‘Patrioti’ Rama po bëhet gati të firmosë realizimin jetik të Vorio Epirit

‘Patrioti’ Rama po bëhet gati të firmosë realizimin jetik të Vorio Epirit

Nga Enkel Demi - 21/02/2018

Ndërsa greku është duke realizuar qetësisht projektin shovinist të Megalo Idesë, opinionistët, zëri opozitar i politikës, madje edhe Bashkimi Europian, merren me deklaratën marroke të kryeministrit Edi Rama për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Edhe vetë Edi Rama e di që kjo deklaratë e hedhur si shashkë është një “pesë me hiç”. Ai, prandaj e ka bërë një gjë të këtillë, me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen patriotike diku gjetkë. Madje, makina e tij e propagandës e orkestroi në vetë të parë sulmin ndaj kësaj teze të re, të cilën do e ketë shpikur, teksa lironte mendimet e zëna kaps.

Duhet pranuar që Edi Rama është mjeshtri më i madh i propagandës qysh pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës. Është i vetmi që i njeh kaq mirë caqet emocionale dhe politike të kundërshtarëve të tij mediatikë apo politikë, sa kësaj here eci pas shprehjes së mirënjohur popullore: “hedh budalla një gur në lumë, e sulen të zgjutët ta qisin”.

As ai vetë e as ndonjë tjetër nga makina e tij e propagandës as nuk do, as nuk e çon në mend që dy shtetet shqiptare të kenë një President të përbashkët. Kur nuk bashkojmë dot dy dogana, si mund ta bashkojmë kreun e shtetit?

Por, qëllimi është i thjeshtë; të largojmë vëmendjen nga tragjedia që po luhet në jug të vendit, ku kreu “patriot” i qeverisë po bëhet gati të firmosë realizimin jetik të Vorio Epirit.

E para, premton zona të reja minoritare që do të mbrohen me status (ligj). Himara do të jetë minoritare. Atë që nuk e pranoi kurrë Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fan Noli, madje edhe Enver Hoxha, do e pranojë Edi Rama.

E dyta, termi “Çamëri” do të hiqet nga tekset e gjeografisë dhe historisë. Me heqjen e termit nuk ka pse të ketë më një Çështje Çame e natyrisht nuk ka pse të kërkojmë që në këtë krahinë është bërë gjenocid. Bëhet nul Rezoluta e Kuvendit për Çështjen Çame që e detyron Parlamentin e Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj Çështje Kombëtare.

E treta, në marrëveshjen e detit sipas zërit zyrtar “To Vima” mësohet se Greqia përfiton 306 km2 si në marrëveshjen që rrëzoi Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese.

E katërta, gjuha greke kthehet zyrtare në katër zona ku ne njohim minoritetin, gjë që do të thotë që në qytete si Gjirokastra do i kesh dokumentet e shtetit në dy gjuhë, rrugë, pse jo dhe monumentet, duke e nisur me shtatoren e Çerçiz Topullit.

Mund të ketë edhe pesë apo gjashtë, por janë detaje të tjera që nuk i dimë, sepse këta tanët heshtin, kurse Nikos Kotzias andej është bërë fjalaman. Këta po negociojnë dhe nuk e tregojnë gjallë në botë as negociatorët. Këta po kryejnë punë, por këndej merren me Presidentin e përbashkët, ndërsa Batoni ka hallin që ia kemi shkëputur nga konteksti.

Këto reagimet politike dhe të komentatorëve për presidentin e përbashkët është si puna e Titanikut që teksa mbytej, muzikantët i binin violinës që të mbanin njerëzit me gajret.

/27.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mesila Dodemi21/02/2018 21:19

Enkel kam disa pyetje per ty:

1) a i ke marre leje Thoma Gellcit qe shan Ramen? Neser mund te shkosh per lesh
2) A i ke marre leje Qifes qe shna Ramen se neser mund te perfundosh ne ndonje kanal?
3) A i ke marre leje Mesiles per te share Ramen se neser mund te perfunfdosh ne ndonje palme?

Enkel ti je i pabesueshem se e levizur bishtin aq shume sa te ka dele prapanica zbuluar dhe te gjithe e dine se cfare perfqson.

Enkel ti je nje lapangjoz qe vetem me Mero te vjen hakut.

Enkel ti je nje letyre qe te gjithe te njohin se sa fort e do camerine vetem per te rruar ndonje gje edhe ti edhe Mesila.

Enkel je nje i pacipe qe shet gjithcka vetem per para. Nje njeri i pabese!

Mos shkruaj me se te gjithe te kane neveri. Edhe Mesila te ka thene mos e nxirr me fytyren ne treg se e ke te nxirre sterr.

valle sorkadhesh21/02/2018 19:12

iku enkeli nga tema, doli te syri? po cfare ka ndodhur? se mire kur iku nga berisha dhe u be me ramen. po tani prape iku nga rama dhe me ke po behet? a do kemi revansh boxi demi-baze?? apo do mbillen palma te tjera?

fery21/02/2018 17:28

Rama ne njeren ane ne Vorio Epir , Haradinaj ne anen tjeter ne kufirin me Malin e Zi , qe te dy me sy te qartur...Eeuuu shqiptar eeuuuu , se trojet shqiptare jane tuajat...se kure shqiptarit ia jepe nji post , ai ase banane e tije se njehe ...???

krasasi tp 21/02/2018 16:55

Te futemi ne kontekst.Personalisht ne debatin midis Presidentit dhe Z.Berisha po i konsiderojme pale ne kete debat dhe qeverise nga ana tjeter, jam teresisht ne krahun e Presidentit dhe z.Berisha.Vendimarrjet e medha te z.Berisha pa diskutim kane pasur ne themel interesin kombetar. Por vete z.Berisha ka pranuar se mund te listoj gabime te kryera gjate qeverisjes.Por edhe ta zhvleresosh Presidentin, i cili eshte (i prezumuar) deri me sot dhe ti pervishesh me median e kazanit, do te thote se interesat kombetare duhet ti neneshtrohen interesave dhe kulisave me te huajt.Nuk eshte rastesi qe "Presidenti mbar Kombetar" i propozuar nga Z.Rama pasojet nga pretendimi i "naltemadhnise"se tij nipit te Ahmet Zogut.Nje pretendim i rrezuar ne 1998 me referendum.Sot dhe gjithe diten jane ne fuqi Vendimet e Kongresit te Permetit ku te gjitha mareveshjet e "naltemadhnise" jane hedhur poshte si mareveshje antikombetare.Sigurisht, thelbi eshte marreveshja e turpshme e 1923 qe eshte ne fakt "Bibla e Kurani"ku luajne me ceshtjen dhe interesin kombetar gjithe qeveritaret, por jo shtetaret e Shqiperise me pak dallime.Nese Greket i permbahen traktatit te miqesise te neneshkruar nga dy qeverite duhet te pranojne sipas meje nje fakte, qe nuk mund ta anashkaloj askush qe Camerija dhe me gjere, eshte nje trashegimni shqiptaro-iliro-pellazge(dhe jo as turko e as romake) dhe se problemi i Camerise mund te trajtohet si problem jo vetem i te drejtave te njeriut, po te njihet sovraniteti shqiptar qe do te thote se zona 1-2.burimet e gazit dhe te naftes ne keto zona per shkak te realiteteve te reja te ndahen, 50% me 50%.Por nese te Ne u gjete nje Esat Pashe Toptani dhe nje Ahmet Zog (z.Rama), po me Turqine si do zgjidhet me lufte.Te sakrifikosh eliten politike sot ne emer te integrimeve dhe Reformes ne Drejtesi apo goditjes se korrupsionit, do te thote te lindin dyshime se shpejtesija dhe ngutja per te lare duart shpejt e shpejt me shume faktor institucional e paska pasur nje qellim.Ose sic thote nje shprehje popullore:"bucja lehe larg'.Kryeministri ,Presidenti dhe gjithe ish Presidentet dhe ish Kryeministrat te ulen dhe te bijen ndakort, per nje zgjidhje ne perputhje me Interesin Kombetar.Keshillat e nderkombetareve, partnereve me siguri do jene ne pershtatje me te verteten dhe jo me vendimet e Konferences se Ambasadoreve te Londres te 1913.

DUATRIM21/02/2018 16:14

Ky artikull me mire ti drejtohej IDRIZIT,, sejmenit te komunisteve qe hiqet si CAM patriot, porbashkepunimi e kompromiset me RAMEN ja ku e nxorren,CAMET jane patriote, e demokrate, pavaresisht ndonje sythi qe na bashkepunon me rilindjen. Tradhtari RAMA, nuk do mund te realizoji qellimet e tije tinezare, e puciste ndaj popullit, sepse mese fundemi maska e tije hipokrite eshte cjerre. Shpetimi i kombit do tevije kur te largohet me ose pa deshiren e ketij pushtuesi te popullit shqiptar.

Dixi21/02/2018 14:58

Sa keq që nuk u poqët me Ramushin tonë,liderin global, presidentin e dy shteteve në vitet e mëpastajme. Ai punon kundër interesave të vendit të vet. Ai është i shitur dhe i blerë nga bandat për pak pushtet, famë e para. Aq më keq nga të huajt, që medemek don të na çojë drejt Evropës, duke I rënë nga Erdogani, Putini apo Kina. Siç e dredhët ju e dredh edhe ai, nuk e ka problem. Sa herë të ndrroni parti, aq herë do t'ju mashtrojë ai. Më mirë heshtni, sepse nuk ju beson njeri. Prostitucioni politik nuk e justifikon qëndrimin tuaj. Tani shkoni me partinë e Ngjelës.

i deleguari21/02/2018 14:20

Avash cik ti Enkel,se do degjoje Shpetim Idrizi e do te te beje qepaze.Po te kish rrezik, larg qofte ,per ndonje nga keto qe thua ti,Shpetimi do ta kish nxjerre kemben nga rrethi.

Malsori21/02/2018 11:46

Mire ja ben, se ju mutrit e mediave e mbeshtetet edhe pasi talli menderen me ju.
Ka turp me te madh qe partia e çameve PDIU vazhdon te votoje akoma per kete qeveri?!

juri21/02/2018 11:30

enkel demi te diskutoj nje here me zonje mesila doden per ceshtjen se ka votuar ne parlament gjitha nismat e edi rames nderkohe qe kishte marr voten time si pd dhe shkoj mojtas pastaj te flase

arusha panda21/02/2018 11:04

Shkrim shume i goditur. Nisur nga ligji "per martesat e homoseksualeve" qe ishte nje gjetje e Berishes ne momentin kur kundershtoheshin zgjedhjet e vitit 2009, KM aktual ka filluar ta kopjoje per cdo skandal qe ndodh ne Shqiperi dhe qe duhet thene nuk jane te pakta. Si mund te flitet per nje president te perbashket kur per t'ia arritur kesaj duhen ndryshuar dy kushtetuta? Ky fakt tregon injorancen ne shtetformim te KM. Si mund te flitet me ndjenja nacionaliste nderkohe qe Vorio Epiri kthehet ne realitet per greket? Kjo tregon se patriotizmi i KM eshte falls dhe cdo gje behet per "raison d'etat". e thene shqip per te mbajtur pushtetin me cdo kusht. Me kujtohet kur foli ne konference shtypi me Vucic, thenjet patriotike gati nacionaliste per Kosoven bene qe shume njerez te ta konsideronin KM si njeri patriot. Por, nje nga gazetaret qe kishte qene me shpuren e KM ne avion, beri nje deklarate ndoshta naive, ai tha se stafi i KM kishte paralajmeruar per surpriza ne konferencen e shtypit me Vucic. Nga kjo deklarate u kuptua se lideri global dhe lideri i serbeve te Ballkanit, kishin rene dakord qe me pare per ato qe do thuheshin per te fituar pike si nacionaliste. Shkurt, fjalet dhe veprat e KM ndryshojne kryekeput dhe prandaj as qe mund t'i zihet bese. Cdo "gafe" qe ben nuk eshte e paqellimshme, gazetat dhe nderkombetaret do te harrojne gjerat e rendesishme dhe do merren me dicka pa pike vlere te hedhur ne treg pikerisht per marramendje te pergjithshme. Rendesi ka mbajtja fort ne duar e pushtetit

Palma21/02/2018 11:01

O enkel u kujtove tani o legen pasi tu tha palma. Ruaj b... nga miku tend rama nje anetar i lgbt megjithese edhe ti ke kobe qe e kruan me qorromidhe... ku e ke ate foton me gishtin ne faqe apo e ke futur ne prapanice o legen!

Shto koment

Denonco