Arrestohet 26 vjeçari shqiptar, i dënuar në Kosovë për trafik droge

Arrestohet 26 vjeçari shqiptar, i dënuar në Kosovë për trafik droge

15:41, 25/05/2017
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri, i cili akuzohet për trafik droge.

26 vjeçari Endri karamani, me banim në Durrës, është arrestuar pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në Kosovë, e cila e kishte dënuar me 3 vite burg.

Menjëherë pas arrestimit të tij Gjykata e Rrethit gjyqësor Durrës, ka dhënë masën e “Arrestit me burg’ për 26 vjeçarin, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit,  Kosovë,  të cilin e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco