Në 5 ditë katër sulme me armë ndaj policisë. Ja rastet e qytetet ku kanë ndodhur

Në 5 ditë katër sulme me armë ndaj policisë. Ja rastet e qytetet ku kanë ndodhur

15:33, 23/09/2017

Kishte kohë që policia nuk ishte vënë në shënjestër të krimit. Por ditët e fundit, krimi është kthyer frikshëm kundër policisë, ku nuk kanë munguar edhe të plagosurit nga radhët e uniformave blu.

Që prej marrjes së detyrës nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, sulmet ndaj policisë janë shpeshtuar. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por deri më tani policia duket se është vënë në shënjestër të krimit.

Arsyet nuk mund ti themi, pasi nuk janë të qarta, por vendosja në shënjestër e policisë ka vetëm dy rrugë: Ose trimërohet nga politika dhe krimi  nuk pyet, ose duke qenë se është lënë i lirë deri më tani, për të ndikuar edhe në zgjedhjet e fundit, tani personat e kërkuar kanë nisur të reagojnë ndaj policisë.

Rasti i fundit i goditjes së policisë nga krimi është ai i Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë ndaj banesës së Shefit të Policisë Rrugore të Mirditës.

Ngjarja që bëri bujë, ishte ajo e datës 18 shtator, ku personat me të kaluar kriminale dhe ndër më të kërkuarit në Elbasan, përplasën makinën e zv/drejtorit të Policisë lokale Gjergj Oshafi, kur ky i fundit ishte duke shoqëruar një person me të kaluar kriminale.

Rastet e fundit të sulmeve nga krimi ndaj policisë:

23/9/2017, Qëllohet shefi policisë rrugore në Mirditë

22/9/2017, Qëllohet me thikë dhe plagoset Polici në Bathore

21/9/2017, Qëllohet me armë patrulla e policisë në Tiranë

18/9/2027, Përplaset me makinë zv/drejtori i policisë Elbasan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

zaho24/09/2017 16:11

Pse ???? kush me thote!

Shto koment