Si dhe pse u morën vesh qirje Rama dhe qirje Cipras?!!!

Si dhe pse u morën vesh qirje Rama dhe qirje Cipras?!!!

Nga SYRI.net - 12/11/2017

Asgjë nuk ka ndryshuar mes Greqisë e Shqipërisë, por edhe as mes Shqipërisë e Turqisë. Ditmiri ka kërcyer një valle tipike të Kretës me Kotzias me porosi të Ramës. Kjo ngjarje shërben edhe për të hequr vëmendjen nga Tahiri por edhe për ti kërkuar ndjesë/falje Greqisë për gjithçka ka ndodhur deri tani.

Rama e shpalli Turqinë aleate strategjike dhe për të bindur apo më saktë, për të rritur besimin te Erdogani, riaktivizoi sherret e vjetra po edhe sajoi sherre të reja me Greqinë. Qëllimi ishte i dyfishtë. Së pari duke përfituar nga marrëdhëniet e mira me Turqinë të fillonte të imitonte stilin e Erdoganit, me qeverisjen autoritare. Dhe së ndyti, të fitonte mbështetje financiare nga Turqia e simpati personale nga Erdogani. Kjo ishte edhe një këshillë që i vinte nga “sekseri” Toni Bler, që synonte të fitonte një dorë të majme parashë nga “3 miliardshi” që Rama kishte deklaruar me anëtarët e ekipit të tij, se do ti vinte nga “miku i mirë” Erdogan. Por gjëra nuk shkuan në këtë mënyrë...Erdogani nuk do të shihej me sy të mirë nga ato anë prej nga Rama e kishte vështirë të bënte lojra të rrezikshme. Çfarë sherresh sajoi Rama me Greqinë që për të mos rënë vetë në sy i vendosi në gojën e Ditmirit, që ishte gati të bënte gjithcka mjafton të qëndronte ministër?

Së pari, hodhi në erë marrëveshjen për kufirin detar mes Greqisë e Shqipërisë, e cila ishte miratuar më parë nga qeveria e mëparshme. Këtë veprim e kreu bazuar në këshillat që kishte marrë bga “sekserët lobistë” para se të fitonte zgjedhjet e 2013, por që pas marrjes së pushtetit as vetë nuk e dinte sesi do ta gjente zgjidhjen, vecse duke “ulur brekët” në një moment të caktuar, ekzaktësisht sic ndodhi në Kretë këto ditë mes Ditmirit e Kotzias apo më saktë mes Ramës dhe Cipras, sepse Ditmiri ishte gjatë të gjithë kohës në lidhje telefonike me Ramën.

Së dyti, ngacmoi nervat e politikës greke, duke kërkuar me një retorikë nacionaliste e populiste, cështjen çame, të cilën e kishte shumë të qartë që ishte një cështje e komplikuar dhe me pak gjasa të zgjidhej me retorikë nacionaliste e provokime banale. Madje shkoi edhe më larg, duke implikuar për këtë problem delikat mes dy vendeve edhe eurodeputetin Fleckenstein; i cili thuhet se ishte gati të bënte gjithkca në favor të Ramës sepse kishte marrë një shuk të mirë për angazhimin e tij.

Së treti, gjatë të gjithë kohës e në mënyrë frekuente, për të çuar më larg sherret do të ishte vetë Rama që do të sulmonte herë pas here në mënyrë qesharake e foshnjore, si qeverinë greke, ashtu edhe përfaqësuesit e minoritetit grek në Tiranë. Ditmiri, një ministër i papjekur e aguridh , me porosi të Ramës, do të acaronte herë pas here marrëdhëniet me përfaqësinë diplomatike greke në Tiranë. Rama dhe Ditmiri do ti çonin qëllimisht mosmarrëveshjet shumë larg por me idenë makiavelike në kokë që një ditë do të tërhiqeshin duke “ulur brekët” për të gjitha sherret që vetë kishin sajuar, pikërisht siç ndodhi në Kretë këto dy ditë dhe kështu gjithçka do të kthehej sic kishte qenë me shpresën se grekët do të ishin të kënaqur dhe do të ndërronin mendim për Ramën dhe qeverinë e tij. Kjo ndodhi pikërisht këto ditë në Kretë, madje sikur të mos kishte ndodhur asgjë me parë dhe sikur as çështja çame dhe as çështja e kufirit të mos kishin ekzistuar më parë.

Çështja çame u harrua dhe as u përmend, madje me premtimin që s’do të përmendet më në të ardhmen. Për më tepër që Idrizi është eliminuar politikisht dhe kjo ishte një mburrje që Ditmiri ja tha me porosi të Ramës homologut grek, për më tepër që përfaqësuesi më i lartë çam në kuvend, Qifja nuk merr vesh nga diplomacia mjafton ti plotësohen disa kërkesa lukrative. Çështja e kufirit detar, megjithëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe një angazhim të dikurshëm populist të Ramës e të Rilindjes, u “zgjidh” sikur të mos kishte ekzistuar, pikërisht ashtu siç deshën grekët sepse në realitet gjithçka ishte e sajuar dhe Rama bënte teatër me këtë çështje. Dhe për të krijuar idenë e “barazisë” mes atyre që fituan grekët dhe asaj që fitoi Rama, u deklarua së Rama kishte fituar të drejtën për të ndërhyrë në Himarë, dhe grekët kishin rënë dakord në shkëmbim të mbylljes së gojës për çështjen çame dhe “zgjidhjes së çështjes së kufirit detar” sipas propozimit grek.

Kjo piruetë e detyruar bëhet tani, dhe Rama e paraqet si një presion të amerikanëve për të mundësuar hapjen e negociatave me BE duke hequr “pengesën” greke, e cila në realitet nuk ekzistonte por Rama e sajoi përmes provokimeve të tij diabolike. Këto ditë pritet një telefonatë Rama-Cipras e ndoshta një takim “historik” për të shpallur zgjidhjen e të gjithë “sherreve” që nuk ekzistonin dhe të cilat Rama i kishte sajuar. Ky takim është natyrisht i këshilluar edhe nga “sekserët-lobistë” e huaj të mirëpaguar nga Rama por nxitja kryesore vjen nga Soros i cili i ka edhe Ramën, edhe Cipras, “djem të adaptuar”.

Natyrisht që Erdogani nuk do të ishte i kënaqur nga kjo lojë e shëmtuar e “vëllait arnaut”, që vishet edhe me atlete edhe me brekushe, por përpara efendikoit turk paraqitet me veshje serioze.  /Syri.net  /12 nëntor 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber15/11/2017 08:05

Ky eshte shkrim antikombetar. Kemi c'kemi me njeri tjetrin nuk mund te behesh pale me Greket kunder vendit tend. Per shkak te urrejtjes kunder Rames, eshte e patolerueshme qe vetem per perfitime politike "ti krehesh bishtin" Grekeve dhe me keq akoma tu japesh te drejte per ujerat detare tonat qe tu jepet Grekeve. Jam i bindur se ajo marreveshje u be per te marre voten e Grekeve ne BE, dhe po ashtu per tu hedhur poshte me pas nga Gjykata e Larte. Nese PD ka ne mend ta miratoje perseri ate palo marreveshje, kurre nuk vjen ne pushtet. Shpif shpif se dicka do te ngelet nuk pin me uje me Shqiptaret. PD po nuk e kuptoi kete do te rri ne opozite shume gjate derisa te shkrihet fare.

zaho 14/11/2017 15:24

Zoti gazetar ka bere nje analize per tu lavderuar, e cila eshte e qarte dhe tregon tardhetite e perditeshme kunder Sqhiperise e shqiptareve, te kesaj bande te pervjelle qelbesirash, ne bashkepunim me Llulin, e kusurin, kinse opozite. Te me fale zoteria i analizes por une do ta ndryshoja pak titullin e shkrimit ne: Caro Rama dhe qirje Cipras!! Flm.

I deleguari13/11/2017 09:15

Udheheqsi rajonal bubulloi me gomarllekun e vet ,vite me pare kur do keshillohej "falas" nga vlla Bleri, do bente namin duke bere mbledhje ketu e atje me qeverin e Kosoves me vlla Thacin, do cudiste dynjan me oratorin e vllazerimit me Vucic, I gajasi se qeshuri me barcaleta keta te evropes aq sa mama Merkeli I dha drejtimin e ballkanit, do beje mbledhje te perbashketa me Maqedonine. Por rajonali yne kur pa se "idete" (dhe ryshfeti) nuk po jepnin rezultate I kercenoi evropjanet me Erdoganin,me Putinin,me terrorismin Islamic,madje se fundi I ka kercenuar se do tju nderprese edhe drogen ! Keshtu nga zero problems me fqinjet beri dy zero 00 ose WC! Te vish rrotull si pordha neper breke me ekspozitat e zhgarravinave dhe idete prej nje te marri eshte varferim e shkaterrim qe shqiptaret nuk ua kishin borxh kelysheve te byrose. Por fundi i Edvinit me siguri do te jete me spektakolar se I Enverit !

Daj Jaku13/11/2017 00:22

O Shurrje. Çfarë broçkulle je duke thënë? Gazetari apo Rama me zarin e tij Ditmir veprojnë kundër intetesave kombëtare? Gazetari denoncon se nuk ka në dorë asgjë tjetër . Ndërsa brekët i ulin Edvini ne Ditmirin, bile aty e kanë kënaqsinë më të madhe.

Surja12/11/2017 19:30

Shkruani kunder interesave kombetare te Shqiperise!

TURP

Shto koment