Bullgaria merr Presidencën e BE/ Hahn e Fajon kanë një mesazh për Ballkanin Perëndimor...

Bullgaria merr Presidencën e BE/ Hahn e Fajon kanë një mesazh për Ballkanin Perëndimor...

20:53, 11/01/2018
A+ Aa A-

Bullgaria merr presidencën e Bashkimit Europian, ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn dhe europarlamentarja Tanja Fajon kanë apeluar për shfrytëzimin e momentin për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

Në një intervistë për radion kombëtare bullgare, Hahn shprehet se përvoja e deritanishme tregon, se politika e zgjerimit duhet të sqarohet jo vetëm në vendet kandidate, por edhe në vendet anëtare.

Ndërkohë Fajon për Euroneës thekson se udhëheqësit europianë duhet të mbajnë premtimet për Ballkanin, pasi rajoni mund të marrë një drejtim tjetër.

 “Nëse udhëheqësit europianë nuk do të jenë të vetëdijshëm për atë që është në lojë dhe nëse nuk e mbajnë premtimin për zgjerimin, ne do ta humbasim shumë shpejt rajonin, që do të bjerë në paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ne shohim diku rritje të nacionalizmit dhe humbje të brezit të ri”, tha Tanja Fajon, eurodeputete.

Bullgaria do të organizojë një samit informal të vendeve të Ballkanit Perëndimor më 17 maj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco