Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, zbardhet axhenda e 27 Nëntorit: ja ç'do diskutohet në Korçë

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, zbardhet axhenda e 27 Nëntorit: ja ç'do diskutohet në Korçë

22:00, 20/11/2017
A+ Aa A-

Zv.kryeministrja Senida Mesi ka zbardhur detaje nga axhenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, mbledhje kjo e cila do të zhvillohet me 27 nëntor në Korçë. Mesi  tha se deri tani janë bërë një serë takime mes dy Qeverive të cilat kanë dalë me rezultate konkrete pas mbledhjeve.

 “Po të përmendim disa nga marrëveshjet e dakorduara mes dy Qeverive, në mbledhjen e Tiranës në mars të 2015 fokusi kryesorë ka qenë në bashkëpunim ekonomik dhe tregtarë në forcimin e fushës së sigurisë, arsimit, bujqësisë dhe në fushën e edukimit”, tha Mesi.

Ajo më tej shtoi se janë nënshkruar 11 marrëveshje në mbledhjen e Tiranës kurse në mbledhjen e Prishtinës në vitin 2016 ka vazhduar përsëri theksi në marrëveshjen tregtare mes dy vendeve, në harmonizimin kryesisht të pikave doganore, pikës doganore të portit të Durrësit, harmonizimin e akcizave dhe tarifave doganore dhe jo doganore, raporton RTK21.

Mesi u shpreh se deri tani në takimet e dy Qeverive është folur edhe për konsolidimin e tregut energjetik dhe për zhvillimin e zonave rajonale ndërkufitare. Zëvendëskryeministrja tregoi po ashtu se çka do të flitet në mbledhjen e 27 nëntorit në Korçë të dy Qeverive shqiptare.

 “Tani është në planet e mbledhjes se dy Qeverive për të analizuar marrëveshjet e firmosura deri tani, se çfarë është bërë deri tani me ato marrëveshje, cilat janë arsyet se pse ndonjë marrëveshje nuk ka shkuar ashtu siç jemi dakorduar dhe se çfarë marrëveshje të reja mund të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco