VIDEO/ Arrestohet drejtori i zyrës së Përmbarimit. Ja emri

VIDEO/ Arrestohet drejtori i zyrës së Përmbarimit. Ja emri

13:19, 04/05/2017
A+ Aa A-

Arrestohet përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar "Përmbaruesi".

Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" i Pëllumb Isufaj, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës përmbarimore Fier.

Ky person në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G. M., me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lake berati04/05/2017 15:33

Edhe ky dote lirohet si gjith te korruptuarit e kesaj qen verrije ripjerdhse

Shto koment

Denonco