FOTO/ Demiraj zbret në terren, shkatërrohen parcela të tëra me kanabis në Tepelenë, mijëra rrënjë drogë

FOTO/ Demiraj zbret në terren, shkatërrohen parcela të tëra me kanabis në Tepelenë, mijëra rrënjë drogë

13:33, 26/07/2017
A+ Aa A-

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në këto momente në Tepelenë, ku janë zbuluar parcela të shumta të mbjella me kanabis sativa.

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka monitoruar në terren operacionin për shkatërrimin e më shumë se 2 mijë rrënjë kanabis në Tepelenë.

Policia e Shtetit është duke kryer një operacion të suksesshëm në fshatin Nivicë (Tepelenë) në zonën e thepisur të quajtur Baçkovë për shkatërrimin e mbi 2 mijë rrënjëve kanabis, kubikë e fishekë.

Operacioni është drejtuar në terren nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtori i SHÇBA, dhe monitoruar ne terren nga Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Ministri Demiraj është i vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco