Nëse Eni Vasili do të ishte Eva Jinek

Nëse Eni Vasili do të ishte Eva Jinek

Nga Flutura Açka - 22/03/2017

Eva Jinek është një moderatore holandeze, e cila thërret ndonjëherë në studio edhe kryeministrin tim holandez, Mark Rutte. Sigurisht, asnjëherë nuk e thërret vetëm për vetëm në studio dhe t’i japë dy orë kohë në prime time, sepse e di se nuk ka asnjë holandez me ca gramë tru në kokë që ta ndjekë atë dy orë në ekran.

Holandezët e duan ekranin për gjëra më të vyera se sa krekosjet e politikanëve për punët që bëjnë me paratë e taksave të holandezëve. Dhe të mendosh që kryeministri im, Mark Rutte është një burrë kaq i qeshur, kaq i dashur dhe kaq komunikues, sa ke edhe qejf ta shohësh në studio. Por Rutte ulet në një tryezë të vogël rrumbullake me folësit e tjerë dhe debaton me ta, sepse e di që ai aty është modestisht për të dhënë llogari.

Si e duroi deri në fund Eni Vasili, kryeministrin e saj (edhe timin me kohë të pjesshme) Edi Ramën gati dy orë në ekran?

Nëse do të ishte Eva Jinek, një bashkëbisedues nervoz, arrogant, të pacipë, fyes, intimidues, mizogjin, do ta kishte nxjerrë nga studioja, drejtpërdrejtë faqe gjithë holandezëve. Sepse Eva Jinek është përfaqësuesja e çdo qytetari të lirë që i kërkon llogari çdo politikani holandez që ka fatet e tyre në dorë, dhe kryeministri përfaqëson shërbëtorin më të madh të kombi të vet, dhe kësisoj duhet të reflektojë modestinë të të skajshme të çdo politikani.

Disa vite më pare kam pare që një moderator holandez, nxorri nga studioja një prokuror shumë të rëndësishëm, pasi vërejti se ai nuk po thoshte të vërtetën dhe po përsëriste argumente që tashme diheshin. Ai mbylli emisionin dhe e la prokurorin me fjalë në gojë. Njësoj kujtoj edhe gazetaren e “Zërit të Amerikës” që e la ish-Ministrin tonë të Shëndetësisë pa mikrofon kur ai nisi të broçkulliste.

Sigurisht, edhe pse u soll një zonjë e vërtetë e ekranit, Eni Vasili nuk mund ta bëjë këtë, sepse nuk e ka të sigurtë ekranin nesër, as ajo, dhe ka të ngjarë, as media e saj. Sepse Eva Jinek, dhe media e saj është pushteti i pushteteve, që flet në emër të pushtetit më të fortë, qytetarit holandez, para të cilit çdo politikan holandez, ndihet minor dhe ka një vetëpërmbajtje dhe sinqeritet personal, që i vjen nga kultivimi dhe kulturimi, por edhe politik, që i vjen nga shkolla politike demokratike nga ka dalë.

Nuk është e shëndetshme për një komb, natyrisht edhe për median e tij që të emetohet kaq nervozizëm dhe arrogance nga ekranet e tij. Dhe kjo ka ndodhur historikisht, me Nanon, me Berishën, me Metën, me Ramën, dhe s’është çudi edhe me Bashën kur t’i vijë radha.

Kush janë këta që uzurpojnë mbrëmjet tona? Mos u jepni më dritare këtyre qenieve parapolitike, që nuk kanë kuptuar se ekrani është yni dhe jo i tyre. Shqiptarë, shtypni “mute” sa herë dalin të tillë, ju dhunojnë juve dhe fëmijët tuaj dhe helmojnë ajrin e shtëpisë suaj, po aq sa antenat që keni përsipër pallateve, po aq sa pluhuri i kantiereve të mëdha që po rilindin urbanisht.

Marrë nga FB e autores

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Vjollca23/03/2017 12:41

Tani i lexova te dyja, dhe shkrimin dhe rekomandimin.
Sh.sakte dhe e vertete per sa shkruhet. Megjithe respektin qe kisha per Eni Vasilin, te Marten me la nje shije te hidhur, jo nga pyetjet por per friken qe i lexohej ne portret e qe terhiqej pa marre pergjigjen e pyetje qe bente....

Frano Kulli23/03/2017 08:35

Falemnderit, Flutura. Ne, vertet nuk kemi shume ne dore per t'i larguar keta politikanet tane kaq te mbrapshte, sepse ata na e kane ngushtuar shume shume rrethin e veprimit tone demokratik deri ne ate pike qe ngjajne si sunduesit tane.Padyshim kryeministri eshte lloji me i peshtire i kesaj specie. Por nje gje e kemi ne dore ne, t'i shperfillim. D.m.th te bejme ate qe ti thua, te mos i shohim.Te shtypim "mute" kur dalin ata ne ekran.Te pershendes !

Arber23/03/2017 02:22

Eshte dhune, eshte agresion psikologjik, te shohesh ne ekran cdo nate, "udheheqes" te murretyer, te verber qe krijojne nje efekt katastrofik ne familjet Shqiptare. Eshte tamam sikur te kesh nje njeri ne shtepi, cdo nate e cdo dite, mysafir apo anetar familje qe te shkaterron nga gjendja shpirterore dhe mendore. Mos u habisni nese ju them se gjithe ajo violence ne vendin tone eshte nje pjese e mire e ushqyer prej dhune qe na servirin llaxoret inatcore te korruptuar te atyre qe vetequhen politikane, nga ekrani, duke perfshire parlamentin, intervistat ne studio e deri reklamen qe i bejne vetes.

Daj Jaku23/03/2017 00:16

Komenti i pak javëve më parë i New york times: Është një vend në Balkan ku.......gazetarët janë të lirë të flasin e të shkruajnë gjiçka ju urdhërohet. Mos resht së shkruari Zonja Açka !

Pjerin22/03/2017 21:18

Gjate gjithë kohes se ekzistences se njerezimit,shume njerez,kane sakrifikuar jeten per te qene e jetuar te lire !
Liria eshte gjeja me e shtrenjte,per nje njeri me dinjitet.Fatkeqesisht liria eshte marre peng,nga dallaveregjinj ne kete vend.Shqiperia & Shqipetaret që jetojne ne kete vend ju eshte marre liria dhe dinjiteti peng,nga njerez që jane jo vetem komuniste e fashiste por edhe antikombetare te thekun !
Ç'do gazetare ne vendin e Eni Vasilit do te kishte reaguar,por ajo dhe koleget e saj,jane te kapur prej fyti nga "pronaret" e mediave,per te cilet punojne ..... !
Liria e ka nje çmim,por hekurat i thyejne bijte dhe bijat me te mire te ketij vendi.Derisa ta bejme,mund te konsiderohemi si qenie hibride,te destinuar per te vdekur ne mjerim,ne aspektin e Lirise,e jo vetem !
Zoti i rujte Shqiptaret !!!

Saimir22/03/2017 19:59

Shume e drejte. Arroganca e pushtetareve eshte evidente ne Shqiperi. Kjo vjen, sipas meje, se nje pjese e madhe e popullit eshte ende ne stadin e nenshtrimit ndaj te fuqishmeve. Me kujtohet Rama kur nuk ishte asgje, bile edhe bicikleten e merrte borxh qe fare i zakonshem. Aspak arrogant. I urte si qingj. Tani qe ka kapur qiellin nuk mbahet. Superioritetin qe ja dha vota e nje nje pjese te popullit e demostron me gjeste per shkak te gjatesise trupore. Ah sikur te ishim nje 60% holandeze.

gezim 22/03/2017 19:01

Fatkeqesisht reminishencat e te kaluares komuniste po na ndjekin edhe gjate gjithe ketyre viteve duke e bere te veshtire ndertimin e nje shoqerie te lire demokratike te cilen shumica e Shqiptarve e ka mirepritur.

Tirana22/03/2017 17:37

Jane te pakrahasueshme gazetaret ne fjale .
Kam idene se gazetares sone i pelqen te vet - vendoset per arsye te autocensures ne te tilla pozita per te cilat beni krahasimin tuaj .
Nderkohe qe kur ishte me Doktorin para nje muaji , e perfundoi emisionin gjithe shende - vere , pasi kishte marre si " artiliere trima "e perforcues edhe dy kolege te tjere po nga e majta ...?!

Kostandina22/03/2017 17:28

Vertet cuditem pse e ftojne Zj. Luarasi kudo dhe per cdo lloj teme qe trajtohet? Nuk eshte se rezaton inteligjence, pervecse perkushtimin e nje sherbetori ndaj padronit e cila eshte uleritese. Nuk dua te flas fare per Vangjelin. Valle a kane keta njerez nje minimum dinjiteti? Perse vazhdojne e dalin ne ekran? Me ngjallin neveri!!!!

Bilbil22/03/2017 16:33

Ndosh edhe kështu: Një qëndrim qytetar që qorton thelbësisht pa fyer askënd. Sikur të kishte përsëritje të qëndrimeve të tilla ....

Bilbil22/03/2017 16:33

Ndosh edhe kështu: Një qëndrim qytetar që qorton thelbësisht pa fyer askënd. Sikur të kishte përsëritje të qëndrimeve të tilla ....

sulejman-rexhepi22/03/2017 16:14

ka nje zgjidhje me te mire se MUTE...e fik fare televizorin sic bej une...nuk besoj se ka ndonje emision ku mund te perfitoje dicka ( jo se jam kushedi cfare ).KISHA ne dore RRNO ME TREGUE te AT ZEF PLLUMIT...NJE PERLE...e si mund te shihja karagjozlleqet e TV -ve shqiptare ?

emigrant22/03/2017 16:12

Flutura Açka perfaqson me kete artikull, si rrallehere, shqiptaret qe jetojne tashme ne Evrope. Ajo thote te verteten. Ajo nxjerr lakuriq ndryshimin thelbesor te raportit te Kryeministrit me televizionin ne boten e qyteteruar dhe Shqiperise se sotme, te perdhunuar çdo mbremeje nga kryeministri i saj.
Prej te pakten 15 vjetesh, Sali Berisha dhe Edi Rama po i bejne gjimnastike koke shqiptareve majtas-djathtas. Dhe populli e ha akoma turpin me buke duke shpresuar se njeri nga keta kriminele eshte me i mire se tjetri.
Deri kur me?

Vetting Rama22/03/2017 16:08

Une pa lexuar sjkrimin shume te ndjere dhe plote revolte te zonjes Flutura Acka, u thashe miqeve se Eni Vassili duhej ta kishte shporrur kete kryeministyruc pordhac te bandave dhe parave te kanabisit. Ne do ta qerrojme me thmel kete bande! Faleminderit Flutura dhe Eni, jeni fantastike!

vjollca22/03/2017 16:02

Nuk po permend emra.po jap mendimin tim ku secili mund te gjeje veten. Ajo cfar ndodhi me kete vend ne keto 26 vite eshte si skenar filmi.ku te gjithe shqiptaret jemi personazh.kush jane poziti e kush negativ asnje nuk pranon faj, ai mbetet gjithmone jetim ketu ne vendin tim.jane ba ndryshime ne zhvillimin e vendit, as qe diskutohet.eshte rritur ekonomia per nje kategori as qe didkutohet (nuk po zgjatem te kjo) por eshte shkaterruar qenia njerzore me emrin shqiptar nen efektin "demokraci" ndryshoi sistemi shyqyr por fillimi ishte barbar,shkaterrume vet cdo nderrmarje pavaresisht te pazhvillume ato ishin. Shume mbeten pa pune e fillun nje bisnes apo dicka tjeter duke e zhvillu me abuzim , mos paguj taksa e asgja.se keshtu banin dhe ata lart villni ju buken e gojes e jetesen e perditshme e ata u bene miljonere.nji pjese e shqiptareve iken krejt, te pashprese i fillun jeten diku tjeter.kur vjen zgjimi te gjithe shohim se jane te perlyer ne padrejtesi dikush me pak e dikush ma shume ,me nje fjale kjo shoqeri shkoi drejt hipokrizise ,hajduterise,imoralitetit.tashti te gjithe jetojne me friken se po u ba shtet do na dalin te palarat , e ma mire po vazhdojme te rrejme njeni tjetrin se te japim llogari e te fillojme nje jete te re.me vjen keq qe nga media secili i sherben here njeres parti e tjetri tjetres.merren me individ e jo me fenomenin .asnjehere ne mediat tona nuk ngrihen probleme qe te jepen zgjidhje por vetem reklamohet cdo gja.cdo analist nuk diskuton me parime por me interesa.nji populizem i pafund.mjere kjo Shqiperi qe nuk po dalin atdhedashes qe te punojne per kete vend e jo per interesa te ngushta te ulta e te perkohshme.derisa te shkojme drejt perzgjedhjes se figurave te ndershme me vizion profesioniste aty ku punojne te pergjegjshem ,ne do vazhdojme te rrejme njeri tjetrin se bota na kupton mire.e ky vend sdo te kete te ardhme tjeter pervec kesaj qe kena ndertu vete.znj.flutura ju kujtoj. Njerezit e vegjel flasin me emra , njerezit e medhenj diskutojne veprat, gjenite diskutojne idete........

qytetari takasapagues22/03/2017 15:51

E nderuar znj. Hacka! Analiza juaj eshte mjaft korrekte dhe jemi me fat si popull qe ka akoma personalitete si ju qe kane kurajon qytetare te thone te vertetat troc. Por Eni dhe te gjithe moderatoret e "medhenj" jane shuma larg Eves. Nje nate me pare kishim Erion Veliaj tek Fevziu. Cfare te degjoje. Nga njera ane nje mashtrues dhe manipulator, dhe nga ana tjter nje moderator servil. Para zgjedhjeve eshte bere e modes qe te degjojme monologjet e "liderve" me pyetje qe i kane pregatitur vet. Por dhe kur i hapin studiot, i hapin per miqte e tyre. Nuk kam asgje personale me zonjen Luarasi, por kalon sa nga Fevziu tek Ilva Tare dhe flet per cdo gje. Thua se i di te gjithe. Nga te drejtat e grave tek vettingu. Apo njefare Lorenc Vangjeli. Diten punon keshilltar i z. Meta dhe ne darke behet analiste i pavarur. Mjere ky vend dhe ky popull. Pas 25 vjeteve nuk e mendonim keshtu!!!!

Krist22/03/2017 15:07

Z.Flutura,nese e keni ndjekur gjithnje,Eni Vasili nuk ndjek te njenjtin standart komunikimi me te ftuarit.Bile edhe me Ramen ,ajo disa kohe me pare u shkri fare,ne nje emission me te.Qe Rama eshte,ashtu sic e pershkruani edhe ju,nuk diskutohet,por edhe Eni,jo qe nuk eshte si Eva,por extremisht, ,,,uf,si te ta them,por me mire kuptoje vete se c'dua te them.Pershendetje.

Shto koment

Denonco