe aty emërimet e Prokurorisë bëheshin direkt nga Pallati Presidencial i familjes Çaushesku, sidomos më 1983.

Nëse ata të BE nuk i dinë këto realitete, ose bëjnë sikur nuk i dinë, aq më keq për ta.  

Por “shoqja” Macovei mban mbi kurriz edhe një histori të padenjë, të nxjerrë në dritë nga gazetari rumun Radu Tudor (radu-tudor.ro), i cili bëri publik dokumentet sesi kjo prokurore politike fshehu të dhënat për implikimin e saj kriminal më 1990 në proceset e kurdisura nga pushtetarët neokomunistë për të mbuluar masakrat dhe dhunën e iniciuar prej tyre, duke përdorur “minatorët”, kundër opozitarëve rumunë dhe sidomos protestave të rinisë studentore. E njeh gjithë bota si “Mineriada” (https://it.wikipedia.org/wiki/Miner...) atë histori, njëfarë organizmi i “minatorëve” pak a shumë si “Vullnetarët e Enverit”, d.m.th. të Ruçit dhe Xhafës në shkurt 1991, ndonëse shumë më të dhunshëm dhe të drejtuar nga ish-partia komuniste rumune.

https://radu-tudor.ro/monica-macove...

Publikimi i dosjerit nga gazetari i njohur rumun Radu Tudor për implikimin e "shoqes" Monica Macovei në mbulimin e veprimtarisë kriminale të ministrit të brendshëm komunist në mbështetjen e dhunës dhe vrasjeve ndaj opozitarëve, studentëve dhe intelektualëve nga përkrahësist e regjimit komunist në 1990

Publikimi i dosjerit nga gazetari i njohur rumun Radu Tudor për implikimin e "shoqes" Monica Macovei në mbulimin e veprimtarisë kriminale të ministrit të brendshëm komunist në mbështetjen e dhunës dhe vrasjeve ndaj opozitarëve, studentëve dhe intelektualëve nga përkrahësist e regjimit komunist në 1990

Pikërisht duke mbrojtur autorët e masakrës ndaj opozitës Monica Macovei u katapultua menjëherë në karrierë nga komunistët, ndërsa Fondacioni Soros u kujdes për gjithë karrierën e saj, aq sa vetë George Soros pati me të takime, jo vetëm të fshehta por edhe publike, privilegj i ngjashëm që në Shqipëri e kanë gëzuar edhe Edi, Veliaj dhe Luli.

https://www.facebook.com/victor.pon...

Publikimi i fotos së Monica Macovei me sponsorin e saj George Soros nga Victor Ponta

Në fakt të gjithë në Rumani e njohin “shoqen” Monica Macovei si ushtaren e bindur të Soros dhe këtë javë që iku Këshilltari i Bush: Ja si e ka marrë Soros pushtetin në Rumani!

Referuar https://capitalresearch.org/article...

një nga OJQ amerikane më prestigjioze, Capital Research Center, e drejtuar nga një ish-asistent i Presidentit Bush, autori  Jacob Grandstaff ka realizuar një dokumentar të plotë me 7 seri mbi praninë dhe ndikimin e miliarderit Soros në Rumani. Seria e IV i dedikohet të gjithë intrigave që tregojnë sesi është ngritur Monika Macovei (eurodeputete aktuale që drejton delgacionin BE-Shqipëri dhe që në cdo takim mbështet qeverinë Rama), një nga personazhet kyce nga grupi i “Fantazmave të Sorosit në Rumani”. Monica Macovei do të pranonte në kohën e Trajan Basescut, postin e Ministres së Drejtësisë, Në atë kohë, Basescu do të krijonte “Koalicionin për Drejtësinë dhe të Vërtetën” ku do të bënin pjesë shumë individë që kishin marrë pjesë në revolucionin portokalli në Ukrainë. Ndërkohë shumë OJQ të sonsorizuara nga Soros do ti shikonin këto veprime si “triumf të reformave perëndimore në luftën kundër korrupsionit post-komunist”. Për më shumë keni edhe te SYRI.net këtë lajm:

http://www.syri.net/bote/134553/kes...

Me arrestimet politike në Rumani, duke sajuar “ligje të jashtëzakonshme” e duke përdhunuar Kushtetutën, ajo e ktheu Reformën në Drejtësi në një instrument politik duke i nxjerrë njerëzit në rrugë.  Pyetja jonë e thjeshtë është: PËRSE BE IA FSHEH ORIGJINËN PËRFAQËSUESES SË SAJ PËR SHQIPËRINË? Çfarë kompleksi kanë? Shqiptarët kanë në krye të Parlamentit kolegun e saj Gramoz Ruçi dhe ministër të brendshëm ish-hetuesin komunist Xhafa!

Madje dje Pollo dhe Tabaku të Soros, “në emër të Opozitës”, u shprehën të lumtur për qëndrimet e Macoveit në Tiranë!

Ata që ia kanë tokur duart në Shqipëri, tanimë le të mos i lajnë, që të njihen.

Përgatitën Avokati Altin Goxhaj dhe Armir Shkurti

http://www.europarl.europa.eu/meps/en/96824/MONICA_MACOVEI_cv.html

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

12314/02/2018 11:55

Gazetari rumun ka përmendur fakte konkrete për të demaskuar ish prokuroren komuniste, si një militante të Sorrosit. Po ku janë faktet me të cilat akuzohet Lulzim Basha si "i lidhur" me Sorosin ? Është hedhur thjeshtë një thashetheme se Basha si shumë të rij maturantë të asaj kohe, patën përfituar një bursë nga ky fondacion. 18 vjeçari Basha ishte fëmi në kohën e diktaturës e nuk vinte nga ndonjë familje komuniste. As e kishte idenë i riu Basha, se çfarë ishte ai fondacion e bile për hir të se vërtetës duhet pranuar se në ate moshë është idiotësi të pretendosh për ndonjë fëmi që të kishte krijuar bindje politike. Treguesi faktik se kush politikan është apo qofte edhe ka qenë i lidhur me qerren e Sorosit, mund të ilustrohet me ngjarje reale të njohur nga të gjithë shqiptaret. Ishte Edi Rama në vitin 2016 që doli haptazi kundër z.Trump si një militant i Sorosit, e Basha si lider i opozitës u takua e u prit me përzemërsi nga presidenti amerikan i sulmuar nga soroistet. Ishte Rama që kundër interesave të kombit shqiptar, votoi kundër vendimit të Kongresit të SHBA e presidentit Trump për Jeruzalemin, e ështe Basha që kundërshton me forcë këtë marrëzi të tij. Ka fakte se Rama, një ish bashkëshorte e tij dhe bashkëshortja e tashme, janë aktivizuar në kryesimin e fondacionit "shoqeri e hapur të Sorosit në Shqipëri, bile vazhdojnë të kenë lidhje të hapura me sorrën e të birin e tij. Është burracake dhe e neveritëshme për cilindo korb apo laraskë të bëjë krra-krra, që të përlyej njëlloj kundërshtaret e sorrave, me emisarët e Sores së madhe. Ka pasur vërtetë edhe në kryesinë e PD, ndonjë soroist të fshehur apo të hapur si Majlinda Bregu, mikeshë e Vllahutinit dhe e Lu-së, por kjo është edhe një nga arsyet që lideri i PD, Basha, e pastroi PD nga këto hithra.

Ajo14/02/2018 03:18

Jam plotesisht dakort me Z. Jorgo. Perse sulmoni Bashen, a thua e solli ai ne Shqiperi Z. Macovei? Zoterinj sorosisten Macovei e dergoi BE, ashtu si edhe Vlahutinin. Nese BE eshte e sunduar nga Sorosi per kete nuk mund te fajesoni Bashen. Duke sulmuar Bashen ju nuk beni gje tjeter vecse i sherbeni Rames.

t13/02/2018 21:49

sorosit po i del boja ne gjithe boten,,edhe sorosianeve ne shqiperi.deri dje fenomenin soros perfaqesues te be qe kur vinin te ne,e mohonin dhe e tallnin,kurse sot kemi nje levizje antisoros qe do te coje peticionin ne washington, dhe kjo nuk eshte gje e vogel.rilindjes sorosiane do ti vije fundi i felliqur,,por problemi eshte te sorosianet e opozites qe duhen luftuar dhe larguar nga pd me cdo kusht,duke filluar nga luli i pari,dhe kush nuk eshte akoma i bindur,e paste ne te zezen e vet

Arber13/02/2018 21:36

Duhet kuptuar se Bashkimi Europian eshte nje ngrehine Diktatoriale e ngjashme me ish Bashkimin Sovietik. Eshte naivitet (dhe kur behet enkas poshtersi) te flitet per "rastesi" qe emisaret e BE jane njerez te Soros. ish komuniste sherbetore te regjimeve diktatoriale. "Deshira" e marre e Shqipove qe duan me mish e shpirt te dorezojne pavaresine e vendit te Eurokratet komuniste te Brukselit eshte per te vene kujen, ndersa "lufta" se kush eshte me pro BE eshte qesharake deri ne marri. Popullit duhet ti tregohet e verteta se cfare eshte BE. Per pushtetaret do te thote te marrin fonde falas per zhvillim duke shtuar mundesine per te vjedhur me miliarda Euro, per popullin do te thote ti shtrengohet laku edhe me shume. BE eshte armike e lirise se popujve Europiane..

Jorgo13/02/2018 21:23

Po Luli cfare hyn ne kete mes, perse e ktheni cdo artikull apo investigim ne sulme per inate personale? Shume mire qe denonconi Soros e veglat e tij ish-komuniste, mos harroni te listoni edhe gazeten "Koha Jone" qe mori 100 mije dollare menjehere nga fondacioni Soros ne 1996, gjate kohes qe pregatitej shkaterrimi i Shqiperise me pasoja vdekjen e mijera qytetareve, ndalesa e reformave dhe kthimi 20 vjet mbrapa. Kjo gazete me te gjithe ato qe pnonin aty ne ate kohe ishte "benzina" qe per muaj te tere ju hodh zjarrit qe me vone dogji te gjithe Shqiperine.

Daj Jaku13/02/2018 21:12

Sorros përmbysi shtetin rumun duke rikthyer komunistët. Ndërsa Shqipërinë e ka në thes Pozitë e Opozitë bashkë, një mut i madh i ndarë më dysh. Soros ka nën kontroll pothuaj tërë qeveritë e Europës. E vetmja shpresë shpëtimi ka mbetur besimi tek Zoti i Madh si dhe USA me Trump.

Shto koment