FOTO/ Arrestohet zjarrvënësi i Karaburunit, çobani që shkretoi 7 dynym pyll

FOTO/ Arrestohet zjarrvënësi i Karaburunit, çobani që shkretoi 7 dynym pyll

11:31, 04/08/2017
A+ Aa A-

Një tjetër zjarrvënës është arrestuar sot nga Policia e Shtetit, këtë radhë në Vlorë. Bëhet fjalë për Abi Abilajn, 37 vjeç, nga Dukati i Vlorës, çoban, i cili shkretoi me një shkrepëse, 7 dynym pyll në Karaburun. Zjarri që vuri ai dokumentohet edhe nga fotot e mëposhtme, dërguar nga Policia.

Në kuadër të masave që janë marrë nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit ku sipërfaqe të mëdha  toke dhe pyje janë përfshirë nga flakët, të ndikuar nga kushtet klimaterike por edhe nga shtetas të ndryshëm, u arrit të vihet para përgjegjësisë një nga autorët e zjarrvënies në Dukat- Karaburun, Abi Abilajn.

Policia e ka bërë arrestimin e tij në flagrancë pasi më datë 3.08.2017, në Dukat-Karaburun, ka vendosur zjarr në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe pyjore prej 7 dynym. Nga hetimi paraprak i  policisë rezulton se ky shtetas është çoban, dhe ka qënë duke kullotur  bagëtitë në këtë pjesë të territori të Ishullit të Sazanit.

Abilaj akuzohet tani për veprën penale  "Shkatërrim   i pronës me zjarr".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco