Çfarë turpi për Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe prokurorëve që po “hetojnë” dosjen e drogës në Vlorë!! Kanë më shumë se dy vjet që thonë se “po i hetojmë Habilajt dhe nuk po dalin në asnjë vend” dhe nga ana tjetër prokurorëve italianë i dalin në tepsi!!
#Kjo tregon paaftësinë e këtyre prokurorëve ose faktin se këta janë bërë mburojë ligjore për këta individë siç u be për disa vite ish-ministri i Brendshëm që i mori ne mbrojtje edhe publikisht! E nga ana tjetër e degdisi nga Shqipëria në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda denoncuesin e tyre, ish-zyrtarin e policisë, Dritan Zaganin!
Veç njollës së keqe për institucionin e Prokurorisë së Krimeve të Renda, ky rast dëshmoi edhe njëherë se ata që luftojnë e denoncojnë “kokat” e trafikut të drogës në Shqipëri largohen nga puna, kërcënohen, burgosen e “internohen” në emigrim bashkë me familjen!
Po për shkak të evidentimit nga SHISH-i dhe denoncimit në media të rrjetit të drogës që drejtohej nga Habilajt në Vlorë dhe sasisë së bllokuar në atë kohë, ish-ministri i Brendshëm i njohur me nofkën e ngjitur nga doktori si “Sajo Qorri” etiketoi gazetarët si “Fronti i së Keqes” që më pas, kjo shprehje u huazua edhe nga KM që e mbronte në çdo dalje publike!
Por arrestimi i “kushëririt” në Itali tregon edhe njëherë se denoncimet e gazetarëve për lidhjet e pushtetit me trafikantet e drogës nuk ishte një shpikje nga “Fronti i së Keqes” por një e VERTETË e madhe dhe se ish-oficeri i Policisë tashme i larguar nga Shqipëria Dritan Zagani kishte të drejte!
Pas arrestimit të “biznesmenit të specave” në Itali për trafik droge, çfarë rruge do të ndjekë prokuroria?
A do të ketë guximin Prokuroria për Krime të Renda të bllokojë asetet dhe pasurinë e Habilajve në Vlorë?!
A do ta zbatoj në këtë rast ligjin “Antimafia” prokuroria dhe ti bllokoi makinën “Audi” familjes Habilaj, të cilën ia kishte “shitur” ish-ministri Brendshëm.
A do të verifikohen parat që ka marr ish-ministri Brendshëm nga “shitja” e makinës?!! Etj etj...
#bravo_çunave_italian#
#e_vërteta_nuk_vdes_kurr#
© SYRI.net
Keta duhen mbledhur te gjithe ne nje vend ti lyesh me benzine dhe tu vesh zjarrin sepse sdoli njeri te mendoje per kete vend.
Pse nuk i lene njerzit e zgjuar qe duan te ikin nga ky vend qe nuk behet kurre, nga ky popull injorant sepse per te gjitha e ka fajin populli sepse rine gjume dhe duan kete kryeminister kriminel
e verteta vonon por nuk harron! U pasurua Sajmja me paret e krimit. I ndryshoi boja baxhalles se tij...
e verteta vonon por nuk harron! U pasurua Sajmja me paret e krimit. I ndryshoi boja baxhalles se tij...
Një pyetje normale në një vend jonormal – mirë që e “shiti” pa letra Sehiri, po me ç’letra dhe lekë e bleu??? Apo edhe ky me kursimet e mamit??? Hmmmmmmmmmmmmmmm, ç’vend TALLAVA’ …