Cili je ti Mustafa Nano?

Cili je ti Mustafa Nano?

Nga Rudina Hajdari - 28/10/2017

Kush është ky Mustafa Nano për të gjykuar se kujt i ngrihet apo jo statuja? Ky një ish kandidat i dështuar i Partisë Demokratike që zvarritet në dështimin e tij, si në ujërat e gazetarisë ashtu edhe të politikës përmes një sulmi ndaj Azem Hajdarit?

Mustafa Nano e fillon sulmin e tij ndaj Azem Hajdarit duke thënë se " e njoh Azem Hajdarin". Dëshiroj të theksoj se nuk e kam takuar asnjëherë Mustafa Nanon. Emrin e tij e kam dëgjuar në mënyrë të turbullt derisa u njoha me sulmin e tij të ulët ndaj Azem Hajdarit. Azem Hajdari i dha lirinë Shqipërisë, përmes trimërisë, vetëbesimit, dinjitetit dhe moralit. Mustafa Nano njihet gjerësisht si një bloger ambulant. Sulmi i tij ndaj Azem Hajdarit- publikuar në 28 tetor- shënoi një nivel tjetër të ulët të Mustafa Nanos në turra vrapin e tij mediatik drejt batakut.

Mustafa Nano është një "blogger", i vetëshpallur "analist politik", i cili tek-tuk shfaqet në ekranet televizive për të dhënë "mendimet" e tij mbi aktualitetin. Konkurrenca për të marrë sa më shumë like është e lartë. Me mijëra artikuj botohen në gazetat, revistat e portalet online dhe blogerët si Nano kërkojnë vëmendje nga audienca.

Për të fituar lexueshmëri dhe klikime, Nano përdor disa teknika të veçanta. Ai shkruan për të goditur. Shenjestra e radhës e sulmeve shpifëse dhe të pabaza të tij ishte Azem Hajdari. Fill pas përurimit të shtatores në Tropojë, Mustafa Nano shkroi një artikull se pse Azem Hajdari nuk e meriton një statujë. Qartazi, z.Nano e konsideron veten të kualifikuar për të vendosur se kush e meriton apo jo një statujë.

Shqipëria ka nevojë për një media të lirë – të gjithë kanë të drejtë të komentojnë e të flasin për të vërtetën. Media është shtylla e pestë e demokracive funksionuese e ka si mision të përcjellë tek publiku vetëm të vërtetën. Në Mbretërinë e Bashkuar zbatohet vullnetarisht një kod gazetaresk, ku gazetat nuk raportojnë mbi ngjarjet që janë në proces gjyqësor. Gazetat europiane angazhohen për të mbrojtur identitetin e burimeve të tyre- për të ndalur riskun e përndjekjes për ata që kontribuojnë në një artikull. Sisteme të ngjashme ekzistojnë në vendet perëndimore, si Hollandë, Gjermani dhe SHBA. Kur po e diskutoja këtë artikull me gazetarë të mediave ndërkombëtare, përgjigja e tyre ishte paekuivok- një shembull se si të shkruash një artikull për të ofenduar dhe denigruar figurën e një personi dhe nuk është një shkrim për t'u botuar, si nga ana ligjore ashtu edhe nga etika gazetarske.

Nuk ja vlen ta njohësh në imtësi lexuesin me punën e Mustafa Nanos, mjafton të klikosh në  Google emrin e tij për t'u njohur me masën e disinformimit dhe shpifjes që bartin shkrimet e tij. Kushdo që e lexon, e kupton se nuk është Dickens, Shakespeare, Kadare apo Tolstoi. Ndyshe nga esetë e Graham Grëne, që i karakterizonte personazhet e tij me elegancë apo editorialistët e revistave amerikane si Truman Capote, i cili portretizonte profilin e personaliteteve përmes një analize të pastër, Nano shkruan për të goditur. Mesa duket, artikujt përbaltës janë specialiteti i vetëm i tij. Ai nuk do të fitojë ndonjë çmim ndërkombëtar në gazetari për këtë dhe kjo shpjegon se pse shkruan në mënyrë kaq disinformuese. Gazetarët britanikë i konsiderojnë  këto artikuj të Nanos si "gazetari për faturat e dritave".

I shpërdoruar politikisht në oborrin e të majtës dhe i braktisur në qoshkun e harresës  së publikut, Mustafa Nano bluan një sërë mizerish. Me ingredientë të urrejtjes nda vendit te tij, ai "pudrosi" opinionin publik me pluhurin e intolerancës fetare. Filloi të sulmonte librat e shenjtë të Biblës dhe Kuranit,  merrte fraza nga wikipedia dhe i përdridhte sipas oreksit të tij për të sulmuar një nga virtytet më të mëdha të shqiptarëve, tolerancën fetare.

Si një kasnec përbaltosës, i injoruar nga publiku, ai filloi të merrej me figurën kombëtare e ndërkombëtare të Skënderbeut, duke përdorur citate nga qarqet e errëta serbe për të çmontuar figurën e Skëndërbeut nga origjinaliteti i të qenit shqiptar.

Me një publicitet të pakët në media, i hidhuri Nano duket xheloz. Ai është i pafuqishëm dhe kapi rastin për të shpërthyer xhelozinë e tij ndaj atyre që e adhurojnë Azem Hajdarin. Në vend që të shprehte sado pak mirënjohje për lirinë që i dha Shqipërisë, Nano bën çmos për ta ofenduar.

E ndërsa Shqipëria ka një sërë problemesh, një nga arritjet më të mëdha të vendit është të paturit e një sistemi politik që s'i le hapësirë platformave ekstreme të djathta apo të majta. Por, Nano bën përjashtim. Ai është nga ata që abuzojnë moralisht dhe ofendojnë për të tërhequr vemendjen.  Shtatoret përfaqësojnë një histori të gëzueshme në historinë tonë të dhimbshme. Nano u angazhua për ta prishur këtë moment-mbase për shkak se puna e tij do të përfundojë në gjirizet e  Google-it. Sot atij mund ti duket vetja i njohur, por nesër do të harrohet ndërsa  Azem Hajdari do të jetojë përgjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N01/06/2021 11:41

M.Nano paguhet nga Greket dhe serbet njelloj si Baton Haxhiu në kosovë.Por e keqja është se goditja më e madh A.Hajdarit i erdhi nga e bija.Prandaj mbylle se nuk ke gojëëë me fole për të tjeret.

VOJO KUSHI30/10/2017 17:18

ne ato vite te gjithe ishin te pakenaqur po nuk jua mbante (berisha ,muci rama, meta e shume te tjere) Ju duhej Azemi dhe e perdoren sic e deshen vete...Edhe per aq sa beri Azemi eshte hero beri ate qe muti me fal muçi ha buke sot dhe eshte gjalle se perdori Azemin.....po ne nuk behemi dhe as kemi per tu bere me njerez si Mustafa(turk) Nano(orthodoks) komentet nuk duhet te shajne te ndjerin por ato qe e kane perdorur per guximin e tij.....

ura vajgurore30/10/2017 15:18

moj goce e mamit .bemat e tzteti kane qene me shume se ngjarje rrugesh,dua te kujtoj ngjarjen makaber te ures vajgurore ku u masakruan pjestar te policis se shtetit me urdher te babaji tend.

Tirana30/10/2017 14:57

Azem Hajdari , ky Gjigand i demokracise shqiptare .
Te tille ishin edhe Isa Boletini e Bajram Begu . Sa me shume kalojne vitet aq me i madh bahet dhe lartohet Azem Hajdari para historise shqiptare te pasviteve 1990 . Azem Hajdari ishte nje Vullkan dhe Cunam i viteve 1990 ne Shqiperi .
Me ngritjen e Permendores se Tij ..., Azem Hajdari dhe mali i Shkelzenit jane ba njish .

SG30/10/2017 13:40

Ai “njeri” eshte I paguar per te ulur sa me poshte figurat e kombit shqiptar, dhe jo vetem figurat por çdo gje qe identifikon identitetin tone si komb.

alban30/10/2017 08:04

ne cdo akuze te cfare do lloji ka nje perqindje te vogel vertetesie ,por si shpjegohet qe ky buburrec sulmon cdo gje shqiptare? jo larg ku insekt me arome haleje , ky antishqiptar pro sllav ,do jap llogari nje per nje

Luli29/10/2017 23:32

Edhe ti moj gagacke do harroesh shume shpejt. E verteta dhemb. Muci ka thene te verteten dhe pak ka thene. Vetem "dinjitet dhe moral" yt ate nuk kishte, por ishte nje horr qe terrorizoi Shqiperine me marrine e tij. I vetmi mekat eshte qe nuk e vrane me pare. Edhe jot eme ne fshehtesi u clirua qe ja hoqen qafe nje legen si yt ate. Shume shpejt edhe ty do te te dale boja dhe do hiqesh zvarre ne deshtimin tend. Sa me shume qe lodheni ta beni kete horr "hero" aq me qesharak dukeni hahahaha

Fonsi29/10/2017 22:24

Edhe ti moj goce dukesh qe je e bija e Azemit

tirane29/10/2017 19:05

cdo fjale e muc nanos eshte e vertete. mqs si student ne ate kohe e kam njohur personalisht hajdarin sme mbetet gje tjeter te them se nano ka shume te drwjte ... bile pam ka thene per kete njeri qe aksidentalisht u gjend ne ate pike te historise.... por koha eshte nje site e pameshirshme...
ishalla sdo kete hajdare te tjere se ec e shkruaj dhe per ta...

Tes29/10/2017 18:13

O Rudina pyet mamin tat se ti tregon te gjitha per babin (Azemin) dhe do i vertetosh ato qe thote z.Nano.

Tani29/10/2017 17:19

Une nuk e kuptoj perse jeni kaq njerez me komplekse per te praniar njr te vertete qe thote Muc Nanua. Azemi e di gjithe shqiperia qe nen perkun e demokracise kudo qe shkonte vetem prishte, digjte, plackiste dhe ndizte sherret . Ne cilin vend postkomunist ka ndodhur kjo...? Askund! Ka qene pozitive? Aspak.! Ne jemi te paret qe duhej te benim me nje te cakerdisur si Azemi qe ne fund hengri edhe koken e vet. Por e bija e tij eshte per te ardhur keq qe njerezit te cilet krimineluan babane e saj po i perkrah per te dale siper vetes. Ky nik eshte moral moj vajze, sepse keta njerez jane kaq te pabese saqe te vrasin dhe pastaj te ngrene edhe buste. E dini pse? Sepse gjithmone populli paguan dhe keshtu duan te mbijetojne per veten e tyre Prandaj Muci ka thene nje te vertete te hidhur!!!

korabi29/10/2017 11:38

Mute nano eshte nje spiune i sigurimit i futur ne fillim ne livizjen demokratike.mendon se dine shume por nje injorant ordiner eshte.Nje klyshe i sulo gradecit.

Nuri29/10/2017 11:19

Ky person urren cdo gje njerezore dhe me vlere prandaj
meriton vetem shprehjen.Vdis ne urrejten tende .

ip29/10/2017 09:41

E ke thone aq sakte "Tironc", sa ska fjale tjeter per ket "Hero"

Ernest29/10/2017 09:40

I jeni vënë të gjithë Muç Nanos pa analizuar fillimish a ka të drejtë ai apo jo? Dhe e dyta që një peson të shpallet Hero I Kombit, çfarë atributesh të veçanta duhet të ketë ky njeri dhe nëse më të vërtetë e meriton një status të tillë?

Mesa dimë nga historia ky person që duan ta bëjnë medoemos hero dhe që e kanë vetëshpallur të tillë nuk u vra për popullin ose duke kryer një akt të për këtë të fundit. Për më tepër demokracinë nuk e solli ai por reaksioni zinxhir që ishte krijuar ato vite në Europë.

Mos u nxitoni të bëni vlerësime vetëm nga bindjet tuaja partiake sepse nqs është Azemi hero atëhere I biem të jemi të gjithë heronj për çfarë kemi hequr dhe vazhdojmë të durojmë këto 26 vjet ‘demokraci’.

lushingabarbullushi29/10/2017 09:15

Sji merreni me mucccccc nanon? Injorojeni si Berisha....

Tito29/10/2017 08:58

Per te then te verteten per M Nanon ësht shum e thjesht. Ai ben pjes tek njerëzit mos mirnjohes, qe esht kategoria ma e ulet e njerzimit, e njohur dhe filozofisht. Ai urren gjith Shqiptaret, pa perjashtim, mjafton te kesh ber diçka per shqiperin je armiku i betuar i M Nanos. Jo jo mos qofte then, ne mesin ton ka dhe tradhëtor.

JURI29/10/2017 07:54

KY MASKARA HEDH HIPOTEZA FJALA TE MEDHE POR NE FAKTE JANE BOSH KI MASKARA ANTI SHQIPTARE I REXHUR PER CILIN SHERBIM PUNON MOSK BEOGRAD G.. APO PER SATEMMM.

Rudi28/10/2017 22:44

Mustafai te pakten nuk eshte vrases.... ketu vrasesit behen heronj u ngrihen shtatore, kriminelwt behen deshmor u veme emra rrugeve dhe hajdutet jane vipa dalin be tv.....

Tironci28/10/2017 22:15

Azem Hajdar,i vetmi hero kombetar që u vra per pisllëqet e veta

Fredi28/10/2017 22:04

Fatkeqesisht ne kete rast ajo qe shkruan Muci eshte e sakte o Rudin Hajdari! Ke bere nje " torte" fjalesh me shije limoni qe menuja e ndershmerise nuk e permban. E verteta eshte qe motivi i vrasjes te Azemit ne gjyq dhe sot ka mbetur ai i gjakmarrjes dhe se vrasja e tij ishte kriminale dhe jo njerezore. Persa i perket IQ( koeficentit te inteligjences), eshte i trasheguar, dhe mesa kam pare dhe degjuar shkollimi yt ne USA nuk te ka ndihmuar per ta tejkaluar kete " pengese"! Edhe njehere e denoj ashper, protestova atehere per vrasjen e depuetetit te kuvendit te shqiperise, i perbuz vrasesit e tij qe disa media sot i quajne patriote, por e verteta eshte kjo.

Arber Pashtriku28/10/2017 22:02

Mûç Nano nuk lë moment pa pershfaqur antishqiptarizmin e tij. E urren Sali Berishen jo per aresyet qe duhet urryer por se eshte verior dhe eshte shqiptar.
E urren Skenderbeun sepse eshte thelbi i identitetit kombetar shqiptar.
E urren Azem Hajdarin sepse ai ka alergji ndaj shqiptareve te medhenj e sidomos kur ata jane nga veriu.
Muçi i urren muslimanet sepse po ashtu bëjnë Zoranet miqte e tij serbe.
Nano eshte rreshtuar ne skalionin e pare te Soros-it per ndalur shperthimin e gjirizeve te Rilindjes sepse vetem keshtu i sherben rrenimit te Shqiperise siç ka bere gjithmone qe kur ka dale ne skenen mediatike prej gjirizeve antishqiptare te 97-es.
Rudinë mos u merr me ideologun e aleances se perhershme te qelbësirave.

Arber Pashtriku28/10/2017 22:01

Mûç Nano nuk lë moment pa pershfaqur antishqiptarizmin e tij. E urren Sali Berishen jo per aresyet qe duhet urryer por se eshte verior dhe eshte shqiptar.
E urren Skenderbeun sepse eshte thelbi i identitetit kombetar shqiptar.
E urren Azem Hajdarin sepse ai ka alergji ndaj shqiptareve te medhenj e sidomos kur ata jane nga veriu.
Muçi i urren muslimanet sepse po ashtu bëjnë Zoranet miqte e tij serbe.
Nano eshte rreshtuar ne skalionin e pare te Soros-it per ndalur shperthimin e gjirizeve te Rilindjes sepse vetem keshtu i sherben rrenimit te Shqiperise siç ka bere gjithmone qe kur ka dale ne skenen mediatike prej gjirizeve antishqiptare te 97-es.
Rudinë mos u merr me ideologun e aleances se perhershme te qelbësirave.

zaho28/10/2017 21:46

Muçua eshte nje njeri me komplekse dhe komplekset se pari i vijne nga pa dinjiteti qe ka si qenje; se dyti ai nuk di akoma ne ç'dege te kapet, ne politike, ne gazetari ne analize politike!!! Meqenese e kupton qe ne te gjitha keto eshte nje zero, atehere hidhet ne sulm kunder personeliteteve historike te Shqiperise,sepse vetem keshtu mund te terheqe vemendjen e njerezvz qe nuk ja fershellejne. Kjo eshte nje lloj hakmarrje perj doçi te felliqur! Pergezoj zonjen per kete anlize qe i ka bere; megjithse edhe ta denigrosh nuk e meriton!

zaho28/10/2017 21:44

Muçua eshte nje njeri me komplekse dhe komplekset se pari i vijne nga pa dinjiteti qe ka si qenje; se dyti ai nuk di akoma ne ç'dege te kapet, ne politike, ne gazetari ne analize politike!!! Meqenese e kupton qe ne te gjitha keto eshte nje zero, atehere hidhet ne sulm kunder personeliteteve historike te Shqiperise,sepse vetem keshtu mund te terheqe vemendjen e njerezvz qe nuk ja fershellejne. Kjo eshte nje lloj hakmarrje perj doçi te felliqur! Pergezoj zonjen per kete anlize qe i ka bere; megjithse edhe ta denigrosh nuk e meriton!

Betim28/10/2017 21:38

nuk dua ti kundervihem palacos M Nano por shpreh bindjen e plote qe ai paguhetaq shume saqe eshte ne gjendje te shesi cdo moral njerezor. ai eshte percenar, ai paguhet rendeshem, nuk ka asnje ekuivok tjeter per kete pisanjoz i cili perdor fyrjen dhe balten per kedo qe padroni ja jep me liste teluftoje, te percmoje, te fyeje e te shpifi! keshtu beri me ne fund edhe per Azem Hajdarin, qe minimumin po ta thoshte, i nxorri gjoksin diktatures me agresive, cjerrezore dhesfidoi friken dhe i dha lirine edhe M Nanos te shprehet ne liri si te doje e cfare te doje; turp i madh per m nanon.

Muqi28/10/2017 21:32

Muqi-Nano eshte nje injorant ....ska asje vlere morale. Eshte i rendomte si ato brigadieret e fermave ne kohe te enverit. Pfffff sa i ndyre si njeri....

Kavajoti28/10/2017 21:21

Po moj goc te verteten ka thene M.Nano.Bile nuk i ka thene te gjitha per te ndjerin Azem.

Shto koment

Denonco