Zbardhet takimi i Xhafajt me ambasadorin Lu: Shumë shpejt do të vijnë ...

Zbardhet takimi i Xhafajt me ambasadorin Lu: Shumë shpejt do të vijnë ...

15:13, 20/10/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti më herët në një takim ambasadorët e akredituar në vendin tonë, atë të SHBA-ve, Dnald lu dhe atë të BE-së, Romana Vlahutitn.

Ka qenë vetë Xhafaj, i cili ka zbardhur detajet e takimit mes tij dhe ambasadorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhafaj ka bërë të ditur se së shpejt në Shqipëri do të vijnë ekspertët e FBI-së, të cilët do të vendosen në Ministrinë e brendshme.

Ndërkohë mbetet për tu parë ajo se çfarë do të hetojnë dhe më pas të zbardhin ekspertët e FBI-së, në një kohë që në Shqipëri, përveç ish ministrit Tahiri edhe emrat të tjerë politikanësh dhe ministrash përflitet se janë të lidhur me krimin.

‘Një lajm i shumë pritur nga Ambasadori Amerikan: Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në MB. Faleminderit SHBA!’, shkruan Xhafaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juna anu20/10/2017 17:51

Vetingu në polici po merr të njejtën mbështetje ndoshta edhe më shumë si reforma në drejtësi në këtëkuadër puna e policosë ka arritur nivele të kënaqshme në luftën ndaj krimit.

alden deno20/10/2017 17:34

nje pune e vleresuar dhe nje arritje ne pak muaj mund ta quaj kete bashkepunum.

Artan duka20/10/2017 17:15

Me ne fund ca lajme te mira ne gjith kete tymnaje politike qe po krijohet. Paska mare goxha besim ky minister qe po vika fbi ktu

Anda korreshi20/10/2017 17:05

Zoti xhafa eshte njeri i fjalws qe di si te punoj me kete vend edhe kete po e tregon nga mbeshtetja qe nderkombetaret po i japin,

elona dushku20/10/2017 16:50

Nje ndihme qe na duhet per ta cuar reformen perpara.Sa mire qe nderkombetaret po na ndihmojne.

krasasi tp20/10/2017 15:33

Ky z.Tahiri para se te promovohej ne politike, ka qene student ne Itali ne mos gaboj.Dihet dhe eshte nje "rregull"i pa shkruar qe te ngjitesh "malit perpjete"te politikes duhet te kesh nje mbeshtetje nga jashte dhe nje mentor politik nga brenda."Shitja" e Tahirit eshte mesa duket nje xhelozi per takimin dhe firmosjen e marreveshjes se z.Tahiri me CIA.Ardhja e eksperteve te FBI ne Tirane per te ndihmuar ne implementimin e Reformes ne Drejtesi krahas ONM eshte shenje e mire se pastrimi i politikes dhe gjyqesorit mund te realizohet .Se cfare nuk shkon ne gjithe kete "procedim kryesisht" nuk po e kuptojme ne qytetaret.Ndoshta nji farse e politikes, per ta permbyllur gjithcka sipas motos ,o te gjithe o asnje.Deklarimet e z.Tahiri ne Opinion ishin edhe shantazhuse ne kete drejtim.

Shto koment

Denonco