Shafran apo kanabis?

Shafran apo kanabis?

Nga Hysni Gurra - 24/02/2017

Edhe pse bujqësia mbetet një nga veprimtaritë më të vjetra ekonomike të vendit, ekonomia bujqësore është një disiplinë e re shkencore. Kjo disiplinë e re shkencore në Shqipëri mbetet e tillë vetëm në trajtime teorike, katedra universitetesh, programe politike, dhe tek-tuk ndonjë financim periferik i huaj. Ekonomistët francezë të shekullit të XVIII tokën dhe bujqësinë i konsideronin si burim të vetëm pasurimi. Toka është burimi i të gjitha pasurive ndërsa bujqësia ka për funksion ta rrisë atë pasuri- thonin pak a shumë.

Shkalla e zhvillimit të bujqësisë së një vendi varet shumë edhe nga shkalla e zhvillimit ekonomik të vendit përkatës. Për të vlerësuar se sa e zhvilluar është bujqësia në një vend duhet të shohësh pjesmarrjen që ze ajo në industrinë përpunuese. Në vitin 2013, zhillimi i kësaj industrie ishte një nga premtimet kryesore të mazhorancës së sotme që qeveris Shqipërinë. Sot pas katër vitesh të konsumuara pushtet, siç e kemi përmendur edhe më parë, ky premtim rezultoi një falsitet si pothuajse të gjitha premtimet e tjera. U fol për industri përpunuese, për qendra grumbullimi, për orientim prodhimi kah tregu, për zinxhirë vlerash, për prodhime “made in Albania”, etj.

Premtimet dhe mbajtja e tyre janë në propocion të zhdrejtë në Shqipëri, sa më të mëdha premtimet aq më të vogla punët për realizimin e tyre. Sot nga premtimet për një bujqësi të zhvilluar, niveli i diskutimit ka rënë në: – Si të shpëtojmë nga kanabizimi i vendit? U financua më shumë kultivimi i kërmillit se ai i perimeve, sot kjo mënyrë financimi rezulton totalisht e dështuar, dhe ky është një shembull ilustrues, por jo i vetmi për dështimin e skemave të financimit në bujqësi. Ne sot nuk kemi një strategji të qartë kombëtare për mënyrën se si duhet të zhvillohet dega kryesore e ekonomisë së vendit, bujqësia. Por, në katër vite kemi katër “strategji” të ndryshme, hidhemi sa në një degë në një tjetër. Nuk u bë një studim i hollësishëm i potencialeve, evidentimi i resurseve, dhe të bëhej një plan kombëtarë zhvillimi sipas potencialeve.

U proklamua se do rritej prodhimi i luleshtrydheve, dështoi, u proklamua kultivimi i kërmillit, dështoi, bimët etero vajore, konkretisht sherebela, ishte një tjetër dështim. Të gjitha këto dështime vijnë sepse nuk ka një orientim të qartë të zhillimit të ekonomisë bujqësore, subvencionet nga buxheti shkuan jo aty ku duhej, por aty ku e kërkonte nevoja partiake. Uji në parcel shkon vetëm kur bien shi. Bujqesia shqiptare ka nevoja bazike akoma, ndërkohë sa herë shohim diskutimet në media nga politika niveli i diskutimit bëhet sikur ne të ishim në nivelin e Spanjës, Italisë,Greqisë… Nevojat bazike të bujqësisë janë; infrastruktura, ujitja, mekanizimi, cilësia e farërave, industria e përpunimit, tregjet.

Renditja e prioriteteve është shumë e rëndësishme! Nëse nuk ke ujitje, nuk mund të flasësh për mekanizim, nëse nuk ke mekanizim nuk mund të flasësh për cilësi farërash, nëse nuk ke cilësi farërash nuk mund të flasësh as për industri përpunimi as për tregje. Rilindja po e mbyll mandatin me diskutimin:

- A duhet të mbjellim kanabis apo shafran? Kjo është sa komike aq edhe tagjike, si nisi e si përfundoi objektivi i rilindjes për bujqësinë! Tani katër muaj para përfundimit të mandatit e vetmja gjë që duhet të bësh me rilindjen është të tallesh. Unë i rekomandoj rilindjes më mirë vazhdoni me kanabisin sesa me shafranin, u bie më lirë.

Sharfani është një bimë shumë elitare, është një bimë për një bujqësi shumë të zhvilluar nga ana infrastrukturore së pari, dhe financiare së dyti, kanabisi është më i lehtë. Prodhuesi kryesorë i shafranit në botë është Irani me 93% të prodhimit të përgjithshëm botërorë që prodhon afërsisht 300ton në vit. Greqia renditet në vend të dytë me rreth 6 ton në vit dhe India në vendin e tretë me 2-3 ton në vit. Të mbjellësh një hektarë tokë me shafran kushton rreth 50.000mijë euro, pra siç shihet duhet të jesh fermer i kamur për t’u marrë me këtë punë.

Dhe risku për të dalë pa gjë nga shafrani është shumë më i mëdha se me kanabisin. Financim nga shteti? Kjo te bën për të qeshur. Shafran apo Kanabis? Është njëlloj sikur të kërkosh ngjashmëri midis rilindjes së vërtetë europiane me atë të Shqipërisë 2013-2017!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Fieraku nga ferrasi25/02/2017 15:04

Here e pare qe jam dakort me tfgs1.

Turkofagos25/02/2017 10:38

Shafran apo kanabis?! Kjo eshte ceshtja.... harrojeni misrin, grurin, thekren, tersheren, portokallen, limonin, arren, shegen, ullirin... sepse ato dreq te kujrojne 60 000 grandet bujqesore qe qeveria e Sali Berishes u akordoi fermereve anembane Shqiperise...

Shto koment

Denonco