VIDEO/ Kapet sasi e madhe drogë në Qafë-Thanë, arrestohen dy bullgarë

VIDEO/ Kapet sasi e madhe drogë në Qafë-Thanë, arrestohen dy bullgarë

09:37, 24/05/2017
A+ Aa A-

Policia kufitare e Qafë-Thanës ka kapur 77 kg kanabis Sativa të paketuar në 22 pako. Gjatë ndërhyrjes forcat e policisë kanë arrestuar dy shtetas bullgarë të cilët ndodheshin në furgonn me të cilin bëhej transporti i lëndës narkotike, si dhe ka shpalur në kërkim në shtetas shqiptar, i cili ishte bashkë[punor i dy bullgarëve.

Në njoftimin epolicisë thuhet se janë vënë në pranga shtetasit  Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari dhe Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi shqiptar A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).

Arrestimi i këtyre dy shtetasve është bërë gjatë ditës së djeshme ku ishin duke udhëtuar e një furgon tip  “Volksëagen” me targa Ç6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco