A ishte e nevojshme letra e Metës për Trump?

A ishte e nevojshme letra e Metës për Trump?

Nga Dritan Hila - 27/12/2017

Letra me anë të së cilës Ilir Meta i kërkonte ndjesë presidentit amerikan Donald Trump, për votën shqiptare që përkrahte rezolutën me të cilën dënohej akti i SHBA për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, shkaktoi një valë reagimesh në media.

Natyrisht që është një akti i paprecedentë, por jo i pakuptimtë.

Ilir Metën mund ta duash apo ta urresh, por vetëm si injorant në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk mund ta quash.

E ka nisur këtë karrierë që në kohën e FRESSH-it, kur sillte delegacione partish socialiste perëndimore dhe sjellë deri sot, në eksperiencat e rëndësishme shtetërore.

A kishte të drejtë në aktin e tij?

Nisur nga ana institucionale, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sidomos votimet e rëndësishme në OKB, Presidenti i Republikës është e nevojshme të konsultohet, madje mund të verë edhe veton në raste kur e shikon të arsyeshme.

Dhe teorikisht ka të drejtë. Ai përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa qeveria vetëm atë të mazhorancës.

Edhe ambasadorët janë përfaqësues të tij. Ndaj është e domosdoshme konsulta. Si praktikë, informacionet që vijnë nga ambasadat, duhet t’i kalojnë paralelisht edhe presidencës. Kjo është një praktikë që nuk është zbatuar në të shkuarën.

Ambasadorët shikonin humorin e ministrit dhe shefit të qeverisë, dhe nuk e vrisnin shumë mendjen për Presidencën.

Kjo, e stimuluar edhe nga fakti se presidentët shqiptarë kanë qenë që të gjithë politikisht të dobët.

Në rastin e Ilir Metës ndryshon puna. Jo vetëm sepse ka mbështetjen e partisë që ka krijuar por edhe për shkak të individualitetit të tij.

Dhe tani vijmë tek problemi i dytë: A ishte letra që i shkruajti një akt karikaturial; i panevojshëm dhe sfidues për qeverinë? A ishte i ekzagjeruar kritika e tij ndaj votës së qeverisë shqiptare në OKB? Aspak.

Së pari duhet të kemi të qartë që ajo votë ishte një bast personal i Presidentit Trump. Mbase ai e ka ditur që rezoluta do të kalonte, por jo me atë përkrahje të lartë që pati.

Jo më kot kërcënoi se do të mbahej shënim çdo votë pro rezolutës dhe kundër vullnetit të SHBA. Dhe jo më kot shumë shtete që kanë interesa me SHBA u matën përpara votimit.

As pretendimi se SHBA nuk e ka kërkuar votën tonë nuk qëndron. Nuk dihet si ka vrepuar ambasada e tyre në Tiranë, por ambasadorja pranë OKB Nikki Haley mori pjesë në një tubim të diasporës shqiptare dhe premtoi rritjen e përpjekjeve të SHBA për njohjen nga shtete të tjera për Kosovën.

Me siguri pavarësisht vjehrrës shqiptare, ambasadorja Haley nuk ka kohë për të humbur që të marrë pjesë në tubimet shqiptare, por ishte një pakt i hapur për shtetin shqiptar.

Të hysh pastaj të rrëzosh argumentet se kështu veproi BE, apo Gjermania, apo zërave se ishte antiTrump, nuk ia vlejnë. Janë tepër infantile.

Por le të kthehemi tek akti i Ilir Metës. A duhet ta bënte këtë hap. Praktikisht është një hap i guximshëm. Por në asnjë rast qesharak. Në një vend të madh do të ishte dramatik, shenjë e përplasjeve institucionale.

Ndërsa në vendet e vogla është shenjë e mosfunksionimit të shtetit. Gjithsesi me hapin e ndërmarrë Ilir Meta ka ndihmuar që Shqipëria mos të futet në listën e zezë të politikës amerikane. Pasi ata mund të falin aberracionet e kryeministrit, kur hap ekspozita në New York dhe tallet me një kandidat presidencial. Por nuk mund ta falin poshtërimin publik nga një vend për të cilin kanë investuar aq shumë që nga Lufta e dytë Botërore e këtej./dritare.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Iliri Shkoder 28/12/2017 15:16

Shkurt dhe sakte .... Politika e jashteme shtetrore nuk asht as e shumices e as e pakices , ajo asht e interesave kombetare , pra as vetem shtetrore , por qe i sherben interesave te kombit , kudo ku ka shqipetare , ne Ballkan e ne Bote ...

Roza Trendafili27/12/2017 22:11

Ti Hila Hileqari hiqesh se di te shkruash, te besh politike, te shesesh diplomaci, por ne te vertete di vetem nje gje: Ndjek koqet e dashit si dhelpra dikur, me shprese se ato do te keputen e do te sigurosh nje vakt buke.
Good luck!

Aqifi27/12/2017 17:40

Plotesisht dakort me komentuesin ajo...
SHQIPERIA NUK ESHTE ÇIFLIK I rames...
rama eshte nje bubrec i perkohshem qe do hyje ne histori si kryeministri pa brek dhe antishqiptar...

JURI27/12/2017 16:44

KJO NUK ESHTE LOJE ESHTE BERE ME MEND NE KOKE NUK NADUHET AMERIKA FBI CIA NA DUHET RUSI KJO ESHTE LOJA KANE FRIK FBI U PELQEN RUSI E RREZIKSHME........

nje qytetar27/12/2017 16:40

Sadoqe me qendrimet pro socialiste te ambasadoreve te fundit amerikane ne Shqiperi, sikur ka njefare renie te entuziazmit pro amerikan, Megjithate, kam bindjen se ne teresi si shumice, shqiptaret ngelen si populli me amerikandashes ne Europe e kjo i ka arsyet e saj ne fakte historike qe nis qe nga njohja e shtetit shqiptar te Ismail Qemalit.
Sa i takon z.Meta me cilesine e tij si president i Shqiperise, duke dale me deklaraten e fundit, nuk mund te flitet per ndonje "hap te guximshem" por thjeshte ka bere detyren e tij ne mbrojtje te kombit e shtetit shqiptar. Nuk me duket se i ka kellqet asnje politikan apo gazetar shqiptar, qe te beje karshillek e te kundershtoje vendimet e presidentit te zgjedhur me votat e shumices se elektoratit amerikan. Ka nje vit qe "Ameriken" ka te drejten ta perfaqesoje vetem administrata e re e presidenti Trump. Shume abuzohet ne politiken e mediat shqiptare me fjalen "kunder Amerikes" sikur fjala "Amerike" te perfaqesonte cilindo dipllomat apo politikan amerikan. Vendimin per ta quajtur Jeruzalemin si kryeqytet te Izraelit ka shume vite qe e kane mare Kongresi e Senati amerikan. Z.Trump pati "kurajon" qe pas kaq shume vitesh ta "dekretonte" ate vendim. Pra nese dilet kunder ketij vendimi, dilet kunder Kongresit e Senatit amerikan e interesave kombetare amerikane. E kush na qenka shqiptari qe i ka hyre kesaj aventure ? Pas Enver Hoxhes dikur, na doli Edver Rama.

Ajo27/12/2017 16:22

Jam plotesisht dakord me ju, Hila.
Megjithe respektin qe ka per Fatos Lubonjen ( megjithese nuk ndaj me te adhurimin per klasen e majte politike si rrjedhoje e zhgenjimit ne rinine time te hershme prej diktatures, packa se ajo pefaqesonte ekstremin e majte, por gjithsesi e konsideroj te majten hipokrite dhe me pak produktive se te djathten e moderuar), sepse e di qe ai nuk prononcohet pro rezolutes qe ti sherbeje Rames ne dite te keqe. Jo. Besoj se Fatosi, si idealist, akoma mendon se duhet te mbrojme me te dobetit ( packa se historia ne kete rast eshte ne anen e izraliteve). Nuk mendoj me qe nje vend si ne, pesha e te cilit ne vendimmarrjen boterore eshte minimale, duhej te renditej pas Gjermanise, apo Frances dhe Britanise ( kur dihet qe jane pikerisht keto dy te fundit qe shkaktuan katrahuren e Lindjes se Mesme ne prag te perfundimit te Luftes se Pare Boterore) sepse ato shtete kane interesa shume te medha ne kete ceshtje, ndersa Shqiperia me halle duhet te kujdeset per te miren e saj. Apo harruat qe palestinezet qe ne rinine time ishin 24 ore te pranishem ne jeten tone ngaqe Enveri i kish shume per zemer, kurre nuk kane njohur shtetin e Kosoves. Pra, nuk iu kemi asnje borxh, perkundrazi. Shqiperia nuk eshte ciflik i Edi Rames qe te beje si te doje dhe Meta eshte ne te drejten e tij ta nxjerre zbuluar sorisistin Rama ne sy te administrates amerikane.

Shto koment

Denonco