Presidenti i Shqipërisë viziton jozyrtarisht Medvegjen më 3 e 4 dhjetor

Presidenti i Shqipërisë viziton jozyrtarisht Medvegjen më 3 e 4 dhjetor

10:07, 23/11/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë më 3 e 4 dhjetor në Medvegje, njoftojnë mediat serbe. Agjencia e lajmeve Beta thekson se vizita e tij do të jetë jozyrtare, njofton Koha.net.

Sipas këtij burimi, ai do të vendoset në hotelin “Gejzer” në Banjë të Sijarinës, ndërsa gjatë qëndrimit aty do të takohet me këshilltarë e funksionarë nga radhët e komunitetit shqiptar.

Agjencia Beta bën të ditur se Meta do të takohet jozyrtarisht me kryetarin e kësaj komune, Nebojsha Arsiqin, si dhe me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bijanoc e Medvegje, Zoran Stankoviqin.

Për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Medvegje është informuar edhe Qeveria e Serbisë,

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në komunën e Medvegjes jetojnë rreth 7.000 banorë, nga të cilët 520 janë shqiptarë, thekson Berta, transmeton Koha.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Medvexhasi23/11/2017 11:38

O Ilir ta dish ti qe cfare mrekullie,cfare perle e natyres eshte Medvexha dhe zonat e saj, jo vetem do interesoheshe por ne te ardhmen(kur te krijohen kushtet,sepse tani eshte pothuajse e pamundur) do ta vizitoje, sidomos kete vend qe po viziton presidenti Meta.te gjithe zonat e Medvexhes, por ne vecanti Banja e Sijarinës,eshte mrekulli boterore,Eshte si Llixhat e Elbasanit,por shume me e avancuar dhe sheruese. Pa dyshim ndoshta me e mira ne Europe, prandaj te pakten ne shqiptaret duhet te njohim territoret tona,se ka shume nga ne as qe kane idene per bukurite natyrore perrallore te Medvexhes.Bravo dhe Syri.net qe dha nje lajm per Medvexhen,.Fatkeqesisht spastrimi etnik qe kane bere dhe vazhdojne te bejen serbet shihet,Nga 7000 banore vetem 500 kane mbetur shqiptar.Por sduhet te dorezohemi,sepse jo vetem Medvexha ka qene historikisht shqiptare por sic thashe eshte zona ndoshta me e bukur e Shqiperise Etnike

Sonja23/11/2017 10:47

A shqetsohet presidenti per cfare po ndodh ? Relax, kavalishenc...!!!! Nga natyra qe ka, mendoja se do te ishte me aktiv dhe do reagonte

Ilir23/11/2017 10:18

Na plasi trapi per kete hajdut.

Shto koment

Denonco