Kanabisi-kanabisi, por kokaina po bën kërdinë

Kanabisi-kanabisi, por kokaina po bën kërdinë

Nga SYRI.net - 19/07/2017

Dje kryeministri i Facebookut Edi Rama, mblodhi Task Forcën për luftën kundër kanabisit dhe u mburr se këtë vit kultivimi i tij është “zero”. Sipas parimit urdhri i dytë anulon të parin, ata që lejuan vitin e shkuar shndërrimin e shumicës së territorit të vendit në fermën më të madhe në botë të kanabisit, sivjet kanë vendosur që ta bëjnë “pushim”.

Pushim për kultivimin e kanabisit, por nga ana tjetër drogat e forta si kokaina, “janë shtruar këmbëkryq” në vendin tonë, si pikë kyçe ndërkombëtare e transitit dhe si treg përdorimi veçanërisht mes të rinjve.

Dje as “kryeministri zero” dhe as shefat e agjencive ligjzbatuese të pranishëm në tryezën për parandalimin e narkotikëve nuk i folën publikut shqiptar për raportin e fundit të zyrës për drogat në OKB, të cilin e kanë mbi tavolinat e zyrave të tyre prej kohësh.

Faktet e fundit zyrtare që vijnë nga përtej oqeanit janë tronditëse dhe nxjerrin zbuluar, se çfarë po ndodh në vendin tonë.

Në “Raportin Vjetor Global Të Drogave” të OKB-së për vitin 2017, publikuar në datën 23 qershor, të ndarë të pesë kapituj të zgjeruar, Shqipëria, si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Raportimi më befasues dhe alarmant është ai që e nxjerr vendin tonë si vendin numër një në botë në frymë popullsie, për sa i përket përdorimit të drogës më të fortë dhe të shtrenjtë, siç është kokaina. Sipas hartës, për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, dhe përfshin grupmoshat nga 15 - 64 vjeç.

 Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet pjesëtare të Kombeve të Bashkuara, që raportohen nga UNODC.

Ky raport ngre alarmin kombëtar, se rinia dhe fëmijët shqiptarë janë në rrezik eminent, nga helmi i drogave të ndryshme dhe shkatërrimi i të ardhmes. Qeveria duhet të ngrejë urgjentisht një Task Forcë, për të monitoruar dhe ndaluar tregtimin dhe përdorimin e drogës në ambiente publike siç janë lokalet e natës dhe veçanërisht nëpër shkollat e ciklit të ulët, të mesëm dhe universitete. Pas njollës që i ngjitën Shqipërisë si ferma më e madhe në botë e kanabisit, renditja si shteti i parë në planet, edhe për përdorimin e një droge të fortë si kokaina është jo e tepërt, por kulmi i asaj që po ndodh në të vërtet, përtej fasadave të qeverisë Rama.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gjeli20/07/2017 17:32

Ku është linku i raportit të OKB-së? Kaq e vështirë e keni të vendosni një link që ta shikojë njerëzia?

Vetting Rama19/07/2017 15:17

Po ti besh verejtje nje prostitute, merr pergjigjen: "Cfare ke ti? Une qejfin tim bej."
"Gjer sa thith per vehte, s'me behet vone per Europen."-thote Udheheqesi Suprem Edi Rama.

Shto koment

Denonco