Arratia e tretë e Edi Ramës

Arratia e tretë e Edi Ramës

Nga Sali Berisha - 28/01/2018

Edi Rama dje mori arratinë. Për të zhdukur çdo gjurmë, ai mbylli për herë të parë edhe vërvër TV-në apo teleneverinë, siç po e quan populli ERTV-në e tij.

Ai kishte njoftuar se do të shkonte në Shkodër, por në fund zgjodhi vrimën e miut ku mbajti frymën në arrati për 24 orë. Pas 20 shkurtit të vitit 1991 dhe 14 shtatorit të vitit 1998, kjo ishte arratia e tretë e tij. Por, siç i thonë fjalës, “e treta e vërteta”!

Kjo, sepse e para ishte një evakuim me autoblinda i Bllokut ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. E dyta, ditën e varrimit të Azem Hajdarit zgjati vetëm 10 orë, kurse kjo e fundit në të vërtetë rreth 48 orë, pasi përveç disa pamjeve nga Davos, ai u zhduk nga ekranet e TV dhe valët e radiove 48 orë.

Militantët socialistë u dëshpëruan thellë me liderin e tyre mbatharak. Papagajtë e tij u thanë mediave se qëndrimi i Berishës në zyrë më 21 janar ishte shkaku i viktimave prandaj Rama mirë bëri që ia mbathi!

Kurse analistët u mjaftuan me konstatimin, por nuk analizuan shkaqet e kësaj zhdukjeje, kësaj heshtjeje të plotë të tij ndaj këtij tmerri infernal të papërjetuar prej tij kurrë më parë!

Këtu më poshtë po rendis disa nga arsyet e heshtjes mortore të Edi Ramës, heshtje që tronditi aq shumë narkoqeveritarët, narkodeputetët, narkozyrtarët e tij.

Së pari, Rama u tmerrua sepse pa dje nga vrima ku ai ishte futur atë që ai kurrë nuk e kishte imagjinuar. Ai pa se bashkimi i opozitës në të gjithë spektrin e saj, të cilën ai vetëm një javë më parë e quante se nuk ekziston, prodhoi dje jo një protestë, por një tsunam popullor, shpresë për mbarë shqiptarët dhe urrejtje ndaj narkoshtetit të tij, që në çdo çast e në pak minuta mund ta fshinte dhe mund ta fshijë nga faqja e dheut!

Së dyti, Rama u tmerrua sepse ai si vote-killer, vrasës i votës së qytetarëve shqiptarë, pa dje, pothuaj në harkun kohor të 100 ditëve të formimit të qeverisë së tij të ngritur mbi drogën dhe krimin, atë që kurrë nuk e kishte besuar se do të shihte, protestën gjigande, siç e quajtën mediat e huaja të atyre që më 25 qershor ai me drogë, banda dhe pushtet krimi iu kishte vrarë votën dhe së bashku me të edhe shpresën.

Ai u lebetit dhe u zhduk dje me keq se me 14 shtator te vitit 1998, sepse protesta e djeshme iu duk si monster gjigande apo si marshi i fantazmeve qe vershoi nga te kater anet e vendit dhe pushtoi Tiranen e atyre qe u kishte vrare voten dhe shpresen, te cilet u ngriten si feniksi dhe me fuqine e tyre mund te benin pluhur dhe fshinin ne pese minuta nga faqja e dheut pushtetin e narkoshtetit te tij.

Se treti, Rama u tmerrua dhe heshti duke mbajtur frymen ne skuten ku ishte futur sepse dje konstatoi se shqiptaret e te gjithe spektrit politik opozitar, madje edhe qindra e mijra socialiste, shume prej te cilve ishin dje, konsiderojne dosjen Tahiri-Habilaj, dosjen e Xibrakes, aferat e Armos, djegesve, tarifave te sterlarta te universiteteve etj etj, shume me te rrezikshme se sa bombat dhe armet kimike te Sirise.

Mirepo ne vjeshten e vitit 2013 ai arriti te shuaj zemerimin popullor duke dale genjeshtar dhe anulluar premtimin e dhene, kurse tani nga keto dosje, skllav i te cilave eshte, nuk ka shpetim.

Perpjekjet e fundit donkishoteske, si zgjedhja e tij kryegjykates dhe kryeprokuror, mbyllja njera pas tjetres e dosjeve te aferave te medha, pengimi i drejtesise per arrestimin e Tahirit dhe kthimi i pasaportes se tij, lirimi i Sotes, ekstradimi i financierit te Habilajve ne Itali etj etj, jo vetem qe nuk kane frikesuar njerezit por perkundrazi i kane revoltuar per vdekje ata, ndaj dhe vershuan si asnjehere me pare drejt Tiranes per ti kthyer restin qe meritonte ai dhe narkoshteti i tij.

Si perfundim, dje qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise nen udheheqjen e opozites, ndryne Edvin Kristaq Ramen ne vrimen e miut, ne banesen e heshtjes mortore dhe e shnderruan ate ne kufome politike te pakallur...!

Nderim dhe mirenjohjen me te madhe per ata qindra mijra qytetare, qe me protesten e tyre madheshtore iu treguan shqiptareve dhe botes se ne Shqiperi shumice eshte opozita kurse narkoshteti po shkon ne kazanin e plehrave te historise! Revolucioni vazhdon! Fitore!! sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp29/01/2018 16:20

"Vdiq Naimi ,vdiq Naimi , moj e mjera Shqiperi,vdiq Naimi po kush mbeti,si Naimi ska njeri".Keshtu mund te shreheshin ndryshe Pedagoget dhe "Filozofet"Kontekstualist te Tiranes.Mirpo, Ata u shprehen troc.Qytetaret nuk do pranojne mendoj une,per Kryeminister dhe as per zevendesa te tyre ata qe "..jane pjese e sukseve dhe deshtimeve te qeverise se Sali Berishes,pa na dhene prova se ADN e tyre, nuk eshte pjese e disa bijve te ngelur jetim dhe pa atesi, ne tregun politik shqiptar". E gjitha sa theksova eshte pak a shume ajo qe ka cituar Pedagogu dhe Publicisti Agron Gjekmarkaj.Ndoqa prononcimin tuaj per Gjykaten Speciale ne Kosove.Ekselent si gjithmone.Per analogji, te njejten gje duhet tua shpjegoni bashkepartiakeve dhe gjithe opozitareve.Ketyre mazhoritaristeve jua shpjegojne te tjere.Kane kerkuar ndihme dhe me siguri nuk do ju mungoj.Te hapin Kushtetuten e Republikes se Shqiperise , te ulen e te jetesojne cka eshte vendosur nga 140 Deputetet dhe ate cfare kane mare persiper SHBA dhe B.E.Nuk jemi ne rastin dhe ne pa pergjegjshmerine e nje bariu, qe per te perfituar ca kullota me shume i ve zjarrin pyllit, pa e ditur se cfare permasa do mare zjarri dhe cfare deme do sjell.

SULO29/01/2018 00:28

LU ESHTE ORTAKU DHE GOMONIA E E.RAMES...

Koment28/01/2018 22:54

Sali, Nese opozita do qeverrine brenda tre muajsh Lulzim Basha duhet te heqe dore nga ideja e kryeministirt.Opozita duhet te mbledhe nje kuvend te madh mbareshqiptar ku te percaktoje qarte vizionin e saj. Kryeministri i ardhshem duhet te jete nje figure e re politike i besueshem dhe i pa kontestuar. Asnje ishminister i qeverrive te meparshme dhe asnje deputet perpara kesaj legjiislature nuk duhet te jete kryeminister.Te hiqet dore njehere e mire nga emerimi ministrave puthadore dhe pa shtylle kurizore.Te jene profesioniste ne fushat e tyre dhe dhe jo me te rinj se mosha 45 vjecare. Nuk mund te drejtohet shteti me adoleshente nuk e kemi ende ate luks.Krijoni nje strategji te qarte bashkepunimi me partite opozitare ne menyre qe te mos kemi probleme tepsie me vone.Nese LSI e me radhe do filloje punesimin e militanteve te vet ne administrate, cdo shprese eshte e kote. Cdo punesim duhet te jete me konkurse te hapur me kritere te mire percaktuara. I beni keto gjera dhe ringjallni shpresen ne kete vend dhe brenda pak muajsh Rama jep doreheqjen dhe vendi shkon ne zgjedhje te parakoheshme.Fitoja e sigurt.Ndryshe mjer ne....

edvin28/01/2018 21:33

Dr.Berisha lere euforine dhe mendoni kush tjeter do e beje qeverine!Ne se eshte fjala per Erion Veline Kryeminister te ri,fatkeqesisht asgje nuk ka ndryshuar per shqiptaret! Ne se vazhdoni te shpresoni tek Luli,ju siguroj qe qeveria e tij nuk do beje pune me cilesore se çberi ai Minister Transporti,me rrugen nga mbukalimi Fush Kruje,deri tek kthesa per ne Rinas!Shqiptaret nuk e duan fare E-dramen!Por ata nuk mbajne me eksperimente te tjera me modele SOROS.

fery28/01/2018 19:45

E si per ironi , syte e kqij thone se Edi Rama eshte pa ne Kosove , ne restorantin " ambijenti "te pronarit Besnik,ne Prizren , te cilin shpesh e frekuenton bashke me vellaun e tij te vogel Thacin .Syte e kqije thone se Edi Rama, kesaje here , per ironi, ishte vetem me disa percjelles te tij por , pa Thacin ne krah ..Nji Zot e di se eshte kjo qe thone syte e rreme e vertete , apo eshte nji lajm i rreme ...!!!

Leka 28/01/2018 16:12

Nuk e besonte të mblidheshin a shumë protestues, ndryshe do ikte tek soji i vet erdogani ose vuçiqi.

Shto koment

Denonco