VIDEO/ LSI shton presionin për Statusin e Minatorit: Qeveria nuk do, le ta bëjmë ne deputetët

VIDEO/ LSI shton presionin për Statusin e Minatorit: Qeveria nuk do, le ta bëjmë ne deputetët

14:14, 20/11/2017
A+ Aa A-

LSI ka shtuar sot presionin për miratimin e statusit të minatorit.

Deputeti Përparim Spahiu ka dalë në një konferencë shtypi sot në selinë e LSI dhe ka prezantuar tre pika që kanë nevojë të domosdoshme të trajtohen dhe të futen për diskutim në Kuvend, sepse i shërbejnë direkt qytetarit.

Spahiu foli së pari për aplikimin e TVSH-së mbi bizneisn e vogël dhe taksën e banesës së parë, të cilat do të vënë njerëzit në vështirësi.

Në veçanti, ai foli për statusin e minatorit.

“në mbledhjen e grupit u diskutua propozimi i LSI për statusin e minatorit. Prej më shumë se një muaji ky propozim është bërë në komisionin përkatës, atë të Shëndetësisë dhe të Punës. Pritej nga qeveria një përgjigje zyrtare për këtë propozim të paraqitur nga LSI; kanë kaluar të gjitha afatet dhe ne nuk kemi një propozim të tillë. Grupi parlamentar i LSI bën thirrje Kuvendit ta fusë sa më shpejt në rend dite në komisione në parlament.

Unë nuk besoj se qeveria ka dëshirën të kalojë statusin e minatorit se i duhen ata njerëz të varfër e të pambrojtur por unë i bëj thirrje parlamentit, të gjithë deputetëve të ulemi në diskutime dhe ta kalojmë këtë propozim timin për këtë shtresë ndaj së cilës të gjitha qeveritë janë në borxh."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco