DOKUMENTI/ I arrestuar bashkë me ushtarin e Lul Berishës, Haki Çako e pajisi me armë Nderjakun

DOKUMENTI/ I arrestuar bashkë me ushtarin e Lul Berishës, Haki Çako e pajisi me armë Nderjakun

17:01, 05/10/2017
A+ Aa A-

Dy ditë më parë Policia e Durrësit vuri në pranga dy persona, të cilëve u gjetën edhe armët. Njëri prej tyre ishte Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës dhe tjetri Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.

I pari i njohur si ushtar i Lulzim Berishës u vu në pranga nga policia për armëmbajtje pa leje. Por edhe shoku i tij, Nderjaku u vu në pranga po për të njëjtën akuzë.

I arrestuarit, 34-vjeçari Genti Nderjaku menjëherë u kishte thënë policëve se armën, pistoletë e kishte me leje dhe për këtë kishte dokumentet.

E sot është bërë publik edhe dokumenti i lejes që i ishte dhënë të riut, që të pajiset me armë.  Leja e pajisjes me armë e tij ishte firmosur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako në datën 28 prill 2017, siç edhe e shikoni në foton e mëposhtme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco