Edmond Spaho: Rama na ftoi në pazar për zgjedhjen e Kryeprokurorit, ja pse nuk pranuam...

Edmond Spaho: Rama na ftoi në pazar për zgjedhjen e Kryeprokurorit, ja pse nuk pranuam...

21:18, 11/12/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, e cilësoi si një pazar ftesën e kryeministrit Edi Rama drejtuar opozitës për zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Ftesa është e gabuar që në princip, pasi nuk mund të ftosh opozitën për të zgjedhur Kryeprokurorin e përkohshëm kur prej dy vitesh po bëjmë Reformën në Drejtësi. i kemi hyrë një procesi Vettingu, ku askush nuk mund të emërohet pa kaluar procesin dhe befash në një ditë të bukur, kryeministri të fton ta zgjedhim jashtë të gjitha kritereve që kemi përcaktuar në thyerje të kushtetutës si një pazar mes dy palëve”, tha Spaho në studion e Report Tv.

Në vijim ai shtoi se PD prej kohësh ka artikuluar qëndrimin tonë që Rama përmes Reformës në Drejtësi kërkon ta kapë dhe ta përdorë për qëllimet e tij dhe faktet po e tregojnë.

Pengesat nuk kanë filluar apo devijimet se për cfarë ramë dakord, nuk fillojnë këtu, por që me krijimin e KED dhe KLP. Këtu është zanafilla e këtyre pengesave. KLP nuk është krijuar me qëllim, mungon kandidati nga Shoqëria Civile.

Këtë proces nuk e kontrollon avokati i Popullit, dalin nga Shoqëria Civile, që protestonte në korrik të 2016 për të filluar Reforma në Drejtësi një orë e më parë, por ende nuk ka paraqitur një kandidat. Procesi për KLP është hapur edhe njëherë dhe janë 5 kandidatura”, tha Spaho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco