Tragjike në Tropojë, punonjësi bie në kontakt me energjinë, vdes

Tragjike në Tropojë, punonjësi bie në kontakt me energjinë, vdes

15:48, 22/08/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Bajram Currit, ku një 57-vjeçar nga Shoshani ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, ai ka qenë duke punuar në një servis makinash kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 21.08.2017, shtetasi M. L., 57 vjeç, banues në fshatin Shoshan, duke punuar në servisin në lagjen “Dardania”, qyteti  Bajram Curri, nga pakujdesia ka rënë në tensionin e energjisë elektrike dhe ka gjetur vdekjen.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tropojës për ngjarje aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco