Elozhet e Ramës për Policinë dhe akti në kufijtë e terrorizmit në Shkodër

Elozhet e Ramës për Policinë dhe akti në kufijtë e terrorizmit në Shkodër

Nga SYRI.net - 13/01/2018

Sot në Shkodër pak para mesditës ndodhi një akt i rëndë, në kufijtë e atij terrorist, duke shkaktuar 8 të plagosur. Ngjarja ndodhi në një kohë kur Kryeministri Edi Rama në Lezhë lavdëronte policinë, ndërsa ne Shkodër, mbante fjalimin Drejtori i Policisë Shkodër, në kuadër të veprimtarive për 105 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.

Rama nuk nguroi të thurte lavde dhe elozhe për atë që e quan policia që duam. Një fjalimin e tij, anashkaloi shumë çështje, nuk kërkoi ndjesë për paaftësinë, ne rastin më të mirë, për kanabizimin dhe përfshirjen e drejtuesve të policisë në veprimtari kriminale. Mjafton fakti se tre zyrtarë të lartë policie janë në kërkim dhe një kryepolic I shkarkuar për "punë të mirë" për të qenë një shkak që sot t'i kërkohej ndjesë taksapaguesve shqiptarë. 

Një  nga detyrat që ka policia është parandalimi i ngjarjeve kriminale, aq me tepër si ajo në Shkodër, ku është në kufijtë e një akti terrorist. Policia sqaroi se objektiv i atentatit ishte një nga të plagosurit, por bashkë me të, u plagosën edhe 7 persona të tjerë, secili në punën dhe hallin e tij. Nga shpërthimi i ndodhur dhe rrezja e veprimit, dyshimet janë për një sasi të madhe lënde plasëse, ose një lende me forcë të madhe veprimi.

Nëse merret e mirëqenë çdo version që jep policia, kjo nuk minimizon aspak rrezikun që secili prej nesh ka për shkak të nivelit të sigurisë. Dhe kjo ndodh edhe për faktin e mosbesimit të publikut te policia, për shkak të paaftësisë të drejtuesve të saj, apo imazhit të cënuar. Imazhin Policisë nuk ia ka cënuar publiku që kritikon apo opozita për shkak të akuzave, por fakti se për pothuajse një mandat të plotë, piramida e saj drejtuese, përfshi edhe ish-ministrin e brendshëm, lejuan kanabizimin e plotë të vendit.

Ndoshta dikush sot apo nesër mund të justifikohet me faktin se ngjarje të tilla ndodhin në çdo vend, por prapë kjo nuk e zgjidh problemin, atë të sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pronës. Kjo nuk është policia që meritojnë shqiptarët, ky nuk është niveli i sigurisë që meritojmë të kemi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco