Pse kaosi në Uashington shqetëson Europën Lindore

Pse kaosi në Uashington shqetëson Europën Lindore

Nga Andrew Hammond - 31/07/2017

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence po zhvillon një tur në Evropën Lindore nga e diela deri të martën, me ndalesa në Estoni, Gjeorgji e Malin e Zi, pas votimit në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për vendsjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Pas votimit, në Evropë është rritur shqetësimi se në vend që ta detyrojnë Kremlinin të futet në rresth, sanksionet mund të krijojnë tensione të mëtejshëm në kontinent, veçanërisht në Evropën Lindore.

Një nga pikat kyç të udhëtimit të Pence përfshin një vizitë te trupat amerikane dhe gjeorgjiane që marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s ku janë edhe trupa nga Britania, Gjermania, Turqia, Ukraina, Armenia e Sllovenia. Zv.presidenti do të marrë pjesë, në Malin e Zi, edhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në sfond të vizitës së Pence është kontradikta e vazhdueshme mbi Rusinë dhe skuadrën e fushatës së Trumpit. Pas votimit për sanksionet, tani i takon Trumpit të vendosë nëse do t’i firmosë e t’i kthejë në ligje apo të vërë veto kundër tyre, çka do të përbënte një lëvizje interesante.

Legjislacioni, i cili do të impononte kufizime mbi projektet e naftës e gazit në Rusi dhe do të godiste ekonominë e vendit, është dënuar nga zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Rjabkov, i cili thotë se kjo gjë do të vendoste “një minë të rrezikshme” nën marrëdhëniet dypalëshe, që mund të shpërthente në muajt e ardhshëm.

Vendimi i Trumpit për këtë çështje do të ndiqet vëmendshëm jo vetëm nga Moska, por edhe nga Evropa Lindore, çka e bën edhe më pikante vizitën e Pence.

Pjesë e nervozizmit që aleatët kryesorë të SHBA kanë për pozicionimin e Presidentit kundrejt Rusisë është se çfarë do të thotë kjo për përkushtimin e Amerikës në rajon dhe NATO.

Trump tashmë ka bërë kthesa të papritura në këtë çështje, kur e përshkroi aleancën ushtarake vitin e shkuar si “të vjetëruar” dhe më pas me deklarimin se që kur ai e kritikoi atë, paratë janë derdhur lumë nga aleatët e tjerë, duke bërë që të mos jetë më e vjetëruar. Teksa ndryshimi i tonit të tij ishte i mirëpritur, fakti që mendja e tij ndryshon kaq lehtësisht për një çështje kaq thelbësore nuk është dhe aq komfortuese për ata që ndiejnë nxehtësinë nga afërsia me Moskën.

Ndërkaq, në fillim të vitit u arrit marrëveshja për një plan të ri mbrojtjeje evropian që do të sjellë një bashkëpunim më të madh ushtarak kontinental.

Për Trumpin, çështja kryesore strategjike tani është nëse zhvillimet e fundit e kanë prishur rastin që mund të kishte ekzistuar për ngrohjen e marrëdhënieve midis Uashingtonit e Moskës.

Presidenti ka dhënë më parë sinjale të shumëfishtë se beson se Rusia nuk përbën një kërcënim serioz për Amerikën, duke lënë të nënkuptohej në janar se ndoshta mund t’i hiqte sanksionet ekzistuese ekonomike nëse Rusia do të “ndihmonte”. Në mënyrë specifike, ai duket se beson se ka shumë interesa të përbashkët për çështje si parandalimi i armëve bërthamore të Iranit dhe lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Por rishikimi i propozuar prej tij i marrëdhënieve me Rusinë duket se për momentin ka ngrirë. Nëse Trump do të detyrohet të firmosë sanksionet, vizita e Pense do të ndihmojë për qetësimin e aleatëve të Amerikës dhe t'i risigurojë ata se SHBA është ende e interesuar në mbrojtjen e vlerave të tyre.

Megjithatë, fjalët e Moskës për kundërpërgjigje dhe për rezervimin e “së drejtës për reciprocitet dhe masa të tjera që mund të prekin interesat e SHBA” do të sjellin shqetësim për disa vende të vegjël në të ashtuquajturën "sferë interesi" të Rusisë.

Çdo krisje në marrëdhëniet me Rusinë mund të kishte implikime domethënëse për marrëdhëniet mes Moskës e Uashingtonit në zona të tjera të globit, përfshirë konfliktin në Siri.

Ndonëse roli i diktatorit sirian Bashar al-Assad në të ardhmen e vendit mund të jetë i papranueshëm për disa nga vendet Perëndimore, kur SHBA dhe Rusia janë në grindje të hapur për Sirinë perspektiva për arritjen e një marrëveshjeje politike duket e zymtë dhe regjimi mund të marrë guxim për të kryer mizori të tjera.

Teksa Pence përpiqet të risigurojë aleatët e Amerikës, Trump e sheh veten shtrënguar në morsë në lidhje me Rusinë. Pavarësisht dëshirës së tij për marrëdhënie më të ngrohta, Senati dhe Dhoma mund ta kenë mbyllur atë derë. E megjithatë, retorika e ngrohtë e tij për Moskën i ka bërë kuptueshëm nervozë aleatët tradicionalë në Evropën Lindore.

E vështirë të dihet tani se si do të lëvizë Presidenti, por asgjë nuk mund të merret si e garantuar. Trump tashmë e ka reputacionin për marrjen e vendimvee të paparashikueshme për mbrojtjen dhe politikën e jashtme kur është vënë me shpatulla për muri në shtëpi. Mungesa e përvojë politike dhe stili ad joc i qeverisjes do të thotë se kjo nuk mund të përjashtohet përsëri tani, teksa ai përballet me krizë të shumëfishtë në Uashington.

Marrë nga CNN-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

d03/08/2017 11:17

Ka dicka qe nuk shkon ne kete historine e kontestimiit te presidentit aktual te SHBA, z.Trump.
Ka 6 muaj qe ne te gjitha mediat e majta europiane e sorisiane, ai akuzohet si mik i Rusise se Putinit. e ne fakt ne keto 6 muaj , ndryshe nga politikanet e Europes e administrata e mepareshme amerikane, ke ndermare veprime konkrete kunder politikes se Putinit, duke sulmuar diktatorin Asad te perkrahur prej tij. Shume lidere te shteteve te BE, kane mbajtur nje qendryim te dyzuar sa i takon politikes me Rusine, nga nje ane kane kerkuar sanksione ekonomike ndaj saj, e nga ana tjeter ankohen se keto sanksione demtojne edhe ekonomine e shteteve te tyre. Per mendimin tim, politika e embargove tregetare dhe e sanksioneve ekonomike ndaj shteteve pa demokraci funksionale, me shume se lideret politike te ketyre shteteve, ka demtuar popujt e te dy kraheve. Do te ishte teresisht e arsyeshme nje embargo e plote ndaj ketyre shteteve, vetem ne fushen ushtarake te armatimit e tregetimin e materialeve qe mund te perdoren per kete fushe, por jo pergjithesisht tregetia e lire e produkteve te konsumit te qytetareve. Mund te shihet me rezerva e te vihen kufizime ndaj bumit te tregetise kineze qe po mbyt tregun boteror, me kushte jo te barabarta me prodhuesit vendas te vendeve te fuqishme perendimore, qe se bashku me mallrat, mund te eksportoje edhe ideollogjine komuniste. Mund te shihet me kujdes e me dyshim, edhe tendenca ruse per monopolin e furnizimit me gaz per Europen, si nje forme e imponimit te politikes se saj ndaj BE, por jo te kalohet ne embargon e tregetise se te gjitha mallrave.
Dihet tashme se Trump nen trysnine e politikes vendase e europiane, e firmosi vendimin e sanksioneve ndaj Rusise. Por sa do te ndikoje ky vendim p.sh. ne disa vende te Ballkanit qe kane lidhje edhe ushtarake me Rusine , vec disa republikave te ndara nga ish Bashkimi sovjetik ? Nje gje eshte e kjarte se nuk do te trimerohej as Kim Jongu i Korese se veriut, as presidenti i Venezueles apo ai i Kubes e as Asadi i Sirise, nese nuk do te kishin mbeshtetjen e hapur apo te fshehte te Rusise apo te Kines. Ka dicka qe nuk funksionon qe ne Organizaten boterore te kombeve, OKB. Nuk funksionon ne kete organizate parimi baze demokratik i shumices absolute ne vendimmarje por vazhdohet me bllokimin e vendimeve me veton e ruseve, kinezeve apo te ndonje shteti satelit te tyre. Nuk mund te reformohet drejtesia as ne nje vend si Shqiperia me nje demokraci foshnjore e bile edhe ne SHBA me nje demokraci te konsoliduar ne disa shekuj, pa u reformuar drejtesia ne vendimmarje ne OKB, mbi parimin demokratik te shumices., mbeshtetur ne ligje e regulla te miratuar nga te gjithe.

Shto koment

Denonco