FOTO/ Atentati në Tiranë, ja kush është aktori i njohur që u plagos mbrëmë në Tiranë. Emri

FOTO/ Atentati në Tiranë, ja kush është aktori i njohur që u plagos mbrëmë në Tiranë. Emri

10:49, 21/07/2017
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme shumë pranë gjimnazit “Partizani”, në rrugën “4 dëshmorët” në Tiranë u qëllua me armë zjarri ndaj një 28 vjeçari i cili mbeti i plagosur dhe u transportua për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dëshmitarët kanë denoncuar në polici se kanë dëgjuar 7 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.

28-vjeçari i plagosur u identifikua fillimisht si Edison Delia edhe pse fillimisht para policisë kishte deklaruar një identitet të rremë, emrin Nishe Prendi.

Por megjithatë as emri Edison Delia nuk është i vërtetë, pasi personi në fjalë quhet Mishel Manoku, aktor shqiptar i cili ka luajtur në filmin “Saimir” si djali i Xhevdet Ferrit.

Personi në fjalë ka qenë në të shkuarën në Itali i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo mendohet se mund të jetë një prej pistave ku policia dyshon se ai mund të jetë bërë shkak për  atentatin ndaj tij.

Deri tani policia nuk e ka kapur ende autorin e atentatit, teksa ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të kryeqytetit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco