Basha mesazh ngushëllimi për familjarët e Musliut: Humbje e madhe për gjithë shqiptarët

Basha mesazh ngushëllimi për familjarët e Musliut: Humbje e madhe për gjithë shqiptarët

16:00, 21/01/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së Kryetarit të këshillit të Bujanovcit, Jonuz Musliu, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë.

Në mesazhin e tij Basha shkruan se largimi i parakohshëm nga jeta i Musliut është një humbje e madhe për të gjithë kombin shqiptar.

Mesazh i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Me pikëllim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanovcit, veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, ish komandantit të UCPMB, mikut dhe vëllait tone Jonuz Musliu. 

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpuntorëve të tij të afërt. Largimi nga kjo jetë e Jonuz Musliut është një humbje e madhe e një luftëtari të palodhur e të shquar në veprimtarinë e faktorit politik shqiptar në Luginë dhe më gjerë. 

Dhimbja që ndaj sot me të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, është po kështu detyrim që me punën tonë të përditshme të nderojmë kontributin e Jonuz Musliut dhe të realizojmë qëllimet fisnike të zhvillimit e progresit në shërbim të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës me të cilat ai motivoi çdo ditë të jetës e punës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco