Zgjedhjet, edhe Haki Çako u bën mesazh policëve. Ja çfarë u shkruan

Zgjedhjet, edhe Haki Çako u bën mesazh policëve. Ja çfarë u shkruan

10:52, 27/06/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka bërë një mesazh për drejtuesit e Policisë për menaxhimin e zgjedhjeve.

Ja mesazhi i kreut të Policisë, Haki Çako:

Te nderuar drejtues dhe kolegë!

Ndonëse jemi në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor, Ju përcjell falënderimet dhe vlerësimin maksimal për angazhimin Tuaj profesional, korrekt dhe ligjor të detyrës në këtë mision sa të rëndësishëm por edhe të ngarkuar.

Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë  dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedent politik dhe psikologjik, me profesionalizëm   menaxhuan me sukses  situatat dhe realizuan detyrën.

Respekt dhe krenar për çdo punonjës Policie, të cilët morën pjesë dhe kryen me sukses detyrën duke bërë të mundur ruajtjen e integritetit policor dhe maksimalizimin e sigurisë së qytetarëve në të gjithë vendin për shprehjen e vullnetit kushtetues të votës së lirë.

Suksesi i kësaj detyre, mbetet moral i lartë për misione dhe sfida të tjera që kemi përpara.

Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtues MADHOR

Haki ÇAKO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco