Vasili: Rama një nazist, fyeu popullin e Izraelit me fjalorin e tij në parlament

Vasili: Rama një nazist, fyeu popullin e Izraelit me fjalorin e tij në parlament

16:57, 08/02/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama përgjuhën e përdorur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku e quajti popullin hebre si çifutë.

Vasili në një konferencë për mediat tha se, Rama ashtu si nazistët në Luftën e II Botërore i quajti i etiketoi hebrenjtë si çifutë, një gjuhë fyese kjo për një popull mik.

‘Projektrezoluta e paraqitur nga opozita për votën skandaloze të qeverisë shqiptare në OKB, kundër SHBA-ve që lidhej me Izraelin.

Kjo ishte një votë skandaloze, kundër interesave të të gjithë shqiptareve.

Ne jemi të habitur nga gjuha e tmerrshme që Rama përdori për hebrenjtë,m termin çifut, term që përdorej vetëm nga nazistët në Luftën e II Botërore. Unë i ftoj të gjithë teleshikuesit ta ndjekin vetë, pikërisht se çfarë tha dhe në mënyrë i etiketoi kryeministri popullin e izraelit.

Ja çfarë tha Rama

Kjo ishte një gjuhë e një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë naziskini kërkon të ndërtojë raportet me opozitën, SHBA-të, i drejtohet popullit shumë të respektuar të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të kahershëm të shqiptarëve. Sot vjen një kryeministër me një psikologji dhe një mënyrë naziskine.I vetmi që është me psikologjinë e gabuar në raport me Izraelin dhe SHBA-të, është vetëm kryeministri i shqiptarëve.

Sot psikologjia prej naziskini e tij është e rrezikshme. Kështu trajtoheshin hebrenjtë nga nazistët, pikërisht këtë gjuhë erdhi edhe kryeministri jonë sot’, deklaroi Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sonja08/02/2018 18:06

Rama vazhdon te fyej e te perdhunoj, grabis e te shkaterroj popullin e vet, e jo ate te izraelit...

Tahypi08/02/2018 17:24

Ne Israel shkon si legen dhe lepihet bashke me ministrat e tij . Mbeshtetjen e tyre e kerkon , por ata vete nuk i do , se tani eshte edhe i forte se ka bere shume para e pasuri dhe i duket vetja i forte . Si me bustin e Enver Hoxhes, Fatin por te gjalle do te kesh , ti armik i fshehte e tashme i hapur i Hebrenjve .

Shto koment

Denonco