Incidenti me armë në Kukës, zbardhen detaje. Ja çfarë thotë policia

Incidenti me armë në Kukës, zbardhen detaje. Ja çfarë thotë policia

17:16, 25/06/2017
A+ Aa A-

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kukës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë.

Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se Policia e Kukësit është njoftuar nga Dashamir Toçilla, se në fshatin Novosej, në lokalin e tij, kanë hyrë disa persona të pa identifikuar, ku janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Shishtavec, qytetarin me inicialet A. N.

Në konflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit i cili u ka kërkuar personave që po

 debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco