Po qe se ish-ministri ndalohet, shteti ka rënë

Po qe se ish-ministri ndalohet, shteti ka rënë

Nga Artan Fuga - 21/10/2017

Unë nuk e di se çfare do të ndodhë sot në Kuvend lidhur me ish-ministrin e Brendshëm. Por në parim kam dy orientime: I pari, çdokush nga funksionarët duhet të jetë përgjegjës para ligjit. I dyti, çdo njeriu si individ i dua vetëm të mirën. Kaq.

Unë nuk jam hetues, por historinë politike të Shqipërisë e njoh mirë!  Po qe se ish-ministri ndalohet, atëherë shteti njeh se gjatë vitit 2017 ai kishte rënë.

Ekonomi ilegale.
Administrate e paaftë të ndalonte kanabizimin.
Territori sipas Reformës së dështuar, i dalë krejt nga kontrolli me ose pa qëllim.
Interesat ilegale - marrë në zotërim, rendin. Kaq!

A do ta njohë sot zyrtarisht, solemnisht, unanimisht, Kuvendi këtë rezultat?!  Punë e tyre! 
Mua kjo më intereson, ndërkaq për çdo njeri kam dhembshuri. Kushdo qoftë!

Pra kur propaganda na thoshte se po bëjmë shtet, shteti kishte rënë, si në '97, '98, '2011. Na dhe një në 2017!

Pse na ndodh kjo?

Kjo kërkon të dini përgjigjen, o shqiptarë! Mos u merrni me gjyqe në media, para se të nisë punën, Hetuesia! Paragjyqi mediatik është mizori. 4 herë në tridhjete vjet, një herë në 7 vjet mesatarisht, si na ka ndodhur mesatarisht që nga 28 nëntori 1912. T'i vëmë gishtin, kokës!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Katnari21/10/2017 21:51

Megjith rrespektin profesor po per ca shteti e ke fjalen.

Krist21/10/2017 19:56

Ana,qenke shume e rrepte,ndofta ke te drejte (qe ke,nuk e ve ne diskutim),por rreptesine tua leme drejtesise (gjygjit te rregullt,sic thua edhe ti),ndersa njerezillekun ta mbajme e ta forcojme,natyrisht,per ata qe e meritojne.

Ajo21/10/2017 12:39

Thuaje hapur profesor mos i bjer rrotull: Edi Rama dhe klika e tij duhen zhdukur nga skena politike dhe te shkojne ne burg, pasi te zhvillohet nje gjyq i regullt. Boll me dashurine tuaj per cdo njeri. Nuk besoj se Rama, pas gjithe atyre te keqijave qe i ka shkaktuar popullit te vet, meriton dashuri apo butesi.

Shto koment

Denonco