Çfarë u tha në takimin me presidentin

Çfarë u tha në takimin me presidentin

Nga Sazan Guri - 07/10/2016

Në ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve ndodhen 110 faqe që të diktojnë sesi menaxhohen mbetjet e vendit dhe vetëm një togë fjalësh në nenin 49 pika ‘d’ shpreh lejimin e importit të mbetjeve.

Ligji është i transpozuar (i ardhur pikë për pikë) nga Parlamenti Europian, ndaj edhe quhet i përafruar si Ligj, me ndryshimin se në Ligjin Europian nuk ekziston togëfjalëshi i lejimit të mbetjeve të importit.

Ligji i mbetjeve të importit nuk doli nga një nevojë e shprehur sipas një studimi ‘general’, por del nga mangësia e organizimit të pushtetit lokal dhe qëndror për trajtimin e mbetjeve qysh në burim. Ligji nuk shoqërohet me paketa financiare dhe me gjendje infrastrukturore.

Konventa ndërkombëtare, si ajo e Bazelit na dikton se mbetjet e çdo vendi duhet të minimizohen sa më shumë në burim dhe e dyta duhet të riciklohen sa më afër burimit të ushqimit. Ndërsa, Konventa e Aarhuz-it na dikton se për ligje të tilla duhet të bëhet pjesë publiku, madje edhe pjesë e vendimmarrjes. Këto vendime të mëdha të këtyre Konventave që janë mbi Ligjet e vendit janë të shkelura nga ky Ligj i mbetjeve të importit.

Tjetër është se, më parë se Ligji duhet të ishin kryer pesë studime të mëdha si: 1. Studimi fizibilitetit; 2. Vlerësimi Strategjik Mjedisor; 3.Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për secilën mbetje qe mendohet të vijnë; 4. Studimi i analizës së kostove humbëse dhe përfituese dhe 5. Marrëdhënie me publikun. Sa herë që hidhet në lojë ‘Ligji i Importit të mbetjeve’ ka vetëm një person që përfiton, siç mund të jetë Kryeministri i radhës, dhe si gjithmonë Kryetarët e Bashkive që duan mbetjet të mos ndahen, në mënyrë që të kenë më shumë pjesë, kur mbetjet janë bashkë.

Ligji i mbetjeve me të vërtetë flet per mbetjet, por mbasi përpunohen prej Kompanive të riciklimit, ato prodhojnë 1-2% mbetje të rrezikshme dhe 20-30% mbetje të mbetjeve që janë veçse plehra, dhe pikërisht këtu është shqetesimi dhe pyetja e vetme, se ku do të venë këto më pas? Ndaj edhe theksojmë fort se: pa patur 5-6 landfill-e regjionale të mjaftueshme për mbetjet familjare, pa patur landfill të mbetjeve më vehte të rrezikshme, më vete të mbetjeve industriale, më vehte të mbetjeve inerte, infrastrukturë dhe paketim-ambalazhimi, kurrsesi se mund të bëhet fjalë për riciklim të mbetjeve të importit.

Ndaj shprehim me plot bindje, se edhe sikur mbetjet e vendit të bëhen zero, kur të jetë e gjitha infrastruktura e mësipërme, madje edhe të kesh 10 vjet përvojë pozitive të këtij lloji, at’here, ulemi e flasim per mbetjet e importit, sikundër vendet e tjera kanë ricikluar të tyret, kanë ngritur infrastrukturë dhe pastaj kërkojnë dhe japin mbetje në formë malli sipas tregut në bursë.

Kjo është devizë dhe nuk pranon negocim tjetër jashtë saj.

Ndaj dhe kompanitë që merren me mbetjet e vendit quhen kompani riciklimi, të cilat ndihmohen dhe nga taksat e qytetarëve apo të qeverisë për të kryer këtë proces, por ama mbtetjet e vendit, edhe kur ato dalin me humbje. Përndryshe, kur japin e marrin mbetje importi ato janë kompani jo riciklimi dhe shërbejnë si kompani biznesi.

Kemi 16.000 raste kanceri në vit, që do të thotë ajri i ndotur, ku vendi ynë është renditur i pesti në botë nga fundi. Sëmundjet kanceroze kanë zbritur deri në moshën 15 vjeç. Që do të thotë ujë të ndotur, ku fabrikat tona e derdhin të patrajtuar atë. Që do të thotë dhèra të ndotura, ku vendi ynë kequshqen produktet bujqësore, të cilat më pas ato na kequshqejnë ne. 2000 impiante pune shërbejnë në Austri për tetë milion banorë që propocionalisht i bie 700 impiante për vendin tonë, ndërkohë që ne nuk kemi më shumë se 100 kompani të tilla.

Në 3 milion banorë që jemi, ne prodhojmë minimalisht 2400 tonë në ditë, që në vit i thonë rreth 900 mijë ton, e shumëzuar me koefiçentin 0.6 që flet për treguesin e lendës së aftë për riciklim, do të thotë që kemi 540 mijë ton në vit lëndë të pare dytësore për ricikluesit, ndërkohë që po kaq ton formohen edhe nga kompanitë që prodhojnë produktet tona konsumatore.

Në total kemi një milion ton mbetje që mund të përdoren si lendë bazë për riciklim dytësor. Kemi kuptuar se kompanitë tona aktuale të riciklimit kanë nevojë për rreth 200 mijë ton në vit lendë të pare dytësore.

Pra, na duhen edhe 5 herë më tepër kompani riciklimi që të  çojnë në zero riciklimin e mbetjeve të vendit. Ja pse ligji i importit të mbetjeve pastron Europën dhe ndot Shqipërinë. Ndaj qeveria duhet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për ekologjinë shqiptare dhe të marrë masa, jo për të pastruar Europën, duke iu hequr mbetjet, por të pastroj vendin, duke i menaxhuar ato.

Qysh nesër, ajo mund të detyrojë 100 mijë bizneset e vendit të sistemojnë mbetjet përkatëse në mënyrë të tillë që të tërhiqen nga Kompaniutë e Riciklimit dhe këto përbëjne 70-80% të mbetjeve në vend. Vetëm kështu mund t’i themi ndal fasonerisë së riciklimit, boll më fasonerisë së kanabisit, mos të merremi më me fasonerinë e prostitucionit dhe as me atë të devijancës nga rregullat biologjike të njerëzimit.

E vetmja fasoneri në Shqipëri ëshë ajo e Turizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco