Sherr në Tiranë, dy të plagosur

Sherr në Tiranë, dy të plagosur

23:42, 25/06/2017
A+ Aa A-

Dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga një sherr i nodhur mbrëmjen e sotme te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë

Rreth orës 22:20, në rrugën e Elbasanit, në afërsi të vendit të njohur si "7 Xhuxhat", ka pasur një konflikt. Si pasojë e këtij konflikti janë dëmtuar lehtë: E.Ç. dhe A. A., të cilët pas mjekimit në Spital janë shoqëruar në Komisariat, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Nga hetimet të policisë paraprake dyshohet se konflikti ka ardhur për motive banale dhe nuk ka sfond politik.

Po punohet për sqarimin mëtejshëm të rrethanave të konfliktit, ka njoftuar policia. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco