BE e përçarë për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

BE e përçarë për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor

Nga SYRI.net - 16/02/2018

Në një shkrim të gazetës javore The Week, thuhet se “liderat europiane janë të përçarë lidhur me zgjerimin e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor nga frika se mos zgjohen forcat e errëta”.

Komisioni Europian ka përcaktuar gjashtë shtete për t'u bashkuar me BE brenda shtatë viteve të ardhshme: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria.

Ndërkohë që Evropa po përballet me sfidën e Brexit, është rritur në nivele të larta të populizmi euroskeptik në të gjithë kontinentin. Nga një sondazh i fundit i Eurobarometrit rezulton se më shumë se 60% e gjermanëve, francezëve dhe belgëve janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE dhe europianëve iu duken marrëzi planet për anëtarësime të reja në BE.

Shpresa në Bruksel është se anëtarët e rinj mund të ndihmojnë në forcimin e kontrollit mbi migracionin, duke ofruar një metodë efektive për të luftuar ndikimin në rritje të Moskës në Ballkan dhe në Evropën Lindore.

Polonia, Italia dhe Austria janë ndër ata vende që favorizojnë përfshirjen e rajonit të BP në BE, për shkak të rritjes së ndikimit rus dhe kinez në këtë rajon.

Pas takimit të ministrave të jashtëm të enjten, Karin Kneissl i Austrisë u tha gazetarëve: "Kush do të jetë i pari në Beograd - Kina apo BE? Prandaj ne duhet të të veprojmë sa më shpejt, pasi ky rajon është lagja jonë".

Megjithatë, mendohet se zgjerimi i BE-së në dy dekadat e ardhshme "mund të krijonte probleme për shtetet ekzistuese anëtare, sepse ky zgjerim do të conte në një rritje të konsiderueshme të popullsisë pa mundur të rritet GDP” ka shkruar para disa ditëve Daily Express.

Sipas Reuters, Gjermania është "shumë e refuzuese" për përshpejtimin e kalendarit të zgjerimit të BE, duke vënë theksin në mangësitë e sundimit të ligjit në shtetet e reja kandidate, përfshirë edhe vende anëtare të tilla si Rumania, Bullgaria, Polonia e Hungaria.

Edhe me mbështetjen e plotë të të gjithë 27 anëtarëve të BE-së, "anëtarësimi do të jetë ende një sfidë e madhe për cilindo prej gjashtë vëndeve që të kualifikohen për anëtarësim", shkruan Financial Times, duke vënë theksin te "krimi i organizuar, korrupsioni në çdo nivel të qeverisë , dhe ndërhyrjet në media ".

Anëtarësimi i vendeve të BP, të drejtuara nga liderë autoritarë e të korruptuar do të zgjeronte brënda BE numrin e liderave që sillen si Orbani i Hungarisë”, thotë Toby Vogel i Qëndrës për Politkë Europiane. Kurse më kritikët në Bruksel deklarojnë se “ky veprim do të ndizte flakët e nacionalizmit e populizmit, dhe do t'i jepte mundësi Orbanit të kishte aleatë të të rinj brënda BE", raporton Deutsche Welle.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco