Varësia e negociatave prej Qeverisë Teknike

Varësia e negociatave prej Qeverisë Teknike

Nga Enton Abilekaj - 25/04/2017

Ka shumë pak ose aspak mundësi që negociatat të kenë rezultat. Palët kanë shumë për të negociuar, pikat e marrëveshjes mund të jenë më shumë se 12, por parakushti është vetëm një, Qeveria Teknike. Kjo pikë nuk negociohet nga PD, nuk negociohet as nga Kryeministri.

Basha deri sot, ka thënë se Qeveria e Ramës, e ka paravendosur rezultatin e zgjedhjeve, nëpërmjet kontrollit mbi median, nëpërmjet tenderave, koncesioneve e lejeve të ndërtimit, por mbi të gjitha nëpërmjet një strategjie për lejimin e mbjelljes së hashashit në shkallë vendi. Argumentet janë tashmë të njohur. 

Qeveria, nëpërmjet Policisë së Shtetit, ka evidentuar grupe interesi që e kanë shkëmbyer votën masivisht me lejen për të mbjellë hashash. Më shumë se zyrtarët e PS, e dinë drejtuesit e policisë kush janë votuesit kontraktualë, njerëzit me lejen për të mbjellë e për të shitur.

Hashashi u mendua të shërbente edhe për punësim, edhe për mbylljen e plagëve të varfërisë, tek kultivuesit e vegjël, u lejua të mbillej edhe nga grupe kriminale të organizuar për këtë biznes. Opozita dyshon se e gjithë kjo strategji e mbylljes së syve, fsheh në fakt një organizim që ka komplotuar kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke e paracaktuar rezultatin shumë kohë përpara datës së zgjedhjeve. Këto janë arsyet që e përjashton Edi Ramën, si organizator të kësaj skeme, nga organizimi i zgjedhjeve.

Nëse tërhiqet nga kjo, Basha, jo vetëm do të kthejë çadrën kundër vetes, por do të hedhë poshtë gjithë kauzën që e nxori në protestën - maratonë, është sikur të pranojë që hashashi nuk është ashtu siç duket, por një teori elektorale. Kështu pushon së ekzistuari politikisht dhe rrezikon ta çojë PD në zgjedhje me një bilanc negativ shkatërrimtar.

Për të njëjtat arsye, Edi Rama nuk e pranon Qeverinë Teknike. Nëse do ta pranonte, ai do t’u jepte të drejtë tezave të opozitës se komplotoi për një rezultat të paracaktuar të zgjedhjeve dhe për këtë arsye e shndërroi Shqipërinë në plantacion hashashi.

Do të pranonte që lejet e ndërtimit dhe koncesionet, i shërbyen një korrupsioni që kishte për qëllim të gllabëronte edhe zgjedhjet, pasi gllabëroi mediat. Në këtë rast, barra të rëndë do të binte mbi Ramën që do të futej në zgjedhje për të humbur. Këtë quan ai, dorëzim i pushtetit në tavolinë. Kjo nëse do të kishte vetëm këtë alternativë, që e ka sponsorizuar vet dhe që po e mban peng bashkë me zgjidhjen.

Alternativa tjetër është që të pranojë Qeverinë Teknike për të mirën e vendit, të zgjedhë rolin e politikanit që sakrifikon për të mirën e vendit dhe i jep gjithmonë mundësi stabilitetit. Të ikë nga Kryeministria jo si një fajtor i kapur me presh në dorë, por si një fitues që nuk e kushtëzon fatin e tij nga kolltuku i kryeministrit dhe e kërkon me çdo kusht përballjen me kundërshtarin. 

Kjo alternativë është terur me kalimin e ditëve, me strategjinë e frikës që zgjodhi, me thirrjet për futjen në zgjedhje pa opozitën, me antimitingjet e administratës e me peticionet qesharake të stilit të Partisë së Punës. Kjo u ter edhe të hënën, kur tentoi të trembë shqiptarët me kthimin e trazirave si ato të ’97, apo me demaskimin e Greqisë dhe Maqedonisë, që duan të destabilizojnë Shqipërinë, për të rrëzuar Liderin që ua mblodhi.

Kjo u ter edhe me justifikimin, që hashashi nuk mund të ndikojë në zgjedhje, ndërkohë që në provat gjenerale të Dibrës, pjesëmarrja në votime u rrit me 10 për qind dhe të gjithë votuan për kandidatin rilindas.

Këtë alternativë ia ka sugjeruar edhe aleati i tij kryesor, Ilir Meta. Sot LSI bashkë me PDIU, do të jenë aktorë në negociata. Vendimi i tyre për të mos hyrë në zgjedhje pa opozitën, e ka evidentuar Ramën si problemin kryesor. Pa pjesëmarrjen e tyre, çartja e zgjedhjeve pa opozitën nuk mund të ketë sukses, qoftë kjo edhe me bekimin e Bashkimit Europian.

Meta dhe Idrizi, nuk kanë janë shprehur hapur për Qeveri Teknike, por nëse nuk hyjnë në zgjedhje pa opozitën, dmth që nuk hyjnë në zgjedhje pa Qeveri Teknike. Ky është edhe një akt mbrojtjeje i dy aleatëve të Ramës, që e shohin të pashpresë të ardhmen e tyre, nëse hyjnë në zgjedhjet - farsë.

Ashtu ata vetëm sa do të certifikonin një fitore të Ramës pa ndihmën e tyre, do t’i mundësonin atij realizimin e ëndrrës për një qeveri vetëm të PS. Vetë do të rreshtoheshin në karriget e opozitës, si opozitë fiktive apo akoma më keq, si vrasës të opozitës.

Megjithëse Qeveria Teknike mbetet e vetmja alternativë për të shmangur një skenar destabilizimi afatgjatë, nga sa dihet, në dosjet e negociatorëve, është një plan që nuk e përfshin Qeverinë Teknike. Nëse mbetet ashtu, mundësitë për marrëveshje janë zero.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist25/04/2017 15:27

Iliro,e deklarove vete qe qenke edhe zedhenes I PS,urime more djale,prandaj nuk leke shkrim pa komentusr.

kasemi25/04/2017 11:48

moj europ moj kurv e motit ka than gjergj fishta pra europes ja kena pa sherrin me koh pse merrena me ta vetem amerika eshte ne anen tone vetem ajo ju del per zot shteteve te vegjel si puna jone

ilir25/04/2017 10:25

Enton nuk eshte se nuk negociohet nga kryemnistri, nuk negociohet nga partia socialiste. Te them dhe dicka tjeter qe Ilir meta dhe nderkombetaret e dine Nesse bie qeveria PS nuk futet ne zgjedhje.

roshi25/04/2017 10:24

Edhe sikur te ndroje te tere qeverine,oferte te cilen piktori ka per ta hedhur ne tavoline,por qe vet te rrije kryeminister, duhet refuzuar me force,sepse ai eshte i vetmi qe edhe kur kritikohejj ish min.brend. dhe ministra te tjere,qe nuk i ka me,rama u dilte ne mbrojtje,prandaj , edhe ndonje qeveri tjeter soc.mund te pranohet,por ne asnje menyre me ate prape kryeminister,sepse asgje nuk do te ndryshonte!

turi25/04/2017 10:17

Nje qeveri me meten kryeminister , dhe me ndryshimin e ministit te brendshem dhe ministris se arsimit , mund te ishte nje zgjidhje e mire.

a25/04/2017 10:09

...nese Rama le qeverine teknike, sipas mentalitetit shqiptar quhet i deshtuar, i humbur dhe kjo e demton pa te drejte ne zgjedhje por kjo ska rendesi se i qendroj qe duhet te rrezohet me vote ne zhedhje te lira......,
ndersa mund te thuhet qe:
......nese perdoret hashash, perdoret qe tani para per blerje vote, perdoret qe tani pushteti per presion tek te punesuarit, sipas mentalitetit shqiptar quhesh i deshtuar, i humbur dhe kjo demton pa te drejte ne zgjedhje jo te lira ate qe nuk ka pushtet, keshtu qe duhet qeveri teknike....
Kush e zhgjidh kete ngerç ????.
Faleminderit

Shto koment

Denonco