5 arsye përse duhet mbështetur ‘Rezistenca e Lulëzim Bashës’

5 arsye përse duhet mbështetur ‘Rezistenca e Lulëzim Bashës’

Nga Artur Zheji - 28/03/2017

Sot ka një trysni të madhe kundër tij. Fuqia e madhe e parasë dhe e ineteresave, është vënë në lëvizje të paparë. E njollosin me mëkate, që ka dhe nuk ka Lulëzim Basha.  Ata që sot kanë bërë Aleancën më të madhe dhe më të fëlliqur në historinë e Shqipërisë, me Krimin më të strukturuar! 

Ata dhe lakenjtë e tyre, që bëjnë pakte pas paktesh me bosët e trafikut kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës, të drogës të të gjitha peshave dhe niveleve. Nga kanabisi te kokaina e shtrenjtë. 

Hipokritët që lirojnë nga burgu të dënuarit e përjetshëm dhe që shtiren si ithtarët e vettingut dhe të një Drejtësie, që gjoja do të luftojë korrupsionin. Dhe janë grumbulluar, gazetarë, media, opinionistë pa opinione, por me interesa të qarta financiare, në një ushtri të frikshme dhe të mirëfinancuar, me para të zeza dhe me para të buxhetit, duke bërë një kryqëzatë të turpshme kundër Opozitës.

Mirëpo ka të paktën 5 arsye përse Lulëzim Basha duhet të rezistojë dhe përse Rezistenca e tij duhet të mbështetet!

E Para, Basha dhe ajo pjesë e Partisë Demokratike që i qëndron besnike atij, përmes kësaj Rezitence, kanë filluar reformimin, rindërtimin dhe ringritjen e saj të mirëfilltë morale. Sepse interesi i ngushtë, do t’ia donte që PD, t'i përgjigjej thirrjes për marrëveshje partitokratike që vijnë nga kryeministri dhe Partia Socialiste. Partia Demokratike po ngrihet, si një Qëndrestare e mirëfilltë, ndaj ofensivës së Krimit të strukturuar, që ka kapur një pjesë të kupolës së PS.

E Dyta, ka të bëjë me të ashtuquajturën “Betejë Politike” që nuk është më një beteje politike por një luftë interesash, ku Krimi i Organizuar po merr rolin e dirigjentit! Tanimë politika është gjithmonë e më larg objektivave shtetformuese apo si një vullnet i të bërit të gjërave, qofshin këto të papërsosura, plot të meta dhe korrupsion. Tani Shqipëria, ka hyrë në rrugën e frikshme të zhbërjes dhe në Luftën e saj Çlirimtare ose jo, ndaj kriminalizimit të plotë të shoqërisë sonë. Rezistenca e Lulëzim Bashës, është një shans, për të mos u renditur në nivele të krahasueshme me Kolumbinë apo në periudhën më të errët të Italisë së para 30 viteve, të dominuar nga Mafia, në nivelet më të larta të saj. Tirana ka qenë dhe është sot më rëndë se Palermo dhe Siçilia e shumë viteve më parë, ku marrëveshja politikë-krim dhe krim-politikë, është e tillë që nuk kuptohet ku fillon e ku mbaron njëra dhe tjetra. 

E Treta arsye përse Lulëzim Basha duhet të rezistojë dhe Rezistenca e tij duhet mbështetur, lidhet me ndalimin që i duhet bërë kryeministrit, këtij kryeministri, për të kapur një mandat të dytë. Nuk është thjesht çështja e një individi, por e një dukurie që ky individ, ka mbarsur tashmë në shoqërinë shqiptare. Prirjen e tij, për të bërë aleancë me çdo gjë dhe me çdo shtresë, sado të errët të shoqërisë, vetëm nga frika për të ndenjur pa pushtet, pa badigardë, pa shërbëtorë, pa zuzarë që i vijnë pas si qole dhe thjesht pa pushtet. Kryeministri ynë, nuk është thjesht një politikan i dështuar, porse është bërë një nismëtar i shitjes së shtetit te një grup oligarkësh, me të cilët ndan çdo gjë që mund të ndahet. Dhe mbas kryerjes së krimit urbanistik, krimit ekonomik, krimit antishtet, krimit anti ambient, si ai i zhdukjes së plehrave që u nisën nga porti Italian i Gioa Tauras, merr përsipër të bëjë avokatinë globale të supermëkateve, me pasoja shumë të rënda për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E Katërta, lidhet pikërisht me Vettingun. Me nevojën për një Reformë të Drejtësisë, proces ky, që nën thundrën e pushtetit të tij, është një foshnje që lind e vdekur.  Apo edhe më keq akoma, është një foshnje që lind si një monstër i filmave horror, sepse rrezikon të përdoret si një pushkë, mbi ballin e kundërshtarëve të tij politikë dhe si një amnistuese e Krimit të Organizuar, me të cilin kryeministri ynë ka bërë një aleancë të marrëzishme.

E pesta arsye, sepse Rezistenca e Lulëzim Bashës duhet mbështetur, lidhet me nevojën e një ekuilibri të ri meritokratik në shoqërinë shqiptare. Eksperimentet poshtëruese të këtij kryeministri, që solli në krye të qeverisjes një stan me kukulla dhe shqerra shterpa dhe gjysmë debile, duhet ta ketë një fund.

E mbani mend zonjën : “E ku qëndron problem këtu”? që drejtoi tatimet shqiptare për tre vjet? I mbani mend shefat antikrim dhe shefat e tjerë groteskë, që të vetmen vlerë kishin se bënin shurrën në brekë, kur merrnin thirrjen telefonike nga kryeshefi? 

Ky turp duhet ta ketë një fund, sepse rrezikon të shndërrohet në një sistem turpi dhe mode kombëtare, infektues për të gjithë çfarë mbetet nga politika shqiptare e pjesëve të tjera. Pasi pasioni për të pasur vartës të shurrosur në brekë, të themi të vërtetën, nuk është një zbulim origjinal i këtij kryeministri. /360grade.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ZAGTR29/03/2017 18:34

Pasqyrim i rrealitetit, i mendimit per se ku duhet shkuar, analize e mendim perfekt demokratik,rrealist e i goditur ne kohe e sinqeritet. E thote hapur ... ruajuni shpelarjes trurit nga krye banditi narkoman,. shhihni nga e kush ju therret per te aredhmen. Mos qendrni te mpire nga propaganda e rreklamat e te cmendurit te ballkani por mendoni dhe hapni syte mendjen dhe veproni ..Me mire do te jete pa droge , pa rilindas, pa zhgaravina si kyKM.

ceni ahmeti 29/03/2017 13:02

zoti zhei ke shum te drejt dhe komentusit gjithashtu shpresojme te gjith per ata njeres qe kan mend ne koket qe edi rama nuk duhet te ket nje mandat te dyt per arsyet qe shum bukur i ke ber ne shkrimin tend e vetmja rruge esht qe te gjith sebashku duhet te rezojme kete te keqe qe ka pushtuar shqiperin nga keto banda kriminale me ne krye mafjozin edi rama.jam plotesisht i bindur qe basha ka dhe do bej me te miren sepse esht nje njeri i shkolluar ne perendim dhe gjithashtu e mbeshtesin dhe shum itelektual ne vendin ton dhe larg qoft nese basha nuk fiton por i sigurt jam qe dhe edvini nuk ka per te fituar nje mandat te dyt rendesi per mua ka qe do fitojne shqiptaret nga zgjedha dhe bandat qe po kercenojne mardhenjet tona personale me bashkimin europjan kjo do mar fund perfundimisht .presim me padurim qe te gjith shqiptaret te clirohen per her te dyt njeher u cliruam nga zgjedha komuniste kurse kesaj radhe do clirohemi nga zgjedha e krimit te organizuar nga spektri politik dhe per kete arsye kemi merita te gjith ne vecanti per mua zoti lilezim basha

Tani28/03/2017 23:38

Jam teresisht per ndryshim rrenjesor sistemi.Republika e Re duhet patjeter te ktheje kushtetuetshmerine dhe normalitetin.

Kostandina28/03/2017 21:24

Faleminderit Z.Zheji! Duhet ta ngrini zerin shume me shpesh sepse i keni bere nje analize te shkelqyer situates politike. Nje sugjerim: pse nuk shkon ne cader se do ti benit nje sherbim akoma me te madh ketij populli te tulatur se sa me artikujt tuaj.Duhet ta dini se jo te gjithe lexojne online por shkuarja juaj dhe e intelektualeve te tjere ne cader do t'ju hape syte atyre njerezve me tru te shpelare nga Rama dhe Rilindja e krimit. Nuk do njesoheni me PD ( as Basha nuk e kerkon) por ama do vini nje tulle ne murin e ri te nje shoqerijw qe shkon drejt civilizimit dhe demokracise.

kliton28/03/2017 21:13

Zheji ti i ke shume te mira keto mendime po Basha me pare te kishte spastruar te tijte sepse ka shume kelyshe qe qe i financon e njejta buce qe financon kelyshet e rames qe jane thjesht per te demtuar shqiperine dhe per ta mbajtur ate atje ku dua ata

Serxhio28/03/2017 21:03

Te lumte z.Zheji. Nje artikull mjafte i goditur.Keshtu duhet te flasin te gjithe te ashtuquajturit ANALISTE. Shkurt-thjesht-qarte.Dhe jo te derdellisin neper tv duke luajtur rolin e sahanlepiresit.

ALFONS28/03/2017 19:42

o njerez veproni sot se do ankoheni20 vjet pastaj....deri kur te shuhet .....EDRAMA. DRAMA JONE E RRALLES

laduti28/03/2017 19:29

Nje analize brilante nje konkluzion i asaj cka ka theksuar lideri i opozites ne keto 40 dite protestee. Kjo mer vlera te jashtezakonshme kur kete analize e ben nje intelektualet pavarur. Nje bravo e madhe dhe nje frymezim per ata intelektuale qe me te vertete u dhimset Shqiperia.

nashi28/03/2017 18:50

te lumte goja Zheji. te shporren keto plehra

Hysen28/03/2017 18:42

"Basha dhe ajo pjesë e Partisë Demokratike që i qëndron besnike atij, përmes kësaj Rezitence, kanë filluar reformimin, rindërtimin dhe ringritjen e saj të mirëfilltë morale".
Besnikeria dhe reformimi i asaj pjese eshte e diskutushme dhe e dyshimte, eshte e paprovuar dhe paqarte.
Nga ana tjeter, tek Partia Socialiste, i gjithe ky proces rezultoi katastrofe.

Shkodrani28/03/2017 18:05

Nje artikull shume i goditur

Shto koment

Denonco