Deputeti i PS: Ligjvënësi nuk mund të arrestohet me fletë të bardhë nga ...

Deputeti i PS: Ligjvënësi nuk mund të arrestohet me fletë të bardhë nga ...

20:02, 19/01/2018
A+ Aa A-

Kërkesa për ndryshimin e nenit të Rregullores së Kuvendit për të bllokuar arrestimin e deputetëve nëse Prokuroria nuk sjell prova të mjaftueshme që implikojnë një ligjvënës në shkelje ligjore,  shkaktoi debate mes maxhorancës dhe opozitës.

Deputeti socialist, Alket Hyseni, tha në studion e Report Tv se ndryshimi i rregullores së Kuvendit është një element i nevojshëm. Sipas tij, Prokuroria nuk mund t’i dërgojë Kuvendit një fletë të bardhë për të kërkuar arrestimin e një deputeti.

“Ndryshimi i rregullores së Kuvendit është i nevojshëm. Deputetët mund të propozonin mendimet e tyre. Kërkesa e organit të akuzës drejtuar Kuvendit s’mund të jetë fletë e bardhë”, u shpreh Hyseni duke theksuar se prokuroria duhet të ketë prova për arrestimin e ligjvënësve.

Më 30 mars të vitit të kaluar, mazhoranca e asaj kohe miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penal dhe ligji është votuar me 88 vota, nga 84 të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi19/01/2018 20:24

Ku jeni o te pafytyre, o te paskrupullt, pa dinjitet e pa moral qe e trumbetoni me buje reformen ne drejtesi si nje deshire te madhe tuajen. Tani fshiheni me lloj lloj marifetesh e nismash ne parlament. Populli nuk eshte budalla, nese parlamenti i kerkon prova prokurorise do te thote te kthehet ne gjykate. Per me teper edhe nese prokuroria sjell prova, ju nuk i gjykoni ato si te tilla se doni te mbroni nje horrin tuaj, te mazhorances. Popullin nuk e perfillni, por do ta shihni forcen e tij me 27 janar.

Shto koment

Denonco