DOKUMENTET/ Si i ndau Linda Rama pronat me ish-burrat e mëparshëm

DOKUMENTET/ Si i ndau Linda Rama pronat me ish-burrat e mëparshëm

18:14, 11/02/2018
A+ Aa A-

Pallate, apartamente, prona, toka në zona të ndryshme të Tiranës, por edhe jashtë saj.

Nuk është pasuria e ndonjë biznesmeni, por e bashkëshortes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në fakt burri i tretë për të.

Është pasuria e dyshimtë Linda (Lindita) Ramës, gruas së 4 apo të 5-të të Edi Ramës. Por si e ka bërë gjithë këtë pasuri Linda Rama, ish-gruaja e një pedagogu të Fakultetit të Shkencave dhe më pas e një biznesmeni, që tani përfiton nga qeverisja e Edi Ramës.

Mënyra e dyshimtë e burimit të kësaj pasurie. Si e ka ndarë Linda Rama pasurinë e saj përgjatë divorcit të mëparshëm, me Thanas Xhillarin dhe Ylli Çabirin, ortakun e saj.

Çfarë paje ka sjellë Linda, nuse për herë të tretë në xhepin e Edi Ramës, i cili u martua me të pas 4 apo 5 divorcesh?

Cila është pasuri e Linda (Lindita) Ramës?

Gjatë jetës bashkëshortore, Lindita dhe Thanas Xhillari mësohet se kanë krijuar pasuri të konsiderueshme të paluajtshme, si më poshtë:

1-Vreshtë me sipërfaqe 870 metra katrorë në Mjull Bathore. Pas divorcit kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.

2-Apartament me sipërfaqe 158.5 metra katrorë, në kufirin verior të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, pronë e krijuar në vitin 2001. Pas divorcit kjo pronë ka kaluar në pronësinë e Thanas Xhillarit.

3-Dy garazhe me sipërfaqe 28.4 metra katrorë dhe 21 metra katrorë, pronë e krijuar në vitin 2003 dhe pas divorcit i ka kaluar Thanas Xhillarit.

4-Tokë arë, me sipërfaqe prej 360 metrash katrorë në fshatin Qatos-Korçë. Pronë e krijuar në vitin 2005 dhe kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.

5-Apartament me sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin, të cilët në gusht të vitit 2009 ia kalojnë Ertjan Çabirit.

6-Apartament me sipërfaqe 103 metra katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit së bashku me Ylli Çabirin. Më 31 gusht 2009, Lindita Xhillari e shet pjesën e saj të bashkëpronësisë duke mbetur kështu pronar i vetëm Ylli Çabiri.

7-Apartament me sipërfaqe 146.15 metra katrorë në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.

8-Garazh me sipërfaqe 17 metra katrorë e ndodhur në rrugën ‘Pjetër Bogdani’. Pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet, Lindita Xhillarit dhe Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009, Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme, Lindita Xhillari.

9-Apartament me sipërfaqe 102.97 metra katrorë në Tiranë, rruga ‘Ismail Qemali’, pronë e krijuar nga Lindita Xhillari në vitin 2006 dhe se pas ndarjes së pasurisë, të dy bashkëshortët kanë rënë dakord t’ia kalojnë vajzës së tyre, Rea Xhillari.

10-Tokë arë me sipërfaqe 2582 metrash katrorë në Surrel, Tiranë, pronë e cila pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.

11-Tokë arë me sipërfaqe 1955.5 metrash katrorë në Surrel, pronë që pas divorcit i mbetet Lindita Xhillarit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cak-cak-cak12/02/2018 14:33

    I urroj Lindes që burri i saj i tretë pasi të bjerë nga karrigja e pushtetit, të mos ta keqtrajtojeë atë siç ka bërë me katër të tjerrat, e të mos ja rëmbejë pasuritë që ka vënë me "djersën" e harxhuar me burrat e tjerë.

    Zana12/02/2018 06:33

    Drejtesia zorr se do funksionoj ne kete vende Po perpiqen te fusin ne dare opoziten dhe do ta bejne se jane fuqizuar ekonomikishte dhe me tepsi ne dore ska perendi ta frenoj Nuk ka ardhur keto 5 vjet ne pushtet por qe diten qe futi kembet ne bashkine e Tiranes dhe me e keqja fare eshte populli yne dele po dele

    KIKS12/02/2018 01:55

    Sa per informim te komentuesitAJO; per punen qe ka bere babai i zonjes se pare(me nja tre burra mbrapa) ka qene korrnist muzikant prane bandes se ushtrise, Kjo vete eshte produkt i shkerdhato kracise komuniste qe rrjedh edhe nga familja.Kjo eshte financieria e mashtrimevete kryeministrit hajdut fabulist. A do kete drejtesi, qe keta te kapen si minj.

    Arber12/02/2018 00:04

    Mos nenvleresoni ish burrin Maqo (Thanas Xhillari) nje fytyre e ndyre pedagog te Shkencat e Natyres, Eshte tmerrr per studentet, ju kerkon 500 Euro per te marre provimin. Sic duket per burra vetem me surreter te tille maskarenjsh i puqet Linda Bashes.

    fery11/02/2018 23:04

    Po me ndonji sprosian te Kosoves si qendrojne punet ...a kane ndonji lidhje mese milonereve shqiptar

    Ajo11/02/2018 20:56

    Une kujtoja se kjo “ zonje” kish kryer mekatin e tradhetise vetem ndaj nje bashkeshorti. Sic duket ka gjetur tenxherja kapakun me Ramen. Vajza e nje punetori nga Kombinati ( ne fakt ka ende pamje perj provincialeje me gjithe milionat e vjedhura) nga na u be kaq e pasur? Sic duket xhaxhi Sorosi e ka patur shume xhan.

    KOMSHIU11/02/2018 20:27

    Pse nuk thoni se kjo e SOROSIT paska blere tere SURRELIN, Ne e ka blere nete vertete LINDA, profesioniste, SORRISTE ne ekonominga nje hic ne fillimet e demokracise , sot nje bose'' e kamufluar ne simjeshtre emshefjes e vjedhjeve burre- grua.Ne burrin tjater kushe di se sa do i rritet pasuria

    Lu11/02/2018 19:27

    Hajde kombajne hajde

    Shto koment

    Denonco