Qeveria falimenton kompaninë e vetme shqiptare të celularëve, ja denoncimi

Qeveria falimenton kompaninë e vetme shqiptare të celularëve, ja denoncimi

10:17, 19/11/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot falimentimin nga qeveria edhe të së vetmes kompani celulare shqiptare, falimentim i imponuar me presion të fortë tatimor. Falimentimi i saj do të thotë "prerje e kafshatës së gojës për 200 familje", ndaj ish-Kryeministri u bën  thirrje punonjësve, pronarëve, abonentëve të kësaj kompanie të mos heshtin, por "të protestojnë ndaj arbitratitetit mafioz qeveritar të Noriegës." 

Mesazhi i plotë i Berishës:

Qeveria falimenton kompanine e vetme celulare shqiptare “Plus Communication”.  Specialisti dixhital jep lajmin e hidhur per ekonomine shqiptare, pasi sipas tij bordi i kompanise Plus detyrohet, per shkak te terrorit te tatimoreve, te nderprese veprimtarine e saj dhe te shpalle falimentimin.

Me kete raste dua te njoftoj shqiptaret se kjo kompani luajti rol kryesor me uljen tarifave te saj ne pergjigje te thirrjes se qeverise per tarifa jashte spekullimit dhe per regullimin e tarifave me tregun e komunikimeve celulare.

Shtoj ketu se tarifat asokohe ishin 300-500% me te larta se ne vendet e BE. Me uljet qe ajo beri, te cilat u ndoqen pastaj dhe nga kompanite e tjera celulare, u mbyll epoka e cërrit dhe shqiptaret komunikonin tashme si te gjithe qytetaret e tjere europiane. Mbeshtetja e kesaj politike e beri ate fokus sulmesh nga opozita e asaj kohe, sot qeveritaret kanabiste dhe simotrat e saj, gjersa i imponuan vendimin e perfundimit te aktivitetit te saj duke shembur kompanine e vetme me kapital teresisht shqiptar ne fushen e komunikimeve celulare si dhe prere kafshaten e gojes 200 familjeve.

Duke denuar si nje rekord te zi tjeter te qeverise se klienteles, u bej thirrje punonjesve, pronareve dhe abonenteve te kompanise te protestojne per te mbrojtur djersen, punen, investimin e tyre ndaj arbitraritetit mafioz qeveritar te Norieges.

Ketu me posht keni mesazhin e specialistit dixhital. sb

“Pershendetje i nderuar Doktor Berisha ,
Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes i kompanise se vetme Celulare 100% Shqiptare Plus Communication te cilen po e mbyllin perfundimisht .Per 6 muaj kane shkurtuar rre 60 pununonjes me pretekstin ristrukturim . Asnje nuk flet !!Para 3 ditesh ka ardhur nje njoftim i kompanise ku thuhet se kompania do te ndreprese trasmetimin e frekuencave dhe per punonjesit eshte vendosur shpallaja ne foto. Qe do te thote se 220 punonjes do te dalin ne rruge .Asnje media nuk flet !! Qeveria nderkohe flet per rritje te investimeve dhe punesimit !!!! Min e punes ben sikur sdi gje .
E vetmja kompani celulare me 100% kapital dhr investitore Shqiptare u shkri 220 familje ngelen pa pune asnje reagim nga AKEP asnje rreagim nga Media kurse Qeveria flet per arritje ekonomike dhe ulje te papunesise .
Ju lutem publikoheni pasi eshte dicka shume e rende per te gjithe .
Ju lutem te me ruani anonimatin e numrit te telefonit.
Me respekt nje qytetar i Shqetesuar”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben20/11/2017 18:38

Nuk duhet faturuar kjo qeverise. Ka nje njeri pergjegjes qe duhet te pergjigjet per falimentin e Plus, se bashku me 4-5 persona staf te ngushte te tij. Ai eshte PIRRO XHIXHO, i cili ka drejtuar kete sektor aferisht 1 dekade, mbi 8 vite dhe ka bere çfare i ka dashur qejfi ne te gjitha drejtimet, duke u shperblyer ne menyre te majme me qellim qe te arrihet ne kete perfundim. Operatori Plus ishte parashikuar nga XHIXO qe duhej te leshonte terren per 3 operatoret e tjere por kryesisht per Vodafone dhe AMC. Rastesi ju duket qe PIRRO XHIXHO nxirrte mbi 3 deputete vete personalisht ne radhet e LSI? Rastesi ju duket qe PIRRO eshte sot nje nder milionieret e bere me shpejtesi? Apo mendoni se ka qene budalla dhe i ka arketuar ne bankat shqiptare? Jo, Jo...Rrofte GJENEVA, BRUKSELI dhe kompani OFF SHORE.....po te kete sinqerisht interes per te kuptuar çfare ka ndodhur me PLUS, verifikoni pasurite e PIRROS dhe do te kuptohet se jane shperblim nga operatoret e tjere per te falimentuar PLUS dhe kryesisht nga Vodafone dhe AMC. Prandaj ky eshte rasti konkret dhe jo te krijohet mjegull i panevojshem, pasi falimenti ka qene i garantuar me kohe nga PIRRO si nder per operatoret e tjere. Qeveria pothuajse nuk ka patur rol fare ne kete faliment. Per njohesit e ketij sektori mjafton te kuptojne qe çdo gje ne kete drejtim varej nga AKEP qe drejtohej nga PIRRO XHIXHO, institucion te cilin e ka degjeneruar duke vendosur njerez pa integritet profesional dhe moral vetem e vetem qe te firmosin verberisht si shenje mirenjohje e karriges se dhuruar. E çfare ka ndodhur? Egzaktesisht kjo qe pershkrova me siper. Per tu siguruar per kete qe them me mire mund te pergjigjen vete aksioneret e PLUS, ku secili prej tyre nuk do te çuditet fare nga keto rrjeshta, sepse jane koshient per çfare eshte shkruar.

RIC20/11/2017 12:19

Eshte per te ardhur keq se si gjithe ky investim, deshire per te ecur perpara dhe nje vlere e shtuar per shoqerine shqiptare, ne shume dimensione te saj, te pesoje kete fund. Qeveria (cilado qofte) duhet te hartoje politika mbeshtetese per kompanite vendase, nese duam te ecim perpara. Personalisht kam punuar ne PLUS dhe mund te them me plot gojen qe kjo kompani ka pasur vertet nje staf shume te pergatitur dhe te zellshem, te cilet kishin ende shume per te dhene... Uroj qe shteti te filloje te kuptoje rendesine e investimeve vendase per zhvillimin e vendit e te mbeshtese cdo nisme te tille me perparesi.

Elda,ekspert i PLUS19/11/2017 18:35

Ju keni shkruar fjale permalluese per PIRRON Sa per dijeni kete QEVERI as e shof dot me sy, jam e ish e persekutuar por rasti i PLUS nuk ka lidhje me qeverine, por vetem me PIRRON

FR19/11/2017 15:13

Jo me kot qarkullonin prej vitesh e lart e poshte thashethemin se "Plusi po falimenton" e terci verci, krejt si ne 90-en, kur hapnin fjale se eshte hapur porti dhe se "ne Itali kane ngritur cadra per te pritur refugjatet". Dhe si ne ate kohe, qe njerezit leshoheshin drejt portit duke u ngjitur me rrezik koke mbi anije me shpresen per te mberritur ne Itali, ku shpresonin t'i prisnin me çadrat hapur e gjellën e ngrohtë, edhe sot, njerezit duket se e besuan mesazhin e te njejteve njerez te Sigurimit te Shtetit qe duket se po punon si sahat, njelloj si 27 vite me pare. Dhe serish, Partia ia doli: po e zbon nga tregu kapitalin e armikut të popullit e te Partise. Zoti i vrafte!

Skenderi19/11/2017 11:53

Nuk eshte ndoj cudi e madhe,falimenti i kompanise cel.Plus. Bunkerii Surrelit ,po vret ekonomine e Shqiptareve, shpirtin e tyre krijues duke perzene ajken e intelegjences se kombit. Po i vret me droge ,krime dhe vetvrasje.Po shperben shtetin dhe vete Shqiperine. Te gjitha keto ne emer te ndertimshtetit. Dhe injoranca e mbeturinave komuniste ne parlament,qeveri, parti dhe elektorat duartroket shuarjen e atyre pak vlerave morale e demokratike qe na kane mbetur. Populli qe te shpetoje nga keta gangstere ,ka vetem nje rruge:T'i rikthehet Dhjetorit 90te qe u tradhetua, sepse me intervista dhe konf.shtypi docerit e Rilindjes (pasardhes te diktatoreve)nuk permbysen. Injoranca e droges dhe e krimit kur te ve poshte nuk te leshon pa dhene frymen e fundit. GC

Githbo19/11/2017 10:55

Nuk e rruan njeri. Mjafton te dali kryeministri apo eri veli me cfaredolloj idiotlleku qe i vjen ne mendje dhe harrohen te gjitha.

Plus19/11/2017 10:46

Jo vetem qe uli tarifat, por mbajti kapitalet e investuara dhe fitimin ne Shqiperi, dhe ruajti ndershmeri me klientin me afate kohore 1 mujore dhe jo si hajdutet e AKEP me operatoret me 4 jave. Turp!!!!

Shto koment

Denonco