Diplomati i njohur Mal Berisha sjell ambasadorin e SHBA në Tiranën e mbretit Zog. 1930-1933

Diplomati i njohur Mal Berisha sjell ambasadorin e SHBA në Tiranën e mbretit Zog. 1930-1933

14:44, 20/11/2017
A+ Aa A-

Një nga librat më interesant që ka ngjallur shumë kërshëri te lexuesit, në Panairin e fundit të Librit në Tiranë ishte ai  autorit tashmë të mirënjohur, diplomatit Mal Berisha me titullin: HERMAN BERNSTEIN, Ambasador i SHBA-ve në Mbretërinë Shqiptare 1930 – 1933. 

Ish ambasadori ynë në Britaninë e Madhe I cili u është kushtuar monografive për figura të shquara të huaja që kanë kontribuar në çështjen shqiptare, në pasthënien e librit të shkruar nga ai vetë na jep edhe një portet konciz të Herman Bernstein, ish-ambasador i SHBA në kohën e mbretërisë së Zogut. Këtë prezantim ambasadori Berisha e ka mbajtur edhe më herët, në Neë Jork në vitin 2014.

“Herman Bernstein ishte një njeri universal i kohës së tij. Ai ishte një hebre – amerikan, pjesëtar i një populli të njohur për zgjuarsinë dhe idealet e larta, por i persekutuar dhe torturuar prej fanatizmit dhe shovinizmit të egër, në rrjedhë të historisë. I ballafaquar me përvojat më të hidhura të jetës, por edhe i rritur në qarqet më të larta intelektuale të kohës, ai u ushqye me parimet e lirisë dhe demokracisë amerikane. Heroi i këtij libri nuk ishte thjesht përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë Shqiptare, por edhe një mik i vërtetë i shqiptarëve. Ai foli, shkroi, vizitoi vendet tona të bukura si mik i sinqertë, si mbështetës që e tregonte hapur simpatinë që ndjente për atdheun tonë. Bernstein kishte miqësi të ngushtë me Mbretin Zog, i cili më pas urdhëroi misionet konsullore shqiptare të lëshonin viza për hebrejtë në rrezik, duke e kthyer Shqipërinë e vogël në strehë të sigurtë e bujare për ta. Trashëgimia e kësaj vepre tepër humane i shërben edhe sot diplomacisë shqiptare”.

Ndërkaq, në brendësi të librit, autori ka sjellë një ekstrakt të asaj çfarë Herman Bernstein thotë për mënyrën sesi ai i ka përvetësuar dijet gjatë jetës së tij:

 “I kam përvetësuar teoritë shkencore më moderne nga Metchnikoff. Kam diskutuar për fenë dhe për artin me Leon Tolstoin. Principet e filozofisë moderne i përfitova nga Henri Bergson, diplomacinë botërore dhe çështjet ruse nga Konti Ëitte dhe Maksim Kovalovski, teorinë e artit e mësova nga August Rodin, shtetformimin nga Theodore Roosevelt dhe Ëoodroë Ëilson, mbrojtjen e të drejtave të grave nga Havelock Ellis, imperializmin gjerman nga Hans Delbrück, literaturën dhe pacifizmin nga Georg Brandes, politikën e luftës dhe të paqes së Vatikanit nga Papa Benedikti XV, Islamin nga Sheik – Ul – Islam, sionizmin nga Ëeizmann dhe Ajnshtajn, Revolucionin Rus nga Trocki, liberalizmin britanik nga Lordi Robert Cecil, historinë e Japonisë nga Marquis Okuma, dramën kontinentale nga Arthur Schnitzler dhe gjithçka tjetër nga George Bernard Shaë…”

Ky është libri i radhës i cili shtohet në bibliotekën e autori pas botimeve të mëparshme:

“Shqiptarët, lisa mbi truallin ilir”, “Shqiptarët, europianët më të lashtë dhe më të rinj”, “Charles Telford Erickson, amerikani që i kushtoi jetën Shqipërisë”, “Realitete shqiptaro – britanike”.

Diplomati I njohur Mal Berisha vazhdon të zhvillojë teorinë e Soft Poëer në dobi të njohjes së vlerave të kombit shqiptar nëpër botë pas ligjërimeve të tij në universitete e forume të rëndësishme si në Universitetin Harvard, Cambridge, Massachusetts, në Institutin e Kërkimeve Hebraike (YIVO) dhe Federatën Pan – Shqiptare “VATRA” në Nju Jork, në London School of Economics, në Ambasadën Amerikane në Londër dhe atë Britanike në Tiranë, së fundmi në Shkollën Diplomatike të Gjenevës në Zvicër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco