Protesta e 27 janarit/ Xhixho: Do të thyhet frika e njerëzve...

Protesta e 27 janarit/ Xhixho: Do të thyhet frika e njerëzve...

19:21, 16/01/2018
A+ Aa A-

Nënryetarja e LSI, Erisa Xhixho, shprehet se protesta e 27 janarit do të jetë paqësore, por mesazhi i saj do të jetë shumë i fortë. Xhixho ka kërkuar që policia të ruajë qetësinë, ndërsa është shprehur e bindur për një pjesëmarrje mjaft të lartë të qytetarëve.

Në studion e Report Tv, Xhixho ka deklaruar se në këtë protestë duhet të thyhet frika e njerëzve për të folur, ndërsa ky do të jetë hapi i parë në një zinxhir protestash që do të pasojnë.

“Qetësia të ruhet nga të dyja anët. Protesta është paqësore, por mesazhin do ta ketë shumë të fortë. Do të ketë fjalime, mesazhe politike, që për mua në themel duhet të kenë ekonominë.

270 mijë shqiptarë aplikuan këtë vit për Lotarinë Amerikane, shifër e frikshme, të gjithë duan të ikin. Në këtë protestë duhet të thyhet frika e njerëzve për të folur. Unë kam kandiduar vetë në Fier, dhe presioni ka qenë i madh për votën.

Ky do të jetë hapi i parë i protestave, do të vijojnë. Rama duhet të ndërgjegjësohet”, deklaroi Erisa Xhixho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco