Tjetër ngjarje e rëndë në Shijak, ja çka ndodhur këtë herë

Tjetër ngjarje e rëndë në Shijak, ja çka ndodhur këtë herë

13:55, 27/07/2017
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shijakut. Këtë herë një sasi lënde plasëse ishte vendosur në një banesë.

Burime nga policia thanë për SYRI.net se eksplozivi është zbuluar pak pas mesnatës, rreth orës 00:45 minuta në banesën e qytetarit me inicialet L. H.

“Rreth orës 00:45 në afërsi të banesës së qytetarit me inicialet L. H., është gjetur një pako e dyshimtë, e cila u çmontua nga specialistët xhenierë”, janë shprehur për SYRI.net burimet të policisë.

Por për shkak të hetimit, policia thotë se për shkak të hetimeve nuk do të jepen më shumë informacion mbi këtë ngjarje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco