Përse personi me mbiemrin Çili, më ngatërron mua me Berishën, Ramën e Marksin?!

Përse personi me mbiemrin Çili, më ngatërron mua me Berishën, Ramën e Marksin?!

Nga Artan Fuga - 19/09/2017

Një person me mbiemrin Çili, duke debatuar me z. Sali Berisha, meqë ky me të drejtë e ka gjetur antiligjore një reklamë të qendrës për arsim që ky Cili thotë se administron, pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën !

Me thënë të drejtën, unë atë reklamën nuk e kam parë. E kam deklaruar, edhe kur më fton me këto thirrjet halucinante dhe të dëshpëruara nëpër gazeta ky njeriu me mbiemrin Çili, unë injoroj si të mërzitshme, quaj pa vlerë dhe krejt propagandistike çdo gjë që del nga dora e këtij njeriu !

Çdo gjë që bën në hapësirën publike ka të njëjtën vulë të mediokritetit dhe banalitetit intelektual në sytë e mi! Më duket e stërvjetër, e kthyer disa herë mbrapsht, e tejkaluar!

E mbi të gjitha e mërzitshme me vdek!

Mbase për të tjerët jo, por për mua e them sinqerisht, këtë ndjenjë kam !

Mbase e kam gabim, por ja kështu i mendoj. Dhe ja kam thënë ! Po të mos ishte ky tranzicioni ynë kaotik, i kam thënë dikur shoqërisht, e mbaj mend diku në një lloj qoftoreje japoneze, ne të dy nuk do të duhej të ishim takuar kurrë bashkë!

Atëherë ai e mori si lëvdatë!

Unë nuk lexoj sikurse e kam thënë as gazetën që ai nxjerr dhe ku herë pas here boton tekstet e tija gjoja polemike ose me emër, ose kur ve rrogëtarët e tij të më sulmojnë çdo dy javë mua në punën time !

Unë kam kërkuar me vete të di se ku i gjen financimet kjo gazeta e tij. Do të doja transparencën e financave të kësaj medieje sikurse bëhet në kapitalizëm, por të hidhen përsipër, sepse kapitalizimi shpesh kuptohet si të fshehësh vezët e pulave të tua që të mos bësh xheloz komshiun!

E ka një hall ky njeri !

Ky njeri që sot pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën!

Para disa muajsh, ju kujtohet, pas Lulzim Bashës shihte Artan Fugën!

Tani pas reagimit të kryeministrit Rama ndaj akademisë të shkencave, edhe pas Edi Ramës gazeta pa Artan Fugën!

Edhe pas Enver Hoxhës sheh Artan Fugën !

Edhe pas komunistit Karl Marksi, si mishërim i tij, sheh Artan Fugën !

Pas sugjerimeve të mia për reformimin e jetës parlamentare, prisni se do të shohi edhe pas Gramoz Ruçit Artan Fugën dhe pas Artan Fugës Gramoz Ruçin!

Çfarë t’i bëj këtij njeriu që kudo i del si fantazmë fytyra ime ?

Ky liberali, i ideologjizuar deri në thonjtë e gishtave dhe në rrënjët e flokëve. Ky liberali që për çdo ide të kundërt me të tijën hidhet në etiketime banale, ky liberali që për klientë të arsimit që thotë se menaxhon ka klientët që ja jep shteti me dhunë ndaj tyre!

Ky liberali që median e vet e ka jashtë, krejt jashtë tregut, dhe e quan fondacion.

Ky liberali që reklamon sipërmarrjen e vet arësimore te gazeta e vet që është asociuar me logon e sipëmarrjes që ajo reklamon.

Ky liberali që bën reklamën e qendrës së vet për arsim duke afishuar fytyrat e pedagogëve të punësuar te ai në stacione autobuzësh si askund në kapitalizëm!

Wanted!

Ai dyshoj fort nuk e di se të bësh reklamë kundër konkurrentëve duke i agresuar dhe fyer ata, sikurse bën ai me universitetet publike në kapitalizëm nuk lejohet, dhe po e bëre ha gjoba që të të vijë mendja vërdallë !

T’a tregon mirë kapitalizimi pastaj komunizmin !

Unë në Senatin e Universitetit të Tiranës do të kërkoj që ai të kërkojë drejtësi përpara paturpësive që i hedhin në imazh !

Ky kaptalisti e di komunizëm po qe se kapitalizmi i rregullt e konsideron cross-promotionin si batakçillëk moral dhe prandaj nuk lejon që sipërmarrje me konflikt interesi kundër interesit publik të menaxhohet brenda një pronësie.

Këtij i ka ngel vetja si ai njeriu te shinat e trenit duke i parë nga larg në një ditë me shi, ndërkohë që treni ikën larg ! I ka ngelur në shekullin e tetëmbëdhjetë te një liberalizëm rural prandaj edhe është utopik. Prandaj përpëlitet e pretendon se askush nuk e kupton !

Ideologjizuar deri në thonj. Shpesh herë më kujtohet i ndjeri Foto Çami i kthyer mbrapsht, por ky i fundit të paktën kishte shkollë për atë që formulonte në kohën e tij !

Ky vizionari i arsimit të lartë!

Si nuk i gjeta kurrë një tekst universitar të nxjerrë nga dora e tij!

Si nuk i lexova një libër shkruar nga dora e tij !

Si nuk di një referim shkencor në një konferencë të bërë prej tij!

Si nuk di një lëndë që ai të jetë titullar me tekste dhe ta ketë zhvilluar publikisht!

Ky pra që pretendon të dijë se si duhet zhvilluar arsimi kombëtar!

Që kujton se arsimi falas është komunizëm, sepse nuk e di i shkreti se çfarë është arsimi në Gjermani, në vendet skandinave, sesi paguhet regjistrim shkolle sa një qira mujore e një studioje modeste në Francë, Itali, Spanjë, e kështu me radhë.

Unë jam më mirë për arsim falas, sesa për arsim ku dikush mbush xhepat me lekë, shpërblen ish ortakët e ikur me miliona euro, dhe pastaj studentët diplomohen por diplomat e tyre kanë vlerën zero në tregun e punës intelektuale përtej Hanit të Hotit dhe Kakavijës

Por, këto janë gjëra të larta për t’iu kundërvënë atij. Mua sot më gudulis ideja se përse ky njeri pas çdo fytyre që sheh i del fytyra ime.

Perse ngatërron identitetet e njerëzve që urren, përse duket një herë në dy muaj sikur thërret : Artan, ktheje pak kokën nga unë!

Psikanaliza e ka shpjeguar se çfarë simptome është kur ngatërrohen imazhet e të tjerëve me njeri tjetrin. Simptoma psikologjike me pasoja të rënda që një ditë do t'i paraqis në publik!

Pastaj sa për etiketën që i ve vetes si liberal, që nuk është, sikundër provohet nga sa thashë më sipër, ka një të vërtetë. Gjithçka bën është fund e krye e ideologjizuar. Kur shoh emërtimet e lëndëve në qendrën arsimore që thotë se menaxhon e që janë me orientim ideologjik, pyetja ime nuk është si ajo e z. Sali Berisha : A ka moral ky njeri me reklamën që bën?

Unë e kam tejkaluar këtë gjë më parë, e kam zgjidhur atë dilemë me veten tim.

Sa mirë do të ishte po qe se unë do të isha komunist dhe ky Çili liberal, por as unë nuk jam komunist dhe as ky nuk është liberal!

Se po qe se do të ishim vërtet në kapitalizëm, do ja tregonte "qefin" kapitalizmi këtij Cilit që ngatërron emrat e gjithkujt dhe Artanin e bën Sali dhe Saliun e bën Artan!

Pyetja ime është tjetër : A e di se çfarë është shkenca, dhe arsimi universitar ky njeri me mbiemrin Cili ? A di ai se tjetër është ideologjia dhe tjetër shkenca?

Para kësaj dilemës sime “komuniste” pyetja e doktor Berishës nuk është veçse një gudulisje!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

i deleguari19/09/2017 14:19

Pacavurja Naim Cili,i ka hak keto dhe te tjera.por sa u takon ju,po beheni te gjithe si i madhi Pal Vata,qe thoshte se "mund ta ket bo Mehmeti ne kok te vet se un sdi gjo" Hiqeni nga mendja ,nuk eshte Berisha i rendit tuaj. Ajo shkencorja e PD,Grida Duma i thoshte "koleg",Ky thote s'jam mbrapa Berishes. Cudi e madhe,por kot e keni! Ate qe Berisha ka qofte nga para qofte nga mbrapa,zorr se mund ta ngaterrojne me JU

Nebil 19/09/2017 14:09

Zoti Fuga, cfare pret nga Henry Cili apo Neim Cili, nje liberal pa femini. Tom and Jerry i ka pa pare ne moshe shume te ritur, dhe kete qe them une, e ka pohuar ne nje emision te Alban Dudushit ne Top Channel. Je duke u perpjekur te shpjegosh ate qe Henry e shpjegoi vete tek emisioni i Albanit. HENRY CILI APO NEIMI NGA LIBRAZHDI NUK KA PASUR FE-MI-NI, PRA ESHTE I RREZIKSHEM. AH EDHE NJE GJE UNIVERSITETI I TIJE ESHTE LAVATRICE PARASH KOT NUK LODH KEMBET E VJEN DERI TEK UNIVERSITETI I TIJE SOCIALISTI BERNARD KUSHNER, SOCIALIST SI DOMINIQUE STRAUSS KAHN E TE TJERE E TE TJERE......

Shto koment