Vasili: Edi Rama është armiku i vetëm i Reformës në Drejtësi

Vasili: Edi Rama është armiku i vetëm i Reformës në Drejtësi

15:26, 21/01/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka replikuar sot me Edi Ramën, pas fjalës që ky i fundit mbajti në një takim me familjarët e viktimave të 21 janarit.

Me një postim në Facebook, Vasili është shprehur se ‘Rama është armiku i vetëm i Reformës në Drejtësi’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Kryeministri armiku publik i vetëm i Reformës në drejtësi.

Sot ne 21 janar nuk ka drejtesi sepse kryeministri e vrau reformen ne drejtesi,rivrau idealin e drejtesise se barabarte dhe varrosi cdo iluzion se ai e donte reformen ne drejtesi.

Reforma ne drejtesi filloi hapur kapjen me 69 votat e kryeministrit per prokurorin e pergjithshem.

Rregullorja e parlamentit e propozuar nga kryeministri per te penguar haptas ndjekjen penale ata, qe akuzohen per korrupsion e trafiqe ishte prove pa koment se kryeministri rrenoi drejtesine e paanshme dhe te barabarte per te gjithe.

Lista e manipuluar e kandidateve per KLP dhe KLGJ,qe sherbetoret e tij e bene me zell te shfrenuar, ishte degradimi juridik e moral i reformes ne drejtesi nga kryeministri.

Votimi kunder arrestimit te ish.ministrit te brendshem ishte shpartallimi perfundimtar i hipokrizise zemershqyer te kryeministrit me reformen.

Ndaj sot reforma ne drejtesi ka qartazi armikun publik te vetem te saj.... kryeministrin..... po po vetem ate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

marrezia21/01/2018 19:08

Është hipokrizi e paturpëshme e Ramës që këto ditë po përpiqet të zbatojë modelin stalinist, sulmo që të mbrohesh. Nuk ka shqiptar të mos ta dijë se demostratën e dhunëshme të 21 janarit, Rama e motivoi që të rrezojmë nga pushteti Berishën, që qeveris në aleancë me "hajdutin me zë e figurë". Ilir Metën.. Nuk kaloi shumë kohë, e Rama e haroi edhe "hajdutin" edhe viktimat e 21 janarit, duke ngrënë, siç u komentua në mediat e kohës, "nje drekë me ngjala" me Metën me të cilin bëri edhe koalicion qeverisës. Tani kur ai ka bindjen se e ka vëne plotësisht drejtësinë në duart e tij, me paturpësi kujtohet "të nderojë" kujtimin e viktimave e të therrasë të afërmit e tyre duke u zotuar se do të ndëshkojë fajtorët. Përse nuk u kujtua asnjëherë në këto pesë vite ai që të fliste për viktimat apo për rihetimin e 21 janarit ? Sepse ishte i bindur se me rihapjen e atij hetimi, objekt i tij do të ishtë sëpari ai që i nisi militantët socialistë si mish për top për të marë pushtetin me dhunë revolucionare bollshevike. Rama duhet ti jetë mirnjohës kryeprokurores Ina Rama, që nuk hapi asnjë proces hetimi për deklaratat e hapura në publik të Ramës e bashkëpuntorëve të tij që le të vriteshin jo katër por edhe 1400 shqiptarë qe ai të vinte në pushtet. Tani meqë ka emruar një kryeprokurore tjetër, jo më me ndihmën e Bamkës por me veton e tij, e në një kohë që po i shtrëngohet rrethi i akuzave rreth qafës për gjithato shkelje flagrantë ligjore e që jannë njëqind fish më të rrezikëshme se pretendimi qe Meta paskej kryer një vepër korruptive me vlerën prej 70 mijë dollarë, ka kaluar nga mbrojtja në sulm. Vetëm nga vendimi i fundit i Gjykatës se Strasburgut, taksapaguesit shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 13 milion e gjysëm euro. Për 70 mijë dollarët e pavërtetuara ligjërisht se Meta paskej përvetësuar në rrugë korruptive, e bëri gjithë atë shfaqje tragjikomike të 21 janarit. Por cfarë duhet të bëjnë shqiptarët jo vetëm për 13 milionët e pallatit të Vlorësë por edhe për sa e sa pallatë të tjera që i hodhi ai në erë me tritol me INUK-un e Tahirit e të eunukëve të tjerë të tij ?. Puna më e lehtë në botë është që të prishësh. Por edhe sikur këto ndërtime të ishin bërë me paratë e ndyra të kanabisit, përse duheshkan hedhur në ere e jo të konfiskohen për përdorim social publik ? Do të duhej ndonjë bombe atomike nga ato me të cilat kërcënon botën Kim jung Uni i Koresë, për të shkatëruar pallatet shumë katëshe që u ndertuan pa asnjë plan urbanistik e në kaos të plotë me lejet korruptive të Rames në Tiranë.. Por vec vetë Rames, nuk besoj se këtë çmenduri qoftë edhe ta çonte nëpër mend ndonjë politikan tjetër. E dëgjova që pa pikë turpi të deklaronte në një intervistë se edhe pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, do të kryente edhe njëmijë herë të tjera marrëzinë qe bëri në Vlorë e me paturpësi kërkonte t'ju mbushte mendjen qytetarëve, se për ta qenka më e leverdisëshme që të paguajnë 13 milion euro, sesa të devijonte nja dy metra në një hapsirë të vogël të famëshmen Lungomare.një projekt të bërë nga italianët që para 75 vitesh. Zotëria ka bërë pushimet në Dubai, në ishuj turristikë të ndërtuar artificialisht, e këtu në Shqipëri hidhte ulërimën se "vjehri i Bashës" paskej "vjedhur" një metër det. Kam parë me sytë e mij që në bregdetin e Durresit janë ndertuar me lejet e Dakove hotele lluksoze qe kanë pushtuar edhe dhjetë metra linear hapsirë të reres se plazhit, e ky delenxhi, vetëm për një tekë të tij prish një pallat me banorë mbrenda, vetëm së midis investitorëve ndërtues, qenka edhe emri i vjehrit të kundërshtarit politik, që paskej bërë vjedhjen e madhe të ca metrave katrorë të një shkëmbi buzë detit, që tk e fundit nuk janë futur në xhepin e dikujt, por do të shërbenin që të shijonin detin në mënyrë komode pikërisht qytetarët vlonjatë e turristët qe do të vizitojnë Vlorën. Pallati u sheshua e qytetarlt vlonjatë as po e shohin të ndertuar të uruarën Lungomare. Ama 13 milion eurot nuk do ti paguaj nga xhepi ai që e prishi pallatin, po taksapaguesit shqiptarë për të cilët Edi Rama përbetohet se nuk e zë gjumi nga meraku për t'ju shërbyer atyre.

Sonja21/01/2018 17:40

O Vasil Rama nuk eshte armiku i drejtesis, por mafia, krimi......veproni....zgjoheni popullin...

Shto koment

Denonco