Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Ambasada amerikane, Donald Lu -  shqiptarëve: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet, votoni!

Ambasada amerikane, Donald Lu - shqiptarëve: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet, votoni!

07:54, 25/06/2017
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u ka dërguar një mesazh qytetarëve shqiptarë, të cilët votojnë sot në zgjedhjet parlamentare. Ai ka njoftuar se ambasada ka 34 ekipe vëzhguesish në terren për këto zgjedhje dhe mbështet 540 ekipe të tjera dhe ka nxitur qytetarët të marrin pjesë në votim. Ja si shprehet Lu në rrjetet sociale:

“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”
Ambasadori Donald Lu"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco