FOTO/ Gjermanë e çekë kapen me drogë në Qafë Thanë, ja emrat e të arrestuarve

FOTO/ Gjermanë e çekë kapen me drogë në Qafë Thanë, ja emrat e të arrestuarve

10:16, 22/07/2017
A+ Aa A-

Në doganën e Qafë-Thanës arrestohen dy shtetas të huaj, një gjerman dhe një çek si dhe procedohet në gjendje të lirë shoqëruesja e njërit prej tyre, një vajzë 18-vjeçare, pasi në mjetet me të cilat udhëtonin policia gjeti 4,5 gram kanabis dhe 6 gram lëndë e dyshuar lëndë narkotike resinë çokollatë.

Njoftimi i policisë:

Në pranga ranë Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çekii dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani. E proceduara në gjendje të lirë është T. G., 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki, që udhëtonte me Petr Porada në momentin që policia i kapi me drogë në makinë.

Më datë 21.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere shtetasen T.G. Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909. Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek. 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.

Veprimet proceduriale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    andi22/07/2017 23:07

    Kjo eshte polici, ky eshte shtet, qe e kap lepurin (drogen) me gram e jo me qerre e me ton. Po u kapen tonelata me droge nuk ka problem po duhet te arrestohen 3 veta per 4.5 gram kanabis. Edhe 1 cigare hashash rrezik peshon me shume.

    ambra22/07/2017 22:44

    Policia shqiptare nuk merret me horrat qe vrasin ne mes te dites turisten e shkrete me skaf po merren me 4.5 gram kanabis dhe i vene akuzen "prodhim dhe trafikim i lendeve narkotike". O si nuk i ha mortja delenxhinjte.

    arbeni22/07/2017 11:42

    turp e faqa zeze, qe merren me qimen ke syri i te tjereve dhe harrojne te shohin traun qe u ka zene syte.

    ky esht turp per qeverine dhe per policine shqipta22/07/2017 11:37

    turp i madh per policine shqiptare

    Ceni22/07/2017 11:00

    Ska tallje me te madhe se ta kesh gjithe vendin me droge, e te arrestosh tre persona per 4.6 gram. Besoj qe po ti kontrolloje vete policet do kishin shume me teper.

    Shto koment

    Denonco