FOTO/ Biznesmeni shqiptar i drogës orgji me modele, media greke: ka lidhje me politikanë shqiptarë Vila dhe pishina e Arjan S. në Greqi

FOTO/ Biznesmeni shqiptar i drogës orgji me modele, media greke: ka lidhje me politikanë shqiptarë

11:15, 30/06/2017
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja mbi biznesmenin shqiptar në Athinë, Arian S., i cili akuzohet si “truri” i një prej rrjeteve të kokainës në Greqi.

Arian S. merret me transportin e gazit natyror dhe karburanteve. Prej disa kohësh ai jeton në një vilë luksoze në periferi të Athinës, në zonën e quajtur Kavouri.

Sipas të përditshmes greke “Espresso”, biznesmeni shqiptar organizonte edhe orgji me modele.

“Përveç vilës luksoze në Kavouri, ai kishte një suitë të përhershme të marrë me qira në një hotel luksoz në Athinë. Në kohën e lirë, ai thërriste modele nga Italia me të gjitha shpenzimet e paguara dhe organizonte gjithë natën orgji në pishinën e vilës së tij”, shkruan “Espresso”.

Sipas mediave greke, biznesmeni shqiptar ishte frekuentues i aktiviteteve luksoze në Athinë, ndërsa në suitën e hotelit që kishte marrë me qira ai kalonte natën me modele nga Italia dhe Greqia duke organizuar festa të shtrenjta me kokainë.

Pak ditë më parë, mediat greke shkruanin se shqiptari Arian S. nga Fieri është biznesmen i njohur në Shqipëri dhe ka lidhje politike.

Dy javë më parë, gjatë operacionit anti-drogë u sekuestruan 20 kg kokainë e pastër e ardhur nga Kolumbia, për të cilën policia thotë se i përket biznesmenit shqiptar.

Një gjykatë greke vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg.

Biznesmeni grek e pranoi fajin, por shtoi se e kishin detyruar shqiptarët që të fshehte në vilën e tij një pjesë të kokainës.

Ndërsa shqiptari Arian S. tha para gjykatës se nuk ka lidhje me rrjetin e kokainës, duke arsyetuar se është biznesmen i suksesshëm dhe nuk ka nevojë të merret me trafik droge për përfitime financiare.

ImageVila dhe pishina e Arjan S. në Greqi

Ndërkohë, nga policia shqiptare nuk ka asnjë reagim për arrestimin e biznesmenit shqiptar në Greqi. /Tv Klan/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco