Polonia i largohet demokracisë dhe fajin e ka Donald Trump

Polonia i largohet demokracisë dhe fajin e ka Donald Trump

Nga Slawomir Sierakowski - 26/07/2017

Demokracia polake arriti një fitore të pjesshme momentale të hënën, kur Presidenti Andrzej Duda vuri veton për dy ligje kontradiktore që do t’i jepnin partisë në pushtet, Law e Drejtësi, kontroll direkt mbi gjykatat e Polonisë. Fitorja është momentale sepse Duda bëri të ditur se shpejt do të paraqiste versionin e tij të legjislacionit.

Nuk është sekret që partia Ligj e Drejtësi dhe lideri i saj, Jaroslaw Kaczynski, i kanë sytë mbi pavarësinë e gjyqësorit, një nga pengesat për të marrë kontrollin e shtetit polak. Më pak i mirëpritur por jo më pak i qartë është roli që ka luajtur SHBA në inkurajimin për të marrë një hap të tillë.

Kaczynski dhe partia e tij janë përpjekur për të kapur pushtetin që kur fituan zgjedhjet parlamentare më 2015, por sivjet kanë qenë veçanëritsht të pacipë. Gjatë një takimi të Bashkimit Evropian në mars, ata u përpoqën të ndalonin zgjedhjen e Donald Tusk, ish-kryeministër i Polonisë dhe kundërshtar i Kaczynskit, për një mandat të dytë si kreu i Këshillit të Evropës.

Humbën 27 vota me 1, një turpërim që kontribuoi për një rënie të lirë në sondazhe, çka si pasojë i ka bërë të synojnë për më lart e më shumë. Prej këtu vijnë edhe projektligjet e drejtësisë, të cilat i kanë mbështjellë me retorikën për nevojën e reformës së gjyqësorit.

Në këtë rrëmujë hyn në skenë Donald Trump, edhe ai vetë mes kontradiktave dhe në kërkim të lëvdatave. Shtëpia e Bardhë njoftoi se rrugës për takimin e G20 në Hamburg të Gjermanisë, ai do të vizitonte Poloninë, një vend i cilësuar prej kohësh si më pro-amerikani në Evropë.

Shtëpia e Bardhë përcaktoi edhe detajet: Zoti Trump do të pritej nga turma entuziaste, duke i dhënë botës përshtypjen e një lideri të fortë amerikane të adhuruar nga masat e huaja dhe liderët e tyre. Volitshëm, meqënëse mbledhja e Nismës së Tre Deteve do të mbahej në Varshavë, Trump mund të takohej me liderët e 11 vendeve të tjera të rajonit brenda një kohe të shkurtër.

Vizita i volitej edhe Kaczynskit. E luftuar në Evropë, qeveria e tij kishte nevojë të tregonte se Polonia gëzonte respektin e njërit prej politikanëve më të fuqishëm të botës.

Dhe kështu Trump erdhi në Varshavë, konfirmoi përkushtimin karshi Nenit 5 të NATO-s për mbrojtjen kolektive dhe premtoi kontrata për shitjen e raketave Patriot dhe gazit natyror Polonisë. Partia e Kaczynskit solli autobusët me turmën entuziaste dhe të dyja palët arritën në konkluzionin – dhe me të drejtë – se vizita ishte e suksesshme.

Pozicioni i Ligj e Drejtësi (LED) në sondazhe u përmirësua; më i freskëti, zhvilluar para votimin për reformën në drejtësi, tregoi 38% përkrahje për partinë dhe vetëm 19% për Platformën Civile, partia më e madhe e opozitës.

Vizita e z. Trump rastisi me legjislacionin për drejtësinë, i cili ishte në pritje të votës në Sejm, dhoma e ulët e parlamentit polak. Por pak para mbërritjes së tij, projektligjet u tërhoqën në mënyrë të papritur.

Megjithatë, sapo pikët në sondazhe dhe lëvdatat në shtyp nisën të rriten, partia i nxori përsëri projektligjet, duke shtuar një të tretë, për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Sejmi. Meqënëse Gjykata e Lartë konfirmon rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale, projektligji do t’i jepte LED-it kontroll jo vetëm mbi gjykatat, por edhe mbi rezultatet elektorale (ky ishte një nga projektligjet mbi të cilët Duda vuri veton).

Me pak fjalë, në shkëmbim të disa duartrokitjeje, z. Trump i dha Kaczynskit përkrahjen për të kryer një puç. Dhe çfarë kanë bërë Shtetet e Bashkuara që atëherë? Departamenti i Shtetit nxori një deklaratë të thatë të formuluar për të mos ofenduar autoritetet polake (“Ne u bëjmë thirrje palëve të sigurohen që çdo reformë në drejtësi nuk shkel Kushtetutën e Polonisë”).

Nuk mendohet që Trump pajtohet me kapjen e pushtetit nga Kaczynski. Por, duke mos e përdorur vitizën për t’i bërë presion liderit të LED për të respektuar demokracinë, Trump i dha miratimin e nënkuptuar reformës së re për kthimin e projektligjit në ligj. Dhe ndërsa Duda tregoi pavarësi politike me veton ndaj dy drafteve, në rastet e tjera ai ka qenë gjithmonë aleat besnik i Kaczynskit. Mbetet të shohim nëse draftet e rinj do të jenë vërtet kundër atyre të Kaczynskit apo vetëm sa do të shtojnë ndikimin e vetë Presidentit Duda mbi gjyqësorin, në dëm të Ligj e Drejtësi.

Përgjegjësia finale bie mbi polakët dhe janë atë që duhet të përgjigjen, siç kanë bërë në mënyrë të admirueshme gjatë javëve të fundit, me protestat masive, të cilat, me shumë gjasa, ishin ato që sollën veton e Dudës. Por deri vetëm pak kohë më parë nuk do të kishin qenë vetëm. Kjo ishte pikërisht nga ato situata kur presidentët amerikanë do të kishin përdorur prestigjin e vendit të tyre për të ushtruar presion për liri e demokraci. Tani, përtej entuziazmit të turmave të orkestruara, gjithçka që populli polak dëgjon nga Shtëpia e Bardhë është heshtja.

Marrë nga New York Times-Përgatit: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jorgo27/07/2017 02:02

Bazuar ne NY Times edhe kur prishet koha ne Amerike e ka fajin Trump. Ne Shqiperi dikur ishte Koha Jone rekord dhe Sali Berisha fajtori.

Arber26/07/2017 21:34

Bravo EC, i ke rene kokes. Keto jane perallat e demokrateve Soristo-komuniste te Eurocracise se Brukselit qe kerkojne te rikrijojne ish Bashkimin Sovietik aka BE me baze teorine e "Sovranitetit te Kufizuar" te Brezhnjevit, me "klasiket e Marksizmit", si Shulz, Verhofstadt, Merkel, Junker. Kam vetem nje verejtje. Mogherini ka qene anetare e Rinise se Partise Komuniste Italiane qe nga 1988, kur ishte me e re se Nexhmija e deri kur Partia nderroi emrin ne Parti Demokratike ne 1996 (Partia e Renzit) por ne thelb eshte po ajo me po ato "komsomolas" si Mogherini.

Daj Jaku26/07/2017 13:43

Ajo gazetë që keni marrë artikullin është e njohur si ultra anti Trump.

EC26/07/2017 12:32

E parë në një perspektivë tjetër: Polonia, nën qeverisjen e ish-komunistëve, ka qenë po aq demokratike sa Shqipëria e sotme ose Shqipëria e Fatos Nanos dhe për këtë ka pasur bekimin e Obamës, të Klintonit e të Xhorxh Sorosit, bashkë me të gjithë udhëheqësit e Bashkimit të lavdishëm Evropian që nga anarko-sindikalistja e vjetër Mogerini e gjer te Kukani e Fylja, që kanë studiuar shkenca marksist-leniniste në Moskë në kohë të Hrushovit a të Brezhnjevit e tani ia njohin vetes në CV si studime shkencash politike. Për meritë (dhe jo për faj) të Donald Trampit, me sa duket, por mbi të gjitha për meritë të shoqërisë polake që refuzon të qeveriset nga ish-komunistët dhe nuk pranon qeveri televizive, Kacinski dhe qeveria polake kanë gjetur hapësira dhe po bëjnë përpjekjet e nevojshme për të zhbërë "vetingun" e modelit shqiptar dhe për të bërë një veting të vërtetë, duke larguar Fehmi Abdijskin dhe Theodhori Sollakskin nga drejtësia e vendit të tyre. Përballë një establishmenti partish me agjenda liberalo-homoseksuale që ushtrojnë pushtet në BE jo mbi baza të vlerave demokratike e të pluralizmit, por mbi baza të centralizimit ideologjik dhe manipulimit masiv të njerëzve përmes një propagande leniniste në mjetet e (diz)informimit publik, Polonia dhe Hungaria po mbrojnë vlerat e një Evrope pluraliste, që refuzon e atij autoritarizmi që shitet si demokraci. Në këtë mes, roli i presidentit Tramp, qoftë edhe i shprehur përmes pasivitetit apo mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve sovrane, është për t'u përshëndetur. Ndërsa ajo që përmendet si "deklaratë e thatë e Departamentit të Shtetit" është vetëm përpjekje e mekur e mbetjeve liberale në atë institucion; mbetje të cilat nuk e ndalin luftën për mbrojtjen e agjendave të majta në mbrojtje të establishmentit që vetëm sa ka nisur theqafjen. Për fat të keq, në zhvillimet e mëdha historike, Shqipëria gjithmonë përfiton e fundit. Ndaj ne do të duhet t'i durojmë për një kohë të gjatë Lunë e DASH-it (që tani së paku po flet më pak) dhe shoqninë e tyre që na ka sjellë BE-ja t'i durojmë, që nga shoqja Vllahutin e gjer tek ambasadoret e zv.ambasadoret e shokut Zigmar Gabrielit në Tiranë. Por çdo gjë e ka një fund. E kur mori fund nomenklatura e Bashkimit Sovjetik, natyrisht që do të marrë fund edhe establishmenti i Bashkimit Evropian. Uroj vetëm që rënia e saj të mos sjellë të njëjtat pasoja dhe të mos e shpërbëjë Bashkimin Evropian krejt, edhe pse largimi i Britanisë së Madhe nuk është ndonjë shenjë e mirë.

Shto koment

Denonco